Makita UC002G Instruction Manual page 45

Hide thumbs Also See for UC002G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Pastrimi i shufrës udhëzuese
Ciflat dhe tallashi akumulohen në kanalin e shufrës
udhëzuese. Ato mund të bllokojnë kanalin e shufrës dhe
vështirësojnë qarkullimin e vajit. Pastroni ashklat dhe
tallashin sa herë që e mprihni ose zëvendësoni zinxhirin
e sharrës.
► Fig.33
Pastrimi i kapakut të rrotës së
dhëmbëzuar
Ciflat dhe tallashi akumulohen brenda në kapakun
e rrotës së dhëmbëzuar. Hiqni kapakun e rrotës së
dhëmbëzuar dhe zinxhirin e sharrës nga vegla dhe më
pas pastroni ciflat dhe tallashin.
► Fig.34
Pastrimi i vrimës së vajosjes
Pluhuri ose grimca të imëta mund të akumulohen te
vrima e vajosjes gjatë përdorimit. Këto pluhura ose
grimca të imëta mund të pengojnë qarkullimin e vajit
dhe të shkaktojnë lubrifikim të pamjaftueshëm në të
gjithë zinxhirin e sharrës. Kur në pjesën e sipërme të
shufrës udhëzuese nuk ka vajosje të mjaftueshme,
pastroni vrimën e vajosjes si më poshtë.
1.
Hiqni kapakun e rrotës së dhëmbëzuar dhe
zinxhirin e sharrës nga vegla.
2.
Hiqni pluhurin ose grimcat e imëta duke përdorur
një kaçavidë të përshtatur ose të ngjashme.
► Fig.35: 1. Kaçavidë e sheshtë 2. Vrima e shkarkimit
të vajit
3.
Futeni kutinë e baterisë në vegël. Tërhiqni
këmbëzën e çelësit për të pastruar pluhurin ose grimcat
e akumuluara në vrimën e vajosjes duke kulluar vajin e
zinxhirit.
4.
Hiqni baterinë nga vegla. Rivendoseni kapakun e
rrotës së dhëmbëzuar dhe zinxhirin e sharrës në vegël.
Zëvendësimi i rrotës së dhëmbëzuar
Rrota e dhëmbëzuar e konsumuar
KUJDES:
e dëmton zinxhirin e ri të sharrës. Në këtë rast
zëvendësoni rrotën e dhëmbëzuar.
Përpara se të vendosni një zinxhir të ri sharre,
kontrolloni gjendjen e rrotës së dhëmbëzuar.
► Fig.36: 1. Rrotëza e dhëmbëzuar 2. Zonat që do të
konsumohen
Gjithmonë vendosni një unazë të re bllokimi kur
zëvendësoni rrotën e dhëmbëzuar.
► Fig.37: 1. Unaza bllokuese 2. Rrotëza e
dhëmbëzuar
Sigurohuni që rrotëza e dhëmbëzuar të
VINI RE:
instalohet siç tregohet në figurë.
Magazinimi i veglës
1.
Pastrojeni veglën para magazinimit. Pastroni
ashklat dhe tallashin nga vegla pasi të keni hequr
kapakun e rrotës së dhëmbëzuar.
2.
Pasi të keni pastruar veglën, ndizeni pa ngarkesë
pune për të lubrifikuar zinxhirin e sharrës dhe shufrën
udhëzuese.
3.
Mbulojeni shufrën udhëzuese me kapakun e
shufrës udhëzuese.
4.
Zbrazni depozitën e vajit.
45 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Uc003gUc004gUc006g

Table of Contents