Makita JS1602 Instruction Manual page 13

Metal shear
Hide thumbs Also See for JS1602:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
Fig.1
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse çelësi i rrëshqitjes
aktivizohet saktë dhe nëse kthehet në pozicionin
"FIKUR" kur shtypet pjesa e pasme e çelësit të
rrëshqitjes.
Çelësi mund të bllokohet në pozicionin "ndezur"
për lehtësi të përdoruesit gjatë përdorimit të
zgjatur. Tregoni kujdes kur bllokoni veglën në
pozicionin "ndezur" dhe shtrëngojeni fort veglën
gjatë gjithë kohës.
Për ta ndezur veglën, rrëshqitni çelësin e rrëshqitëses
drejt
pozicionit
"I
vazhdueshme, shtypni pjesën e përparme të çelësit të
rrëshqitëses për ta bllokuar.
Për ta ndaluar veglën, shtypni pjesën e pasme të çelësit
të rrëshqitjes dhe rrëshqiteni drejt pozicionit "O
(FIKUR)".
Trashësia e lejuar e prerjes
Fig.2
Kanali te fasheta shërben si matës trashësie për prerje
të fletëve prej çeliku të butë ose të pandryshkshëm.
Nëse materiali përshtatet brenda kanalit, atëherë mund
të pritet.
Trashësia e materialit që do të pritet varet nga lloji
(fortësia) e materialit. Trashësia maksimale e prerjes
tregohet në tabelën e mëposhtme në lidhje me
materiale të ndryshme. Përpjekja për të prerë materiale
më të trasha se ato të treguara do të rezultojë në
prishjen e veglës dhe/ose lëndim të mundshëm. Ruani
trashësinë e treguar në tabelë.
Forca e këputjes
Materiali
Çelik i butë (A)
Çelik i fortë (B)
Çelik i pandryshkshëm
Fletë alumini
006425
(NDEZUR)".
Për
punë
Trashësia maksimale e prerjes
(mm)
(N/mm
2
)
400
1,6 (16 ga)
600
1,2 (18 ga)
800
0,8 (22 ga)
200
2,5 (13 ga)
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Inspektimi i teheve
Përpara se të përdorni veglën, kontrolloni nëse tehet
janë konsumuar. Tehet jo të mprehtë e të konsumuar do
të rezultojnë në prerje jo të mirë dhe jetëgjatësia e
shërbimit të veglës do të shkurtohet.
Rrotullimi ose zëvendësimi i teheve
Si tehu i sipërm dhe ai i poshtëm kanë katër skaje
prerëse në secilin anë (të përparmë dhe të pasmë). Kur
skaji prerës humbet mprehtësinë, rrotulloni tehun e
poshtëm dhe të sipërm 90° për të ekspozuar skajet e
reja prerëse.
Kur të tetë skajet prerëse humbasin mprehtësinë në
tehet e sipërme dhe të poshtme, zëvendësojini të dy
tehet me të reja. Sa herë që rrotulloni ose zëvendësoni
tehet, veproni si më poshtë.
Fig.3
Hiqni bulonat e sigurimit të teheve me çelësin
hekzagonal të dhënë dhe më pas rrotulloni ose
zëvendësoni tehet.
Fig.4
Disa vegla kanë një rondele midis diskut të sipërm dhe
mbajtëses së diskut. Në veglën me rondele, sigurohuni
që gjatë rimontimit të përdorni rondele të hollë.
SHËNIM:
Për diskun e poshtëm, nuk përdoren rondele të
holla.
Fig.5
Instaloni tehun e sipërm dhe shtrëngojeni me bulonin e
sigurimit duke përdorur çelësin hekzagonal. Ushtroni
forcë mbi tehun e sipërm ndërkohë që e shtrëngoni atë.
Fig.6
Pas sigurimit të tehut të sipërm, sigurohuni që të mos
ketë mbetur hapësirë boshe midis tehut të sipërm dhe
sipërfaqes së pjerrët të mbajtëses së tehut.
Fig.7
Gjatë montimit të diskut të poshtëm në fashetë, disku i
poshtëm duhet të shtypet përkundrejt fashetës, në mënyrë që
të kontaktojë pjesët e pjerrëta A dhe B të fashetës dhe majën
C të vidës së pozicionimit të diskut të poshtëm ndërkohë që
shtrëngoni bulonin e fiksimit të diskut të poshtëm. Gjatë
montimit, nuk duhet të ketë hapësirë midis A, B dhe C.
SHËNIM:
Vida e pozicionimit të diskut të poshtëm montohet
që në fabrikë. Mos bëni ndryshime në të.
Fig.8
13

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents