Makita UC3550AP Instruction Manual page 37

Hide thumbs Also See for UC3550AP:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
17. Kur lëvizni përreth gjatë prerjeve me sharrë,
aktivizoni frenin e zinxhirit në mënyrë që të
parandaloni përdorimin e paqëllimshëm të
zinxhirit. Mbajeni sharrën me zinxhir nga doreza e
përparme kur e transportoni atë dhe mos e mbani
gishtin te çelësi.
18. Hiqni spinën kur bëni pushim ose kur e lini sharrën
me zinxhir pa mbikëqyrje. Lëreni sharrën me
zinxhir në një vend ku nuk paraqet rrezik.
Zmbrapsja
1.
Gjatë punës me sharrën me zinxhir mund të ketë
zmbrapsje të rrezikshme. Zmbrapsja vjen kur
maja e fletës (veçanërisht pjesa e sipërme) bie
në kontakt me drurin ose me një objekt tjetër të
ngurtë. Kjo bën që sharra me zinxhir të përkulet në
drejtimin e punëtorit.
2.
Në mënyrë që të shmangni zmbrapsjen, vëreni si
më poshtë:
Asnjëherë mos filloni prerjen me majën e
fletës.
Asnjëherë mos e përdorni majën e fletës për
prerje. Bëni kujdes të veçantë kur vazhdoni
prerjen e filluar më parë.
Fillojeni prerjen kur zinxhiri është duke
punuar.
Gjithmonë mprihni zinxhirin siç duhet. Në
veçanti, vendoseni matësin e thellësisë në
gjatësinë e duhur.
Asnjëherë mos prisni disa degë njëherësh.
Kur prisni degët, bëni kujdes që të
parandaloni kontaktin midis fletës dhe
degëve të tjera.
Kur prisni një trung, largojini trungjet e tjerë
aty pranë. Gjithmonë kontrolloni majën e
fletës.
Përdorni një këmbalec.
Tiparet e sigurisë
1.
Përpara se të filloni punën, gjithmonë kontrolloni
që tiparet e sigurisë funksionojnë. Mos e përdorni
sharrën me zinxhir nëse tiparet e sigurisë nuk
funksionojnë siç duhet.
Freni i zinxhirit:
Sharra është e pajisur me një fren për zinxhirin, i
cili e ndalon zinxhirin në fraksionin e një sekonde.
Ai aktivizohet kur mbrojtësja e dorës shtyhet
përpara. Pastaj zinxhiri i sharrës ndalon brenda
0,15 s dhe furnizimi i motorit me energji ndërpritet.
1. Freni i zinxhirit i shtypur 2. Freni i zinxhirit i lëshuar
Freni i ndalimit:
Sharra me zinxhir është e pajisur me një fren
ndalimi, i cili e ndalon zinxhirin e sharrës
menjëherë kur lëshohet çelësi i ndezjes/fikjes. Kjo
parandalon funksionimin e zinxhirit të sharrës kur
ajo është e fikur dhe në këtë mënyrë parandalon
rrezikun.
Mbrojtëset e përparme dhe të pasme të duarve
e mbrojnë përdoruesin ndaj lëndimit nga copat
e drurit, të cilat mund të hidhen prapa, ose nga
zinxhiri i thyer i sharrës.
Bllokuesi i këmbëzës parandalon ndezjen pa
dashje të sharrës me zinxhir.
Kapësi i zinxhirit e mbron përdoruesin nga
lëndimi, nëse zinxhiri kërcen ose thyhet.
Transporti dhe ruajtja
1.
Mbajeni sharrën me zinxhir vetëm nga doreza e
sipërme me fletën të drejtuar poshtë.
2.
Mbajeni sharrën me zinxhir në një dhomë të
sigurt, të thatë dhe të mbyllur, larg fëmijëve. Mos e
ruani sharrën me zinxhir në ambient të jashtëm.
MIRËMBAJTJA
1.
Tërhiqeni spinën nga priza elektrike përpara se të
kryeni rregullime ose mirëmbajtje.
2.
Kontrolloni rregullisht kabllon e energjisë nëse ka
dëmtim në izolim.
3.
Pastrojeni rregullisht sharrën me zinxhir.
4.
Riparoni siç duhet dhe menjëherë dëmtimet në
pjesën plastike.
5.
Mos e përdorni sharrën nëse çelësi nuk
funksionon siç duhet. Riparojeni siç duhet.
6.
Në asnjë rrethanë nuk duhen bërë modifikime në
sharrën me zinxhir. Rrezikohet siguria juaj.
7.
Mos kryeni mirëmbajtjeje ose riparime të tjera
përveç atyre të përshkruara në këtë manual
udhëzimesh. Çdo veprim tjetër duhet të kryhet nga
qendrat e autorizuara të shërbimit.
37 ALBANIAN
2
1
Kur sharra me zinxhir nuk përdoret ose po
transportohet, tërhiqni spinën dhe vendosni
kapakun e shufrës udhëzuese të dhënë
bashkë me sharrën. Asnjëherë mos e
mbani ose transportoni sharrën ndërkohë
që zinxhiri i sharrës është duke lëvizur.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents