Makita DUP361 Instruction Manual page 27

Battery powered pruning shears
Hide thumbs Also See for DUP361:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PARALAJMËRIM:
përdorimit aktual të veglës elektrike mund të ndryshojnë
nga vlerat e deklaruara në varësi të mënyrave sesi përdoret
vegla, veçanërisht nga lloji i materialit të punës që përdoret.
PARALAJMËRIM:
sigurisë për mbrojtjen e përdoruesit bazohen në
vlerësimin e ekspozimit ndaj kushteve aktuale të
përdorimit (duke marrë parasysh të gjitha pjesët e
ciklit të funksionimit si ato kur pajisja është e fikur
dhe punon pa prerë ashtu edhe kohën e përdorimit).
Deklarata e konformitetit me KE-në
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në përfshihet si
Shtojca A në këtë manual përdorimi.
Paralajmërimet e sigurisë së
gërshërëve krasitëse
PARALAJMËRIM:
paralajmërimet dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e paralajmërimeve dhe udhëzimeve
mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose
lëndim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Përdorni pajisje mbrojtëse personale.
1.
Mbani gjithmonë mbrojtëse për sytë. Pajisjet
mbrojtëse, si maska kundër pluhurit, këpucët e
sigurisë kundër rrëshqitjes, kaskat e forta ose
mbrojtëset ndaj zhurmës të përdorura për kushtet
e duhura reduktojnë lëndimet personale.
2.
Gjithmonë mbani veshje mbrojtëse për të mbrojtur
sytë nga lëndimi kur përdorni veglat elektrike.
Syzet mbrojtëse duhet të jenë në pajtim me
ANSI Z87.1 në SHBA, EN 166 në Evropë ose AS/
NZS 1336 në Australi/Zelandën e Re. Në Australi/
Zelandën e Re, ligji kërkon që të mbahet gjithashtu
edhe një mbrojtëse fytyre për të mbrojtur fytyrën.
Është përgjegjësi e punëdhënësit të detyrojë
përdorimin e pajisjeve të duhura mbrojtëse
për sigurinë nga punëtorët dhe nga personat e
tjerë që ndodhen pranë ambienteve të punës.
Emetimet e dridhjeve gjatë
Vërtetoni që masat e
Lexoni të gjitha
3.
Parandaloni ndezjen e paqëllimshme. Sigurohuni
që çelësi të jetë në pozicionin fikur përpara se ta
lidhni me burimin e energjisë dhe/ose paketën e
baterisë, apo përpara se të ngrini ose të mbani
veglën. Mbajtja e veglës elektrike me gishtin të
vendosur te çelësi mund të sjellë aksidente.
4.
Vishuni siç duhet. Mos vishni rroba të lirshme
dhe mos mbani bizhuteri. Mbajini flokët, rrobat
dhe dorezat larg pjesëve lëvizëse. Rrobat e
lirshme, bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të
kapen te pjesët lëvizëse.
Kjo vegël është për krasitjen e degëve. Mos e
5.
përdorni atë për punë të tjera përveçse për atë për
të cilën është projektuar.
6.
Mos i lejoni asnjëherë fëmijët, personat me
aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore,
ose me mungesë përvoje dhe njohurish, apo
njerëzit që nuk i njohin këto udhëzime, të
përdorin këtë vegël. Rregullat vendore mund të
kufizojnë moshën e përdoruesit.
7.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar
se nuk luajnë me pajisjen.
8.
Mos e përdorni kurrë veglën nëse ka njerëz
pranë, sidomos fëmijë apo kafshë shtëpiake.
Mos u zgjatni më shumë se ç'është e mundur
9.
dhe ruani gjithmonë ekuilibrin. Gjithmonë
sigurohuni që të mbështesni këmbët në pjerrësi
dhe të ecni, asnjëherë mos vraponi.
10. Mos prekni pjesët e rrezikshme që lëvizin
përpara se vegla të shkëputet nga rryma dhe/
ose paketa e baterisë të hiqet nga vegla.
Gjithmonë vishni këpucë të përshtatshme dhe
11.
pantallona të gjata gjatë përdorimit të veglës.
12. Shkëputni furnizimin dhe/ose hiqni paketën e
baterisë nga vegla:
sa herë që vegla lëshohet nga përdoruesi,
përpara pastrimit të një bllokimi,
përpara se ta kontrolloni, pastroni ose të
punoni me veglën,
pasi keni goditur një objekt të huaj,
kontrolloni veglën për dëmtime,
nëse vegla fillon të dridhet në mënyrë të
pazakontë, kontrollojeni menjëherë.
13. Mos e përdorni kurrë veglën me mbrojtëse të
dëmtuara ose pa pajisjet e sigurisë, apo nëse
kordoni është i dëmtuar apo i konsumuar.
14. Shmangni përdorimin e veglës në kushte të
këqija atmosferike, veçanërisht kur ka rrezik
për vetëtima.
15. Mos e përdorni veglën apo kryeni ngarkime të
baterisë në shi.
16. Mos e lini veglën në shi apo në vende të lagura.
17. Kini kujdes të mos kapen materiale të huaja
mes fletëve. Nëse në fletë kanë ngecur materiale
të huaja, menjëherë fikeni veglën dhe shkëputeni
baterinë nga vegla. Më pas hiqni materialet e
huaja nga fletët.
18. Asnjëherë mos e mbani me dorën e lirë degën
që po krasitni. Mbajeni dorën e lirë larg zonës
së prerjes. Asnjëherë mos i prekni fletët, ato janë
shumë të mprehta dhe mund të priteni.
19. Mos ushtroni forcë në vegël për ta bërë që të
presë. Mund të rrëshqisni dhe mund të lëndoheni
ose mund të prisni diçka tjetër aksidentalisht.
27 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dup362Dup362zDup361znDup361z

Table of Contents