Makita UC3550AP Instruction Manual page 45

Hide thumbs Also See for UC3550AP:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Pastrimi i udhëzuesit të vajit
► Fig.37: 1. Kanali udhëzues i lubrifikimit 2. Vrima e
furnizimit me vaj
Pastroni kanalin nga ku kalon vaji dhe vrimën nga
ku futet vaji në shufër në intervale të rregullta.
Zinxhirë të rinj sharre
Përdorni me ndërrim dy ose tre zinxhirë sharre, në
mënyrë që zinxhiri i sharrës, rrota e dhëmbëzuar dhe
sipërfaqja ku vendoset shufra të konsumohen në
mënyrë të barabartë.
Ktheni shufrën në krahun tjetër kur ndërroni zinxhirin në
mënyrë që kanali i shufrës të konsumohet në mënyrë të
barabartë.
KUJDES:
Përdorni vetëm zinxhirë dhe shufra që janë
miratuar për këtë model sharre (referojuni
seksionit "SPECIFIKIMET").
► Fig.38: 1. Rrota udhëzuese
Përpara se të vendosni një zinxhir të ri sharre,
kontrolloni gjendjen e rrotës së dhëmbëzuar.
KUJDES:
Rrota e dhëmbëzuar e konsumuar e dëmton
zinxhirin e ri të sharrës. Në këtë rast ndërroni
rrotën e dhëmbëzuar.
Gjithmonë vendosni një unazë të re bllokimi kur
zëvendësoni rrotën e dhëmbëzuar.
Mirëmbajtja e zinxhirit dhe frenave
të ndalimit
Sistemet e frenimit janë tipare shumë të rëndësishme të
sigurisë. Si çdo përbërës tjetër i sharrës me zinxhir, ato i
nënshtrohet një shkalle të caktuar konsumimi. Ato duhet
të kontrollohen rregullisht në një qendër shërbimi të
autorizuar MAKITA. Kjo masë merret për sigurinë tuaj.
Zëvendësimi i karbonçinave
► Fig.39: 1. Shenja kufizuese
Hiqini dhe kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në shenjën
kufi. Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë
lirisht në mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat duhen
zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
► Fig.40: 1. Kapaku i mbajtëses së karboncinave
2. Kaçavida
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të
rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të tyre.
Pasi të zëvendësoni karbonçinat, fusni në prizë veglën
dhe bëni provën e tyre duke e ndezur veglën pa
ngarkesë për rreth 10 minuta.
Ruajtja e veglës
Vaji biologjikisht i tretshëm i zinxhirit të sharrës mund të
mbahet vetëm për një periudhë të kufizuar. Dy vite pas
prodhimit, vajrat biologjikë përftojnë një cilësi ngjitjeje
dhe dëmtojnë pompën e vajit dhe përbërësve të sistemit
të lubrifikimit.
Para se sharra me zinxhirë të dalë jashtë
shërbimit për një periudhë më të gjatë, zbrazni
depozitën e vajit dhe mbusheni me një sasi të
vogël vaji motori (SAE 30).
Vëreni sharrën me zinxhir në punë për pak
kohë për të nxjerrë jashtë depozitës, sistemit të
lubrifikimit dhe mekanizmit të sharrës të gjithë
vajin e mbetur biologjik.
SHËNIM:
Kur sharra me zinxhir nuk është në punë, sasi
të vogla vaji zinxhiri do të kullojnë prej saj edhe
disa kohë më pas. Kjo është normale dhe nuk
tregon defekt.
Ruajeni sharrën me zinxhir në një sipërfaqe të
përshtatshme.
Përpara se ta vini sërish në punë sharrën, mbusheni me
vaj të freskët BIOTOP për zinxhirin e sharrës.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
45 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents