Makita DHR182ZWJ Instruction Manual page 45

Cordless combination hammer
Hide thumbs Also See for DHR182ZWJ:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Vendoseni dorezën për ndryshimin e modalitetit të
punës në simbolin .
Vendoseni përshtatësin e mandrinës në një mandrinë shpimi
pa çelësa te e cila mund të instalohet një vidë e madhësisë
1/2"-20 dhe më pas instalojini ato te vegla. Gjatë instalimit të saj
referojuni seksionit "Instalimi ose heqja e puntos së shpimit".
► Fig.35: 1. Grupi i mandrinos së shpimit
2. Përshtatësi i mandrinës
Shpime me pjesën qendrore prej diamanti
VINI RE:
Nëse gjatë veprimeve të shpimit me
diamant përdorni veprimin "rrotullim me goditje"
puntoja me majë diamanti mund të dëmtohet.
Kur kryeni veprime shpimi me diamant, çelësin e
ndryshimit të mënyrës së veprimit vendoseni gjithmonë në
pozicionin
për të përdorur veprimin "vetëm rrotullim".
Shkundja e pluhurit në filtër
Aksesor opsional
KUJDES:
Mos e rrotulloni diskun në kutinë e
pluhurit ndërkohë që pluhuri hiqet nga sistemi i
grumbullimit të pluhurit. Duke vepruar kështu mund
të shkaktohet thithje të pluhurit me frymëmarrje.
KUJDES:
Gjithmonë fikeni veglën kur
rrotulloni diskun në kutinë e pluhurit. Rrotullimi i
diskut gjatë kohës që vegla është në punë mund të
rezultojë në humbje të kontrollit të veglës.
Duke shkundur pluhurin në filtër brenda kutisë së pluhurit,
mund të ruani efikasitetin e fshesës me korrent dhe
gjithashtu të reduktoni numrin e rasteve që hidhni pluhurin.
Rrotulloni diskun në kutinë e pluhurit tri herë pasi
grumbullohen çdo 50 000 mm
se performanca e fshesës me korrent bie.
3
SHËNIM: 50 000 mm
pluhur janë të barabarta
me shpimin e 10 vrimave prej ø10 mm dhe 65 mm
thellësi (14 vrima prej ø3/8" dhe 2" thellësi).
► Fig.36: 1. Kutia e pluhurit 2. Disku
Flakja e pluhurit
Aksesor opsional
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
KUJDES:
Sigurohuni që kur të flakni pluhurin
të mbani veshur maskë kundër pluhurit.
KUJDES:
Zbrazeni kutinë e pluhurit
rregullisht përpara se kutia e pluhurit të
mbushet plot. Nëse nuk veproni kështu, mund të
ulet rendimenti i thithjes së pluhurit dhe mund të
shkaktohet thithje e pluhurit me frymëmarrje.
KUJDES:
Rendimenti i thithjes së pluhurit
ulet nëse filtri në kutinë e pluhurit bllokohet. Si
udhëzim, zëvendësojeni filtrin me një të ri pas
rreth 200 herësh mbushjeje me pluhur. Në të
kundërt mund të shkaktohet thithje të pluhurit me
frymëmarrje.
3
pluhur ose kur e ndieni
1.
Hiqeni kutinë e pluhurit ndërsa mbani shtypur
levën e kutisë së pluhurit.
► Fig.37: 1. Leva
2.
Hapni kapakun e kutisë së pluhurit.
► Fig.38: 1. Kapaku
3.
Hidheni pluhurin dhe më pas pastroni filtrin.
► Fig.39
VINI RE:
Kur pastroni filtrin, goditni lehtë me
dorë kutinë e filtrit për të hequr pluhurat. Mos
goditni drejtpërdrejt filtrin; mos e prekni filtrin me
furçë ose diçka të ngjashme dhe mos fryni ajër të
ngjeshur mbi filtër. Ky veprim mund ta dëmtojë
filtrin.
Fryrësja
Aksesor opsional
Pas shpimit të vrimës, përdorni fryrësen për të hequr
pluhurin nga vrima.
► Fig.40
Përdorimi i kompletit të kupës
kundër pluhurit
Aksesor opsional
Vendoseni kompletin e kupës kundër pluhurit kundrejt
tavanit kur përdorni veglën.
► Fig.41
VINI RE:
Mos e përdorni kompletin e kupës
kundër pluhurit kur shponi në metal ose material
të ngjashëm. Kjo mund të dëmtojë kupën kundër
pluhurit për shkak të nxehtësisë së prodhuar
nga pluhuri i imët i metalit ose materialeve të
ngjashme.
VINI RE:
Mos e instaloni ose hiqni kompletin e
kupës kundër pluhurit me punto të vendosur në
vegël. Ajo mund të dëmtojë kompletin e kupës
kundër pluhurit dhe mund të shkaktojë rrjedhje të
pluhurit.
Lidhja e kordonit (rripit lidhës) me
varësen e veglës
Paralajmërimet e sigurisë specifike për
përdorimin në lartësi
Lexoni të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet
për sigurinë. Mosndjekja e paralajmërimeve dhe e
udhëzimeve mund të rezultojë në lëndime serioze.
1.
Gjithmonë mbajeni veglën të lidhur kur punoni "në
lartësi". Gjatësia maksimale e kordonit është 2 m.
Lartësia maksimale e lejueshme e rënies së
kordonit (rripit lidhës) nuk duhet të jetë mbi 2 m.
2.
Përdoreni vetëm me kordon të përshtatshëm
për këtë lloj vegle dhe të miratuar për të paktën
4,5 kg.
3.
Mos e ankoroni kordonin e veglës në ndonjë
gjë në trupin tuaj ose në komponentë të
lëvizshëm. Ankorojeni kordonin e veglës në
një strukturë të fortë që mund t'u bëjë ballë
forcave të një vegle që bie.
45 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dhr182

Table of Contents