Makita DHR182ZWJ Instruction Manual page 42

Cordless combination hammer
Hide thumbs Also See for DHR182ZWJ:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Rregullimi i thellësisë së shpimit të
sistemit të thithjes së pluhurit
Aksesor opsional
Rrëshqiteni butonin e rregullimit të thellësisë në
pozicionin e dëshiruar ndërsa e shtyni lart. Distanca (A)
është thellësia e shpimit.
► Fig.10: 1. Butoni i rregullimit të thellësisë
Kufizuesi i rrotullimit
VINI RE:
Sapo të aktivizohet kufizuesi i
rrotullimit, fikni menjëherë veglën. Kjo ndihmon
në parandalimin e konsumimit të parakohshëm të
veglës.
VINI RE:
Punto shpimi, si sharra për vrima,
që kanë tendencë të bllokohen ose të ngecin
lehtësisht në vrimë nuk janë të përshtatshme për
këtë vegël. Kjo do të bëjë që kufizuesi i rrotullimit të
aktivizohet shumë shpesh.
Kufizuesi i rrotullimit do të aktivizohet kur të arrihet një
nivel i caktuar i rrotullimit. Motori do të shkëputet nga
boshti në dalje. Nëse ndodh diçka e tillë, puntoja ndalon
së rrotulluari.
Funksioni elektronik
Vegla është e pajisur me funksione elektronike për
përdorim të lehtë.
Kontrolli i shpejtësisë konstante
Funksioni i kontrollit të shpejtësisë ofron rrotullim
konstant pavarësisht kushteve të ngarkesës.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Mbajtëse anësore (dorezë ndihmëse)
KUJDES:
Përdorni gjithmonë mbajtësen
anësore për të garantuar funksionim të sigurt.
KUJDES:
Pas instalimit apo rregullimit të
mbajtëses anësore, sigurohuni që mbajtësja
anësore të jetë mbërthyer mirë.
Instalojeni mbajtësen anësore në mënyrë të tillë që
kanalet në mbajtëse të përshtaten me pjesët e dala
në trupin e veglës. Rrotulloni dorezën në drejtim të
akrepave të orës për ta siguruar. Doreza mund të
fiksohet në këndin e dëshiruar.
► Fig.11: 1. Mbajtësja anësore
Grasoja
Lyejeni paraprakisht me një sasi të vogël grasoje (rreth
0,5-1 g) pjesën boshtore të puntos së shpimit.
Ky grasatim mundëson një punë më të shtruar dhe
jetëgjatësi shërbimi.
Instalimi ose heqja e puntos së shpimit
Pastrojeni pjesën boshtore të puntos së shpimit dhe lyejeni
me graso përpara se të vendosni punton e shpimit.
► Fig.12: 1. Pjesa boshtore 2. Grasoja
Futeni punton e shpimit në vegël. Rrotullojeni punton e
shpimit dhe shtyjeni derisa të mbërthehet.
Pas vendosjes së puntos së shpimit, sigurohuni
gjithmonë që puntoja e shpimit është siguruar mirë në
vend duke u përpjekur ta nxirrni.
► Fig.13: 1. Maja e puntos
Për të hequr punton e shpimit, tërhiqni poshtë deri në fund
kapakun e mandrinos dhe nxirreni punton e shpimit jashtë.
► Fig.14: 1. Maja e puntos 2. Kapaku i mandrinës
Këndi i daltës (gjatë ciflosjes,
leskërimit ose shkatërrimit)
Dalta mund të sigurohet në këndin e dëshiruar. Për
të ndryshuar këndin e daltës, rrotulloni dorezën e
ndryshimit të modalitetit të punës në simbolin O.
Rrotulloni daltën në këndin e dëshiruar.
► Fig.15: 1. Doreza për ndryshimin e modalitetit të punës
Rrotulloni dorezën e ndryshimit të modalitetit të punës
në simbolin . Më pas sigurohuni që dalta të jetë
shtrënguar sa duhet duke e rrotulluar pak.
Matësi i thellësisë
Matësi i thellësisë është i përshtatshëm për shpimin e
vrimave me thellësi të njëtrajtshme. Lironi mbajtësen anësore
dhe fusni matësin e thellësisë në vrimë në mbajtësen
anësore. Rregulloni matësin e thellësisë në thellësinë e
dëshiruar dhe shtrëngoni mirë mbajtësen anësore.
► Fig.16: 1. Vrima 2. Matësi i thellësisë
SHËNIM: Sigurohuni që matësi i thellësisë të mos
prekë trupin kryesor të veglës kur bashkohet.
Instalimi ose heqja e sistemit të
thithjes së pluhurit
Aksesor opsional
Për të hequr sistemin e thithjes së pluhurit, tërhiqeni veglën
ndërkohë që shtypni butonin e zhbllokimit. Për ta instaluar,
futeni veglën brenda sistemit të thithjes së pluhurit deri në
fund derisa të kyçet në vend me një kërcitje të lehtë.
► Fig.17: 1. Butoni i bllokimit
Kupa kundër pluhurit
Aksesor opsional
Përdorni kupën kundër pluhurit për të parandaluar shpërndarjen
e pluhurit mbi vegël dhe mbi veten tuaj gjatë punimeve të
shpimit në tavan. Bashkëngjitni kupën kundër pluhurit në
punto siç tregohet në figurë. Përmasa e puntove ku mund të
bashkëngjitet kupa kundër pluhurit është si më poshtë.
Modeli
Kupa kundër pluhurit 5
Kupa kundër pluhurit 9
► Fig.18: 1. Kupa kundër pluhurit
42 ALBANIAN
Diametri i puntos
6 mm - 14,5 mm
12 mm - 16 mm

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dhr182

Table of Contents