Makita UC3550AP Instruction Manual page 41

Hide thumbs Also See for UC3550AP:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRDORIMI
KUJDES:
Mbajeni veglën pa lëvizur me dorën e djathtë
të vendosur mbi dorezën e pasme dhe dorën e
majtë mbi dorezën e përparme kur punoni me të.
Veprimi i ndërrimit
► Fig.13: 1. Butoni i bllokimit 2. Këmbëza e çelësit
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo
t'i kontrolloni funksionet te këmbëza e çelësit.
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi
është në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet
në pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të këmbëzës së
çelësit, vegla është pajisur me një buton zhbllokimi.
Për ta ndezur veglën lëshoni butonin e zhbllokimit
dhe tërhiqni këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e
çelësit për ta fikur.
Vajosja
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur
dhe e hequr nga priza përpara se të lubrifikoni
zinxhirin e sharrës.
► Fig.14
Lubrifikoni zinxhirin e sharrës dhe shufrën me një vaj
për zinxhirin e sharrës biologjikisht të tretshëm me
një agjent ngjitës. Agjenti ngjitës në vajin e zinxhirit
të sharrës parandalon derdhjen e shpejtë të vajit nga
sharra. Nuk duhet të përdoren vajrat minerale sepse
janë të dëmshëm për mjedisin.
KUJDES:
Mos lejoni që vaji të prekë lëkurën dhe sytë.
Kontakti në sy shkakton irritim. Në rast se prek
sytë, shpëlajini mirë sytë menjëherë me ujë të
pastër, pastaj paraqituni menjëherë te mjeku.
Asnjëherë mos përdorni vaj të përdorur. Vaji i
përdorur përmban substanca kancerogjene.
Ndotësit në vajin e përdorur përshpejtojnë
konsumimin e pompës së vajit, të shufrës dhe
të zinxhirit. Vaji i përdorur është i dëmshëm për
mjedisin.
Kur mbushni sharrën me zinxhir me vaj të
zinxhirit për herë të parë, ose kur mbushni
depozitën pasi është boshatisur krejtësisht,
shtoni vaj deri në skajin e fundit të pompës.
Përndryshe mbushja e vajit mund të jetë e
pasaktë.
► Fig.15: 1. Kapaku i tubit të vajit 2. Rripi
Për të mbushur vajin, ndiqni hapat e mëposhtëm:
1.
Pastroni mirë zonën rreth kapakut të pompës
së vajit për të parandaluar hyrjen e pluhurit në
depozitën e vajit.
2.
Hapni kapakun e pompës së vajit dhe shtoni vaj
deri në skajin e poshtëm të qafës së pompës.
3.
Vëreni sërish në vend kapakun e pompës dhe
shtrëngojeni fort.
4.
Fshini me kujdes vajin e zinxhirit që mund të
derdhet.
SHËNIM:
Kur sharra me zinxhir përdoret për herë të parë,
mund të duhen rreth dy minuta që vaji i sharrës
me zinxhir të nisë efektin e tij lubrifikues në
mekanizmat e sharrës. Vëreni sharrën në punë
pa ngarkesë derisa lubrifikimi të nisë (shihni
"KONTROLLET").
KONTROLLET
Përpara se të nisni punën kryeni kontrollet e
mëposhtme:
Kontrolloni tendosjen e zinxhirit
PARALAJMËRIM:
Hiqni gjithmonë prizën kryesore përpara se të
kontrolloni tendosjen e zinxhirit dhe vini doreza
sigurie.
(Për modelet me dado)
► Fig.16: 1. Liruesi 2. Shtrënguesi 3. Vida rregulluese
e zinxhirit 4. Shufra udhëzuese 5. Zinxhiri
i sharrës
(Për modelet me levë)
► Fig.17: 1. Liruesi 2. Shtrënguesi 3. Disku i
rregullimit 4. Shufra udhëzuese 5. Zinxhiri
i sharrës
Sigurohuni që zinxhiri i sharrës të puthitet ngushtë me
anën e poshtme të shufrës (shihni rrethin).
Kontrolloni tendosjen e zinxhirit herë pas here, sepse
zinxhirët e rinj mund të zgjaten.
Një tendosje tepër e madhe e zinxhirit të sharrës mund
të shkaktojë prishjen e zinxhirit të sharrës, konsumimin
e shufrës udhëzuese dhe prishjen e diskut rregullues.
Një zinxhir jo i tendosur sa duhet mund të dalë nga
shufra dhe të shkaktojë ndonjë rrezik për aksident.
Nëse zinxhiri është shumë i lirë: Referojuni seksionit të
titulluar "Rregullimi i tendosjes së zinxhirit të sharrës"
dhe rregullojeni përsëri tendosjen e zinxhirit të sharrës.
Kontrolli i veprimit të çelësit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në
korrent, kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi
është në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të këmbëzës së
çelësit, vegla është pajisur me një buton zhbllokimi.
Për ta ndezur veglën lëshoni butonin e zhbllokimit
dhe tërhiqni këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e
çelësit për ta fikur.
Mos e tërhiqni fort këmbëzën e çelësit pa lëshuar
butonin e zhbllokimit. Kjo mund të shkaktojë prishjen e
çelësit.
41 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents