Makita DVC665 Instruction Manual page 49

Cordless backpack vacuum cleaner
Hide thumbs Also See for DVC665:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Vendosja e qeses së filtrit / qeses së
pluhurit
Aksesorë opsionalë
KUJDES:
Mos përdorni qese të dëmtuara filtri.
Gjithmonë përdoreni fshesën me qesen e filtrit
të vendosur mirë. Ndryshe, grimcat ose pluhuri
i thithur mund të dalin nga fshesa dhe mund të
shkaktojnë sëmundje të aparatit të frymëmarrjes
te përdoruesi.
Vendosni qesen e pluhurit ose qesen e filtrit para se ta
përdorni fshesën.
Qesja e pluhurit mund të përdoret shumë herë
nëpërmjet pastrimit.
Qesja e filtrit është njëpërdorimshe. Hidheni të
gjithë qesen e filtrit pa e boshatisur, kur të jetë
mbushur.
VINI RE:
Kur të mbushet qesja e filtrit,
zëvendësojeni me një të re. Kur qesja e pluhurit
është plot, zbrazeni atë. Përdorimi i vazhdueshëm
me qese filtri/qese pluhuri të mbushur çon në ulje të
fuqisë thithëse.
VINI RE:
Për të parandaluar hyrjen e pluhurit në
motor:
Sigurohuni që qesja e pluhurit/qesja e filtrit
të vendoset përpara përdorimit.
Mos përdorni qese të prishura ose të grisura.
Ndryshe motori mund të prishet.
VINI RE:
Mos e palosni kartonin te pjesa e hapur
kur vendosni qesen e filtrit/qesen e pluhurit.
VINI RE:
Qesja e filtrit/qesja e pluhurit për
fshesën është një pjesë përbërëse e rëndësishme
për ruajtjen e performancës së pajisjes. Përdorimi
i qeses së filtrit/qeses së pluhurit jo origjinale
mund të shkaktojë tym ose zjarr.
SHËNIM: Kur qesja e filtrit/qesja e pluhurit nuk është
e vendosur në fshesë, kapaku i përparmë nuk mbyllet
plotësisht.
► Fig.24
1.
Hapni kapësen duke ngritur anën e poshtme.
Shtyni zonën me ulluk për të ngritur anën e përparme të
kapëses. Tërhiqni kapësen për të hapur kapakun.
► Fig.25: 1. Grepi 2. Kapaku
2.
Futeni qesen e filtrit në të çarën e sipërme të
hapësirës siç ilustrohet.
► Fig.26: 1. E çara 2. Qesja e filtrit
Kur përdorni qesen e pluhurit, fusni buzën e qeses së
pluhurit në të çarë.
► Fig.27: 1. E çara 2. Buza 3. Qesja e pluhurit
3.
Vendoseni drejt qesen e filtrit me grykën e zorrës
dhe shtyni pjesën e kartonit deri në fund. Sigurohuni që
unaza prej gome në qesen e filtrit të kalojë mbi buzët e
grykës së zorrës.
► Fig.28: 1. Unaza prej gome mbi qesen e filtrit
2. Buza e grykës së zorrës 3. Pjesa prej
kartoni e qeses së filtrit 4. Gryka e zorrës
PËRDORIMI
PARALAJMËRIM:
udhëzohen mirë rreth përdorimit të fshesës.
PARALAJMËRIM:
e përshtatshme për mbledhjen e pluhurave të
rrezikshëm.
KUJDES:
Kjo fshesë është vetëm për pastrim
në të thatë.
KUJDES:
Kjo fshesë është vetëm për
përdorim të brendshëm.
KUJDES:
Futeni gjithmonë deri në fund
kutinë e baterisë derisa të bllokohet në vend.
Nëse shikoni treguesin e kuq në anën e sipërme të
butonit, ajo nuk është e bllokuar plotësisht. Futeni
plotësisht derisa treguesi i kuq të mos shihet. Në të
kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga pajisja
duke ju lënduar ju ose personin pranë jush.
KUJDES:
Gjatë përdorimit, mos harroni
fshesën me korrent që ndodhet prapa jush.
Ju mund të humbni ekuilibrin nëse trupi i fshesës
me korrent përplaset pas murit ose zorra ngec në
pengesa.
1.
Ngrini trupin e fshesës me korrent dhe shtrëngoni rripat
e poshtëm dhe të sipërm. Regjistroni rripat sipas nevojës.
► Fig.29
2.
Shtypni butonin
me korrent. Për të ndryshuar fuqinë e thithjes, shtypni
butonin
ndërkohë që fshesa me korrent është në punë.
Fuqia e thithjes ndryshohet mes fuqisë normale (1) dhe të
lartë (2) të thithjes. Shtypni butonin
► Fig.30
Gjatë punës, vareni kutinë e çelësave në rripin e
poshtëm ose në unazë.
► Fig.31: 1. Unaza 2. Rripi i poshtëm
3.
Zëvendësojeni qesen e filtrit kur të mbushet.
Hapni kapakun dhe nxirrni qesen e filtrit. Tërhiqeni
shiritin në anën e hapjes për të mbyllur qesen e filtrit
dhe hidheni të gjithë qesen e filtrit.
► Fig.32: 1. Shiriti
Kur përdorni një qese pluhuri, nxirrni qesen e pluhurit
dhe hidheni pluhurin duke hapur kapësen.
► Fig.33: 1. Kapësja
VINI RE:
Mos vendosni qesen e filtrit/qesen e
pluhurit apo objekte të tjera të rënda në kapak.
Pajisja mund të rrëzohet.
VINI RE:
Kontrolloni rregullisht qesen e filtrit
nëse është e mbushur. Përdorimi i vazhdueshëm
me qese filtri të mbushur, rezulton në ulje të fuqisë
thithëse.
VINI RE:
Mos përdorni qese të përdorura filtri.
Qesja e filtrit është prodhuar për një përdorim.
Përdorimi i qeses së filtrit në mënyrë të përsëritur
mund të shkaktojë bllokim të filtrit dhe rezulton në
dëmtim të fshesës. Nëse dëshironi ta përdorni qesen
vazhdimisht, përdorni një qese pluhuri.
49 SHQIP
Përdoruesit duhet të
Kjo fshesë nuk është
për të filluar pastrimin me fshesë
për të ndaluar.

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dvc665z

Table of Contents