Makita DP2010 Instruction Manual page 11

High speed drill
Hide thumbs Also See for DP2010:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Instalimi ose heqja e majës së puntos
Për modelin DP2010
► Fig.4: 1. Mandrina e shpimit 2. Çelësi i mandrinos
Për ta instaluar, vendosni punton turjelë në mandrinë deri
në fund. Shtrëngoni mandrinën me dorë. Vendosni çelësin
e shtrëngimit në secilën nga tri vrimat dhe shtrëngojeni në
drejtim të akrepave të orës. Sigurohuni që t'i shtrëngoni të
tri vrimat e mandrinos në mënyrë të barabartë.
Për të hequr punton turjelë, rrotulloni çelësin e mandrinos
në drejtim të kundërt të akrepave të orës vetëm në një nga
vrimat dhe më pas lirojeni mandrinon me dorë.
Pasi të keni përdorur çelësin e mandrinos, sigurohuni
që ta ktheni në pozicionin fillestar.
Për modelin DP2011
► Fig.5: 1. Bokulla 2. Unaza
Mbani unazën dhe ktheni bokullën në drejtimin e
kundërt të akrepave të orës për të hapur nofullat e
mandrinës së shpimit. Vendosni punton turjelë në
mandrinën e shpimit deri në fund. Shtrëngoni unazën
fort dhe ktheni bokullën në drejtimin e akrepave të orës
për të shtrënguar mandrinën e shpimit.
Për të hequr majën e puntos, mbani unazën dhe ktheni
bokullën në drejtim të kundërt të akrepave të orës.
Matësi e thellësisë (aksesorë opsionalë)
► Fig.6: 1. Matësi i thellësisë 2. Rondela 3. Vida
shtrënguese
Instaloni matësin e thellësisë në vegël me anë të
vidave të mbërthimit dhe rondelës. Rregulloni matësin
e thellësisë në thellësinë e dëshiruar dhe shtrëngoni
vidën e mbërthimit.
PËRDORIMI
Mbajtja e veglës
► Fig.7
Mbajeni veglën vetëm te doreza gjatë përdorimit. Mos e
prekni pjesën metalike.
Funksionimi i shpimit
Shpimi në dru
Gjatë shpimit në dru arrihen rezultate më të mira me
përdorimin e puntove për dru me vidë udhëzuese. Vida
udhëzuese lehtëson shpimin sepse tërheq majën e
puntos në objekt.
Shpimi në metal
Për të parandaluar daljen e majës së puntos kur bëni
një vrimë, bëni një shenjë me bulino dhe çekiç në
vendin ku do të shpohet. Pastaj në vendin e shënuar
vendosni majën e puntos dhe filloni shpimin.
Gjatë shpimit të metalit përdorni lubrifikuesin për prerje.
Përjashtim bën shpimi i hekurit dhe bronzit që duhet të
shpohen në të thatë.
KUJDES:
Shtypja e tepërt e veglës nuk do
të shpejtojë shpimin. Në fakt, shtypja e madhe do
të dëmtojë majën e puntos, zvogëlon efikasitetin e
veglës dhe shkurton afatin e përdorimit të veglës.
Mbajeni veglën fort dhe bëni kujdes
KUJDES:
kur maja e puntos fillon të depërtojë përmes
objektit që po punohet. Gjatë depërtimit të puntos
në anën e kundërt të objektit mbi vegël/majën e
puntos ushtrohet një forcë e madhe shpuese.
KUJDES:
Maja e puntos e ngecur mund të
hiqet thjesht duke vendosur çelësin e ndryshimit
në rrotullimin e anasjelltë për ta nxjerrë punton.
Megjithatë, vegla mund të dalë papritmas nëse
nuk e mbani fort.
KUJDES:
Siguroni gjithmonë materialet e
punës në morsë ose pajisje të ngjashme për
shtrëngim.
KUJDES:
Shmangni shpimin në materiale ku
dyshoni se ndodhen gozhdë të fshehura ose gjëra
të tjera që mund të shtrembërojnë ose thyejnë
majën e puntos.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë
fikur dhe të jetë hequr nga korrenti përpara se të
kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe BESUESHMËRINË,
riparimet, inspektimet dhe zëvendësimet e karbonçinave
dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen kryer nga
qendrat e shërbimit të Makita-s të autorizuara nga fabrika,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Majat e puntove
Çelësi i mandrinës
Mbajtësi i çelësit të mandrinës
Matësi i thellësisë
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
11 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dp2011

Table of Contents