Makita DHR182ZWJ Instruction Manual page 41

Cordless combination hammer
Hide thumbs Also See for DHR182ZWJ:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
Sistemi i mbrojtjes së veglës/
baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem të mbrojtjes së
veglës/baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht
energjinë në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e veglës
dhe baterisë. Vegla do të ndalojë automatikisht gjatë
punës nëse vegla ose bateria janë vendosur sipas një
prej kushteve të mëposhtme:
Mbrojtja nga mbingarkesa
Kur bateria vihet në punë në një mënyrë që e bën atë
të tërheqë një korrent më të lartë nga normalja, vegla
fiket automatikisht pa dhënë asnjë shenjë. Në këtë
situatë, fikeni veglën dhe ndaloni punën që shkaktoi
mbingarkesën e veglës. Pastaj ndizeni veglën për ta
rinisur.
Mbrojtja ndaj mbinxehjes
Kur vegla ose bateria mbinxehet, vegla ndalon
automatikisht. Në këtë rast, lëreni veglën dhe baterinë
të ftohet përpara se ta ndizni sërish.
SHËNIM: Kur vegla mbinxehet, llamba pulson.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i baterisë nuk është i mjaftueshëm, vegla
ndalon automatikisht. Në këtë rast, hiqeni baterinë nga
vegla dhe ngarkojeni.
Veprimi i ndërrimit
PARALAJMËRIM:
kutinë e baterisë në vegël, kontrolloni gjithmonë
nëse çelësi është në pozicionin e duhur dhe nëse
kthehet në pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet.
► Fig.3: 1. Këmbëza e çelësit
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni këmbëzën e
çelësit. Shpejtësia e veglës rritet me rritjen e trysnisë
në këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për
ta fikur.
Ndezja e llambës së përparme
► Fig.4: 1. Llamba
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose
burimin e dritës.
Tërhiqni çelësin për të ndezur llambën. Llamba
vazhdon të ndriçojë gjatë tërheqjes së çelësit. Llamba
fiket afërsisht pas 10 sekondash pas lëshimit të
këmbëzës së çelësit.
SHËNIM: Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të mos
gërvishtni lentet e llambës, në të kundërt ajo do të ulë
ndriçimin.
Përpara se ta vendosni
Çelësi i ndryshimit të veprimit
► Fig.5: 1. Leva e ndryshimit të veprimit
KUJDES:
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e
rrotullimit përpara përdorimit.
KUJDES:
Përdorni çelësin e ndryshimit vetëm pasi
vegla të ndalojë plotësisht. Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit
përpara se të ndalojë vegla mund të dëmtojë veglën.
KUJDES:
Kur nuk e përdorni veglën, vendoseni
gjithmonë levën e çelësit të ndryshimit në pozicionin neutral.
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Shtypni levën e çelësit të ndryshimit nga
ana A për rrotullimin në drejtimin orar ose nga ana B për
rrotullimin në drejtimin kundërorar.
Kur leva e çelësit të ndryshimit është në pozicionin
neutral, çelësi nuk mund të tërhiqet.
Zgjedhja e mënyrës së veprimit
VINI RE:
Mos e rrotulloni dorezën për ndryshimin
e modalitetit të punës kur vegla është ndezur.
Vegla mund të dëmtohet.
VINI RE:
Për të shmangur konsumimin e shpejtë
të mekanizmit të ndryshimit të modalitetit,
sigurohuni që doreza e ndryshimit të modalitetit
të punës të jetë vendosur siç duhet në një nga tre
pozicionet e modalitetit të punës.
Rrotullimi me goditje
Për shpime në beton, në mur etj., rrotulloni dorezën për
ndryshimin e modalitetit të punës në simbolin
punto me majë tungsten-karbiti (aksesor opsional).
► Fig.6: 1. Rrotullimi me goditje 2. Doreza për
ndryshimin e modalitetit të punës
Vetëm rrotullim
Për shpim në materiale druri, metali ose plastike, rrotulloni
dorezën për ndryshimin e modalitetit të punës në simbolin .
Përdorni një punto shpimi turjelë ose punto shpimi për dru.
► Fig.7: 1. Vetëm rrotullim
Vetëm goditje
Për punime ciflosjeje, leskërimi ose shkatërrimi, rrotulloni dorezën
për ndryshimin e modalitetit të punës në simbolin . Përdorni një
bulino shpuese, daltë të ftohtë, daltë për leskërim etj.
► Fig.8: 1. Vetëm goditje
Rregullimi i pozicionit të hundëzës
së sistemit të thithjes së pluhurit
Aksesor opsional
Shtyni përpara udhëzuesin ndërsa shtyni lart butonin e rregullimit të
udhëzuesit dhe më pas lëshojeni butonin në pozicionin e dëshiruar.
► Fig.9: 1. Udhëzuesi 2. Butoni i rregullimit të udhëzuesit
SHËNIM: Përpara se të rregulloni pozicionin e
hundëzës, lëshojeni hundëzën përpara plotësisht
duke shtyrë lart butonin e rregullimit të udhëzuesit.
41 ALBANIAN
. Përdorni

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dhr182

Table of Contents