Philips Sonicare ProtectiveClean 6100 User Manual page 178

Hide thumbs Also See for Sonicare ProtectiveClean 6100:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
178
Shqip
- Nëse keni kryer ndërhyrje kirurgjike në gojë ose në mishrat e
dhëmbëve gjatë 2 muajve të kaluar, konsultohuni me dentistin tuaj
përpara se të përdorni furçën e dhëmbëve.
- Konsultohuni me dentistin nëse pas përdorimit të furçës së
dhëmbëve keni gjakosje të tepërt ose nëse gjakosja vazhdon edhe
pas javës së parë të përdorimit. Konsultohuni me dentistin edhe
nëse keni shqetësime ose dhimbje gjatë përdorimit të "Philips
Sonicare".
- Furça e dhëmbëve "Philips Sonicare" pajtohet me standardet e
sigurisë për pajisjet elektromagnetike. Nëse mbani stimulues
kardiak ose pajisje tjetër të implantuar, kontaktoni mjekun ose
prodhuesin e pajisjes së implantuar përpara përdorimit.
- Nëse keni probleme mjekësore, konsultohuni me mjekun përpara
përdorimit të "Philips Sonicare".
- Kjo pajisje është menduar vetëm për pastrimin e dhëmbëve,
mishrave të dhëmbëve dhe gjuhës. Mos e përdorni për asnjë
qëllim tjetër. Nëse keni shqetësime ose dhimbje, ndaloni
përdorimin e pajisjes dhe kontaktoni mjekun.
- Furça e dhëmbëve "Philips Sonicare" është një pajisje kujdesi
personal dhe nuk ka synim përdorimin nga disa pacientë në klinika
apo institucione dentare.
- Ndaloni përdorimin e kokës së furçës me fije të shtypura ose të
përthyera. Ndërroni kokën e furçës çdo 3 muaj ose më përpara
nëse shfaqen shenja konsumimi.
- Mos përdorni koka furçe të ndryshme nga ato që rekomandon
prodhuesi.
- Nëse pasta e dhëmbëve përmban peroksid, sodë buke ose
bikarbonat (të zakonshëm në pastat zbardhuese të dhëmbëve),
pastroni mirë kokën e furçës me sapun dhe ujë përpara çdo
përdorimi. Kështu parandalohet krisja e mundshme e plastikës.
- Mos futni objekte në vrimat e ajrit të higjienizuesit ose mos i
bllokoni këto vrima ajri duke e vendosur në një sipërfaqe të butë
ose pozicion apo vend ku objekte do t'i bllokojnë këto vrima
(shembuj objektesh: revistë, kartëpecetë dhe qime).
- Llamba e dritës UV është e nxehtë gjatë ciklit të higjienizimit dhe
menjëherë pas tij. Mos e prekni llambën e dritës UV kur është e
nxehtë.

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents