Makita UC002G Instruction Manual page 43

Hide thumbs Also See for UC002G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Zinxhiri i sharrës mund të lirohet pas shumë orësh
përdorimi. Herë pas here kontrolloni tendosjen e
zinxhirit përpara përdorimit.
1.
Lironi frenin e zinxhirit duke tërhequr mbrojtësen e
përparme të duarve.
2.
Lironi dadon mbajtëse pak për të liruar lehtë
kapakun e rrotëzës së dhëmbëzuar.
► Fig.16: 1. Dadoja mbajtëse
3.
Ngrijeni lart lehtë majën e shufrës udhëzuese
dhe rregulloni tendosjen e zinxhirit. Rrotulloni vidën
e rregullimit të zinxhirit në drejtim të akrepave të orës
për ta shtrënguar, rrotullojeni në drejtim të kundërt të
akrepave të orës për ta liruar.
Për fletën e zinxhirit 90PX dhe 91PX:
Shtrëngoni zinxhirin e sharrës derisa ana e poshtme
e zinxhirit të sharrës të puthitet në shinën e shufrës
udhëzuese si në ilustrim.
► Fig.17: 1. Shufra udhëzuese 2. Zinxhiri i sharrës
3. Vida e kalibrimit të zinxhirit
Për fletën e zinxhirit 25AP:
Shtrëngoni zinxhirin e sharrës në mënyrë që hapësira
mes qendrës së anës më të ulët të shufrës udhëzuese
dhe zinxhiri i sharrës të bëhet rreth 1 mm deri 2 mm.
4.
Mbajeni lehtë shufrën udhëzuese dhe shtrëngoni
kapakun e rrotës së dhëmbëzuar.
Për fletën e zinxhirit 90PX dhe 91PX:
Sigurohuni që zinxhiri i sharrës të mos lirohet në anën
e poshtme.
Për fletën e zinxhirit 25AP:
Sigurohuni që hapësira mes qendrës së anës së
poshtme të shufrës udhëzuese dhe zinxhiri i sharrës të
jetë rreth 1 mm deri 2 mm.
5.
Shtrëngoni dadon mbajtëse për të siguruar
kapakun e rrotëzës së dhëmbëzuar.
► Fig.18: 1. Dadoja mbajtëse
PËRDORIMI
Vajosja
Kur mbushni vajin e zinxhirit për herë
VINI RE:
të parë, ose kur mbushni depozitën pasi është
boshatisur krejtësisht, shtoni vaj deri në skajin
e fundit të pompës. Përndryshe mbushja e vajit
mund të jetë e pasaktë.
Përdorni vetëm vajin ekskluziv të
VINI RE:
zinxhirit të sharrës për sharrat me zinxhir Makita
ose vajra ekuivalente që disponohen në treg.
Kurrë mos përdorni vaj me pluhur dhe
VINI RE:
grimca apo vaj që avullon.
Kur krasitni pemë, përdorni vaj botanik.
VINI RE:
Vaji mineral i dëmton pemët.
Para se të filloni prerjen, sigurohuni
VINI RE:
që kapaku i depozitës së vajit të jetë vidhosur
tamam.
Zinxhiri i sharrës lubrifikohet automatikisht kur vegla është në
përdorim. Kontrolloni sasinë e vajit të mbetur në depozitën e
vajit në mënyrë periodike përmes dritares së kontrollit të vajit.
► Fig.19: 1. Kapaku i depozitës së vajit 2. Dritarja e
kontrollit të vajit
Për të rimbushur depozitën, vendoseni sharrën me zinxhir
anash, më pas shtypni butonin mbi kapakun e depozitës së
vajit në mënyrë që butoni në anën tjetër të qëndrojë lart, dhe
më pas hiqni kapakun e depozitës së vajit duke e rrotulluar.
Sasia e duhur e vajit është 200 ml. Pas rimbushjes së
depozitës, sigurohuni që kapaku i depozitës së vajit të
jetë shtrënguar mirë.
► Fig.20: 1. Kapaku i depozitës së vajit 2. Shtrëngimi
3. Lirimi
SHËNIM: Nëse është e vështirë që të hiqet kapaku
i depozitës së vajit, futni çelësin me tub në të çarën
e kapakut të depozitës së vajit dhe më pas hiqeni
kapakun e depozitës së vajit duke e rrotulluar në
drejtim të kundërt të akrepave të orës.
► Fig.21: 1. E çara 2. Çelësi me tub
Pas rimbushjes, mbajeni sharrën me zinxhir larg nga
pema. Filloni dhe prisni derisa lubrifikimi i zinxhirit të
sharrës të jetë i përshtatshëm.
► Fig.22
Puna me sharrën me zinxhir
Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg
KUJDES:
zinxhirit të sharrës ndërkohë që motori është
duke punuar.
Mbajeni sharrën me zinxhir fort me
KUJDES:
të dyja duart ndërsa motori është duke punuar.
Mos u zgjatni më shumë seç duhet.
KUJDES:
Mbani në çdo moment këmbët në pozicionin e
duhur dhe ruani ekuilibrin.
Asnjëherë mos e tundni apo e lëshoni
VINI RE:
në tokë veglën.
Mos i mbuloni vrimat e ajrimit të veglës.
VINI RE:
Krasitja e pemëve
Vendoseni trupin e sharrës me zinxhir në kontakt me degën që
do të pritet para se ta ndizni. Në të kundërt mund të shkaktojë
lëkundjen e shufrës udhëzuese, duke shkaktuar lëndim të
operatorit. Sharrojeni drurin që do të pritet thjesht duke e lëvizur
poshtë duke përdorur peshën e sharrës me zinxhir.
► Fig.23
Nëse nuk mund ta prisni lëndën drusore me një goditje:
Ushtroni presion të lehtë në dorezë dhe vazhdoni të
sharroni dhe tërhiqeni pak prapa sharrën me zinxhir.
► Fig.24
Kur prisni degë të trasha, në fillim bëni një prerje të lehtë nga
poshtë dhe pastaj bëni prerjen përfundimtare nga sipër.
► Fig.25
Nëse përpiqeni të prisni degë të trasha nga pjesa e
poshtme, dega mund të afrohet dhe të shtyjë zinxhirin
e sharrës që është duke prerë. Nëse përpiqeni të prisni
degë të trasha nga sipër pa prerjen e lehtë nga poshtë,
dega mund të çahet në ashkla.
► Fig.26
43 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Uc003gUc004gUc006g

Table of Contents