Makita UC002G Instruction Manual page 38

Hide thumbs Also See for UC002G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Mos e karikoni baterinë në ambiente të
5.
jashtme.
Mos e manovroni me duar të lagura karikuesin,
6.
as spinën dhe kontaktet e tij.
Mos e zëvendësoni baterinë në shi.
7.
Mirëmbajtja dhe ruajtja
Kur magazinoni veglën, shmangni dritën e
1.
drejtpërdrejtë të diellit dhe shiun, dhe ruajeni
në një vend ku nuk nxehet apo njomet.
Paralajmërimet kryesore specifike
të sigurisë të sharrës me zinxhir me
dorezë
Kjo sharrë me zinxhir është krijuar veçanërisht
1.
për përkujdesjen dhe operacionet e pemëve.
Sharra me zinxhir synohet të përdoret vetëm
nga përdoruesit e trajnuar. Zbatoni të gjitha
udhëzimet, procedurat dhe rekomandimet
nga organizata profesionale përkatëse. Në të
kundërt mund të ndodhin aksidente fatale.
Rekomandohet që gjithmonë të përdorni
një platformë me ngritje (makinë me kovë,
ashensor) për të sharruar pemët. Teknikat e
përdorimit në gjendje të varur me litar janë
tepër të rrezikshme dhe kërkojnë trajnim
special. Përdoruesit duhet të jenë të trajnuar
dhe të familjarizohen me përdorimin e
pajimeve të sigurisë dhe teknikat e ngjitjes.
Gjithmonë përdorni rripat, litarët dhe
kllapat përkatëse kur punoni nëpër pemë.
Gjithmonë përdorni pajime shtrënguese sipër
përdoruesin edhe sharrën.
Kryeni pastrimin dhe mirëmbajtjen para
2.
magazinimit në përputhje me manualin e
përdorimit.
Siguroni pozicionimin e sigurt të sharrës me
3.
zinxhir gjatë transportimit të makinerisë për
të shmangur derdhjen e karburantit apo vajit,
dëmtimin e veglës dhe lëndimet personale.
Kontrolloni rregullisht funksionimin e frenës
4.
së zinxhirit.
Mos e rimbushni vajin e zinxhirit afër zjarrit.
5.
Kurrë mos pini duhan kur mbushni vajin e
zinxhirit.
Rregulloret kombëtare mund të kufizojnë
6.
përdorimin e sharrës me zinxhir.
Nëse pajisja përplaset fort ose bie, kontrolloni
7.
gjendjen e saj para se të vazhdoni punën.
Kontrolloni pajisjet e komandës dhe sigurisë
për keqfunksionim. Nëse ka dëmtime ose
dyshoni për dëmtime, dërgojeni për inspektim
dhe riparim në qendrën e autorizuar të
shërbimit.
Gjithmonë aktivizoni frenën e zinxhirit para
8.
ndezjes së sharrës me zinxhir.
Mbajeni sharrën fort pa lëvizur për të
9.
mënjanuar rrëshqitjen (lëvizjen rrëshqitëse)
ose kërcimin e sharrës kur filloni një prerje.
10. Në fund të prerjes, bëni kujdes të ruani
ekuilibrin tuaj si pasojë e "rënies".
Llogarisni edhe drejtimin dhe shpejtësinë e
11.
erës. Shmangni tallashin dhe blozën e vajit të
zinxhirit.
Pajisje mbrojtëse
Për të shmangur lëndimet në kokë, sy, dorë ose
1.
këmbë, si dhe për të mbrojtur dëgjimin gjatë
vënies në punë të sharrës me zinxhir duhet të
përdorni pajisjet e mëposhtme mbrojtëse:
Rrobat duhet të jenë të përshtatshme, pra,
duhet të jenë të puthitura pas trupit, por jo
aq sa t'ju pengojnë. Mos mbani bizhuteri ose
mos vishni rroba që mund të ngecin nëpër
shkurre dhe degë pemësh. Nëse keni flokë
të gjatë, gjithmonë mbani një rrjetë flokësh!
Kur punoni me sharrën me zinxhir është
e domosdoshme të mbani një helmetë
mbrojtëse. Helmeta mbrojtëse duhet
të kontrollohet në intervale të rregullta
për dëmtim dhe duhet të ndërrohet pas
maksimumi 5 vjetësh. Përdorni vetëm
helmeta mbrojtëse të miratuara.
Ekrani mbrojtës i fytyrës i helmetës
mbrojtëse (ose syzet) ju mbrojnë nga tallashi
dhe ashklat e drurit. Gjatë përdorimit të
sharrës me zinxhir mbani gjithmonë syze
mbrojtëse ose ekran mbrojtës për fytyrën për
të parandaluar lëndimet në sy.
Mbani pajime mbrojtëse nga zhurmat
(kufje, tapa veshësh etj.)
Xhaketa mbrojtëse përbëhet nga 22 shtresa
najloni dhe e mbron përdoruesin nga prerjet.
Gjithmonë duhet të mbahet veshur kur punoni
në platforma në lartësi (makina me kovë,
ashensor), që nga platformat e montuara mbi
shkallë apo kur ngjiteni me litar.
Struktura mbrojtëse dhe kominoshet kanë
përbërje najloni me 22 shtresa dhe mbrojnë
nga prerjet. Ne e rekomandojmë shumë
përdorimin e tyre.
Gjatë përdorimit të sharrës me zinxhir duhet
të mbahen gjithmonë doreza mbrojtëse
me lëkurë të trashë, të cilat janë pjesë e
pajimeve të rekomanduara.
Gjatë përdorimit të sharrës me zinxhir
duhet të mbani veshur çizme sigurie
ose këpucë sigurie të pajisura me shollë
kundër rrëshqitjes, majë çeliku dhe pajime
mbrojtëse për këmbën. Këpucët e sigurisë
të pajisura me një shtresë mbrojtëse
mundësojnë mbrojtje nga prerjet dhe
garantojnë një bazament të sigurt. Për të
punuar në pemë, çizmet e sigurisë duhet të
jenë të posaçme për teknikat e ngjitjes.
Dridhja
1.
Individët me probleme në qarkullimin e gjakut
që i ekspozohen dridhjeve të tepërta mund të
pësojnë dëmtime të enëve të gjakut ose në
sistemin nervor. Dridhjet mund të shkaktojnë
simptomat e mëposhtme në gishta, duar ose kyçe:
"Përgjumje" (mpirje), therje, dhimbje, një ndjesi
shpuese, ndryshim të ngjyrës së lëkurës ose të
vetë lëkurës. Nëse ju shfaqet ndonjë nga këto
simptoma, shkoni te mjeku! Për të ulur rrezikun
e "sëmundjes së dridhjeve të shpeshta", mbajini
duart të ngrohta gjatë punës dhe mirëmbajeni
pajisjen dhe aksesorët.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
38 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Uc003gUc004gUc006g

Table of Contents