Makita UC002G Instruction Manual page 42

Hide thumbs Also See for UC002G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Kontrolli i frenit të ngadalësimit
Nëse zinxhiri i sharrës nuk ndalon
KUJDES:
brenda dy sekondash në këtë test, ndaloni
përdorimin e sharrës me zinxhir dhe konsultohuni
me qendrën tonë të autorizuar të shërbimit.
Vëreni në punë sharrën me zinxhir dhe më pas lëshoni
plotësisht këmbëzën e çelësit. Zinxhiri i sharrës duhet
të ndalojë plotësisht brenda dy sekondash.
Rregullimi i lubrifikimit të zinxhirit
Ju mund të ndryshoni normën e furnizimit me vaj nga
vida përshtatëse duke përdorur çelësin fiso universal.
Sasia e vajit mund të përshtatet në 3 hapa. Hapni
kapakun për të rregulluar vidën rregulluese.
► Fig.8: 1. Kapaku 2. Vida rregulluese
Kllapa (pika e mbajtjes së litarit)
Ju mund ta varni veglën duke bashkuar rripin me kllapën.
Tërhiqni lart kllapën dhe më pas lidheni me rripin.
► Fig.9: 1. Kllapa
Amortizatori me maja
Vegla është e pajisur me një amortizator me maja si
standard. Për zëvendësimin e amortizatorit me maja,
pyesni në Qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita.
Kur kryeni veprimin e prerjes, përdoreni amortizatorin
me maja me trungun dhe përdoreni atë si levë.
Funksioni elektronik
Vegla është e pajisur me funksione elektronike për
përdorim të lehtë.
Freni elektrik
Kjo vegël është pajisur me fren elektrik. Nëse
vegla vazhdimisht nuk arrin të ndalojë me
shpejtësi pasi lëshohet këmbëza e çelësit,
dërgojeni veglën për shërbim te një qendër
shërbimi Makita.
MONTIMI
Sigurohuni gjithmonë që vegla
KUJDES:
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Mos e prekni zinxhirin e sharrës me
KUJDES:
duar të zhveshura. Mbani gjithmonë doreza kur
punoni me zinxhirin e sharrës.
Instalimi ose heqja e zinxhirit të sharrës
Zinxhiri i sharrës dhe shufra
KUJDES:
udhëzuese akoma janë të nxehta pas përdorimit.
Lërini të ftohen para se të kryeni punë me veglën.
Procedurën për heqjen ose
KUJDES:
instalimin e zinxhirit të sharrës kryejeni në një
vend të pastër pa tallash dhe gjëra të ngjashme.
Instalimi i zinxhirit të sharrës
Për të instaluar zinxhirin e sharrës, ndiqni hapat e mëposhtëm:
1.
Lironi frenin e zinxhirit duke tërhequr mbrojtësen e
përparme të duarve.
2.
Lironi vidën rregulluese të zinxhirit, më pas dadon
mbajtëse.
► Fig.10: 1. Kapaku i rrotës së dhëmbëzuar 2. Vida e
kalibrimit të zinxhirit 3. Dadoja mbajtëse
3.
Hiqni kapakun e rrotës së dhëmbëzuar.
4.
Kontrolloni drejtimin e zinxhirit të sharrës.
Përputhni drejtimin e zinxhirit të sharrës me atë të
shenjës në trupin e zinxhirit të sharrës.
► Fig.11: 1. Shenja në trupin e zinxhirit të sharrës
5.
Montoni njërin skaj të zinxhirit të sharrës në
pjesën e sipërme të shufrës drejtuese.
6.
Montoni skajin tjetër të zinxhirit të sharrës rreth
rrotëzës së dhëmbëzuar, më pas vendosni shufrën
udhëzuese me trupin e sharrës me zinxhir, duke
bashkërenditur vrimën në shufrën udhëzuese me kunjin
në trupin e sharrës me zinxhir.
► Fig.12: 1. Rrotëza e dhëmbëzuar 2. Vrima
7.
Fusni pjesën e dalë dhe kunjin në kapakun e rrotëzës
së dhëmbëzuar në trupin e sharrës me zinxhir, më pas mbyllni
kapakun në mënyrë që buloni dhe kunji në trupin e sharrës
me zinxhir të takohen me pjesët homologe në kapak.
► Fig.13: 1. Pjesa e dalë 2. Kapaku i rrotës së
dhëmbëzuar 3. Buloni 4. Kunji
8.
Shtrëngoni dhe lironi dadon mbajtëse për të
siguruar kapakun e rrotëzës së dhëmbëzuar, më pas
lirojeni pak për rregullim të tendosjes.
► Fig.14: 1. Dadoja mbajtëse
Pas instalimit të zinxhirit të sharrës, rregulloni tensionin
e zinxhirit të sharrës duke iu referuar seksionit për
rregullimin e tendosjes që zinxhirit të sharrës.
Heqja e zinxhirit të sharrës
Për të hequr zinxhirin e sharrës, ndiqni hapat e mëposhtëm:
1.
Lironi frenin e zinxhirit duke tërhequr mbrojtësen e
përparme të duarve.
2.
Lironi vidën rregulluese të zinxhirit, më pas dadon
mbajtëse.
► Fig.15: 1. Vida e kalibrimit të zinxhirit 2. Dadoja
mbajtëse
3.
Hiqni kapakun e rrotës së dhëmbëzuar dhe më
pas hiqni zinxhirin e sharrës dhe shufrën udhëzuese
nga trupi i sharrës me zinxhir.
Rregullimi i tendosjes së zinxhirit të
sharrës
Mos e shtrëngoni zinxhirin e
KUJDES:
sharrës më shumë se sa duhet. Një tendosje tepër
e madhe e zinxhirit të sharrës mund të shkaktojë
prishjen e zinxhirit të sharrës dhe konsumimin e
shufrës udhëzuese.
Një zinxhir jo i tendosur sa duhet
KUJDES:
mund të dalë nga shufra dhe mund të shkaktojë
aksident të rëndë.
42 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Uc003gUc004gUc006g

Table of Contents