Makita DUP361 Instruction Manual page 33

Battery powered pruning shears
Hide thumbs Also See for DUP361:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Fleta e poshtme e gërshërës
1.
Aplikoni sipërfaqen e rrumbullakët të fletës
diamant në majën e fletës.
Shtyjeni fletën diamant drejt majës së fletës për ta
mprehur përgjatë të gjithë majës së fletës.
► Fig.26
2.
Aplikoni sipërfaqen e sheshtë të fletës diamant
lehtë në anën e kundërt të fletës.
Lëvizeni fletën diamant lehtë drejt majës së fletës për të hequr ciflat.
► Fig.27
VINI RE:
Mos e mprihni shumë këtë anë. Kaloni
fletën lehtë vetëm për heqjen e ciflave. Ndryshe,
hapësira mes fletëve mund të bëhet tepër e madhe
dhe kështu shkurtohet jetëgjatësia e fletës.
Rregullimi i hapësirës mes fletëve
► Fig.28: 1. Buloni fiksues pllakëz 2. Pllakëza
bllokuese 3. Dadoja e shtrëngimit të fletëve
Herë pas here, rregulloni hapësirën mes fletëve të
gërshërës si më poshtë:
1.
Ndizni veglën dhe tërhiqni këmbëzën e çelësit për
të hapur fletët e gërshërës.
2.
Me fletët e gërshërës të hapura, fikni veglën. Dhe
shkëputni kordonin e lidhjes nga vegla.
3.
Lironi bulonin fiksues të pllakëzës. Më pas hiqni
pllakëzën bllokuese.
4.
Rregulloni shtrëngimin e dados së shtrëngimit
të fletëve me dorë (forca e shtrëngimit për dadon e
shtrëngimit të fletës afërsisht 0,5 N.m.).
5.
Montoni pllakëzën bllokuese dhe bulonin fiksues
të pllakëzës sërish.
6.
Kontrolloni shtrëngimin e fletës edhe nëse fletët nuk
bëjnë trokitje, por fleta e sipërme mund të hapet ose mbyllet
3 mm me dorë. Nëse fletët janë tepër të shtrënguara ose të
liruara, rregullojeni sërish hapësirën mes tyre.
VINI RE:
Kushtojini vëmendje hapësirës mes
fletëve. Hapësira tepër e lirshme mund të rezultojë në
prerje të keqe, hapësira tepër e shtrënguar e fletëve
mund të rezultojë në mbingarkesë për motorin dhe
kohë të shkurtër pune për veglën.
Heqja ose instalimi i fletëve të gërshërës
Për të hequr fletët e gërshërës, kryeni hapat e
mëposhtme:
1.
Anoni levën e përzgjedhësit të këndit në të majtë
në fillim për të hapur fletët plotësisht.
2.
Ndizni veglën dhe tërhiqni këmbëzën e çelësit për
të hapur fletët e gërshërës.
3.
Me fletët e gërshërës të hapura, fikni veglën. Dhe
shkëputni kordonin e lidhjes nga vegla.
► Fig.29
4.
Hiqni dy bulonat pranë këmbëzës së çelësit me
çelësin hekzagonal.
Hiqni siguresën e këmbëzës duke ndarë gjuhëzën në
siguresën e këmbëzës nga kanali në kasë.
► Fig.30: 1. Bulonat 2. Siguresa e këmbëzës
5.
Hiqni unazën në formë E-je në krahun e lidhjes me
një kaçavidë minus ose diçka të ngjashme.
► Fig.31: 1. Unaza në formë E-je 2. Krahu i lidhjes
VINI RE:
Unaza në formë E-je është pjesë me një
përdorim. Mos e ripërdorni unazën në formë E-je
gjatë rimontimit.
6.
Hiqni me kujdes kunjin.
► Fig.32: 1. Kunji
7.
Hiqni dy bulonat nga ana e kasës.
► Fig.33: 1. Bulonat
8.
Hiqni me kujdes gërshërët e sipërme dhe të
poshtme nga kasa.
► Fig.34
9.
Për të ndarë fletët e sipërme dhe të poshtme, në
fillim lironi bulonin fiksues të pllakëzës.
Më pas hiqni pllakëzën bllokuese.
► Fig.35: 1. Buloni fiksues pllakëz 2. Pllakëza
bllokuese
SHËNIM: Kur zëvendësoni fletët për degët e forta me
ato për degë të holla ose anasjelltas, zëvendësoni
gjithashtu edhe bulonin fiksues të pllakëzës.
10. Lironi dhe hiqni dadon e shtrëngimit të fletëve.
► Fig.36: 1. Dadoja e shtrëngimit të fletës 2. Buloni i
shtrëngimit të fletës
SHËNIM: Kur zëvendësoni fletët për degët e forta me
ato për degë të holla, ose anasjelltas, zëvendësoni
gjithashtu edhe bulonin shtrëngues të fletës.
Për të montuar fletët e gërshërës, kryeni procedurën
e mësipërme në të anasjelltë. Sigurohuni që të gjithë
bulonat të jenë shtrënguar fort.
Pas montimit të fletës, gjithmonë rregulloni hapësirën
mes fletëve. (Referojuni pjesës "Rregullimi i hapësirës
mes fletëve".)
Për të montuar fletët e gërshërës, kryeni procedurën
e mësipërme në të anasjelltë. Kur montoni fletët e
gërshërës, kushtojini vëmendje pikave të mëposhtme:
Aplikoni vaj makinerie apo graso në bulonin e
shtrëngimit të fletës dhe mes fletëve.
Nëse nuk mund ta vendosni mirë bulonin fiksues
të pllakëzës, në fillim hiqni unazën rrethore
dhe bulonin fiksues të pllakëzës nga pllakëza
bllokuese. Dhe më pas ktheni me kokë poshtë
pllakëzën bllokuese dhe ktheni unazën rrethore
dhe bulonin fiksues të pllakëzës.
Kur montoni siguresën e këmbëzës, vendosni
drejt gjuhëzën e siguresës së këmbëzës me
kanalin në kasë.
► Fig.37
Sigurohuni që të gjithë bulonat të jenë shtrënguar
fort.
Pas montimit të fletës, gjithmonë rregulloni
hapësirën mes fletëve. (Referojuni pjesës
"Rregullimi i hapësirës mes fletëve".)
Pas montimit të fletës, gjithmonë rregulloni
thellësinë e prerjes. (Referojuni pjesës "Rregullimi
i thellësisë së prerjes".)
33 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dup362Dup362zDup361znDup361z

Table of Contents