Makita 9031 Instruction Manual page 11

Hide thumbs Also See for 9031:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
Fig.1
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni këmbëzën e
çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për ta fikur.
Për punime të vazhdueshme tërhiqni këmbëzën e çelësit,
shtyni butonin e bllokimit dhe pastaj lëshoni këmbëzën e
çelësit. Për ta hequr veglën nga pozicioni i bllokimit, tërhiqni
plotësisht këmbëzën e çelësit dhe pastaj lëshojeni.
Disku i rregullimit të shpejtësisë
Shpejtësia e rripit mund të rregullohet pa fund nga 3,3
m deri në 16,6 m për sekondë duke e kthyer diskun e
rregullimit të shpejtësisë në një numër të caktuar nga 1
deri në 6.
Shpejtësia më e lartë përfitohet kur disku kthehet në
drejtim të numrit 6, shpejtësia më e ulët përftohet kur ai
kthehet në drejtim të numrit 1. Përzgjidhni shpejtësinë e
përshtatshme për materialin e punës që do të smerilohet.
KUJDES:
Disku i rregullimit të shpejtësisë mund të kthehet
deri në 6 dhe sërish në 1. Mos ushtroni forcë pas
6 dhe 1, ose funksioni i rregullimit të shpejtësisë
nuk do të funksionojë.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe hequr
nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë mbi të.
Instalimi i mbajtëses anësore
Për sigurinë tuaj përdorni gjithmonë mbajtësen anësore.
Instalojeni duke e vidhosur fort mbajtësen në vendin e caktuar.
Mbajtësja anësore mund të rrotullohet për të lehtësuar punën.
Fig.2
Instalimi ose heqja e rripit abraziv
Fig.3
Lidheni rripin në pulexhën e përparme. Mbajeni veglën siç
tregohet në figurë dhe shtypeni për ta tërhequr pulexhën e
përparme në mënyrë që të rrëshqisni skajin tjetër të rripit në
pulexhën e pasme. Kur shtypni veglën bëni kujdes që mos të
lejoni që pulexha e përparme të kthehet në mënyrë të papritur
duke bërë që ju të humbisni kontrollin mbi veglën.
SHËNIM:
Shigjeta në anën e brendshme të rripit dhe ajo që
është shënuar në pulexhën e pasme duhet të
tregojnë të njëjtin drejtim.
Fig.4
Lidhja me fshesën me korrent Makita
KUJDES:
Mbylleni gjithmonë kapakun e hundëzës kur
fshesa me korrent nuk është lidhur në hundëz.
Asnjëherë mos fusni gishtin në hundëz.
Një smerilim më i pastër mund të kryhet duke e lidhur
smeriluesin me rrip me një fshesë me korrent Makita.
Fig.5
Kur e lidhni me fshesën me korrent Makita, nevojitet një
tub opsional me diametër të brendshëm 28 mm.
Fig.6
Kur e lidhni me një thithës pluhuri Makita (Modeli 420S),
tubi i thithësit të pluhurave nuk është i nevojshëm. Mund
ta lidhni smeriluesin me rrip direkt me tubin opsional 28.
Fig.7
PËRDORIMI
KUJDES:
Siguroni materialin e punës me morseta etj., nëse
ka mundësi që ai të lëvizë gjatë punës.
Vegla nuk duhet të jetë në kontakt me sipërfaqen
e materialit të punës kur ju e ndizni ose e fikni
veglën. Përndryshe smerilimi përfundimtar mund
të jetë i dobët, mund të dëmtohet rripi ose mund të
humbasë kontrolli i veglës.
Kur punoni me veglën kini kujdes që të shmangni
çdo kontakt të veglës dhe rripit me ndonjë pjesë të
trupit tuaj ose me ndonjë ose diçka afër jush.
Përdorni
gjithmonë
ndihmëse) dhe gjatë përdorimit mbajeni veglën fort nga
mbajtësja anësore dhe nga doreza e çelësit. Ndizni
veglën dhe prisni derisa ajo të marrë shpejtësinë e plotë.
Vendoseni me ngadalë veglën në materialin e punës
dhe lëvizeni veglën përpara dhe mbrapa. Shtyjeni rripin
lehtësisht mbi materialin e punës. Ushtrimi i forcës së
tepërt mund të dëmtojë rripin ose të shkurtojë
jetëgjatësinë e veglës.
11
mbajtësen
anësore
(dorezën

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents