Makita DUP361 Instruction Manual page 32

Battery powered pruning shears
Hide thumbs Also See for DUP361:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
5.
Në fillim, vendosni drejt shenjat trekëndore të folesë
femër të kordonit të lidhjes me shenjën trekëndore të
bashkuesit mashkull të gërshërës. Shtyni brenda folenë
e kordonit të lidhjes në bashkuesin e gërshërës. Më pas,
vendosni drejt shenjën në bashkues me shenjat trekëndore
dhe shtyni dhe rrotulloni bashkuesin për ta shtrënguar.
► Fig.20: 1. Shenja trekëndore 2. Kordoni i lidhjes
3. Gërshërët 4. Shenja në bashkues 5. Bashkuesi
VINI RE:
Rrotulloni bashkuesin dhe vendosni drejt
shenjën në bashkues me shenjat trekëndore në fillim
kur shkëputni kordonin e lidhjes.
Futini gërshërët në këllëf
Vazhdoni të tërhiqni këmbëzën e çelësit për të mbyllur
fletët e gërshërës dhe shtypni çelësin I/O në anën "O"
për ta fikur veglën. Më pas futeni gërshërën në këllëf
dhe mbajeni gërshërën me rripin e këllëfit.
PËRDORIMI
KUJDES:
Gjithmonë mbajeni veglën fort. Dhe
mbani këmbën të pozicionuar fort.
KUJDES:
Mos vendosni ndonjë pjesë tjetër të
trupit pranë fletëve gjatë përdorimit.
KUJDES:
Përpara përdorimit, inspektoni nëse
fletët, bulonat e fletës apo pjesë të tjera nuk janë të
konsumuara apo të dëmtuara. Për përdorim të sigurt,
ndërrojini pjesët e konsumuara apo të dëmtuara.
VINI RE:
Nëse fleta ka ngecur në një degë gjatë
punës, mos e rrotulloni fletën. Në një situatë të tillë,
fikeni veglën dhe tërhiqni fletën drejt me ngadalë nga
dega. Në të kundërt fleta mund të dëmtohet.
VINI RE:
Në rast se po prisni një degë shumë
të trashë ose diçka tjetër shumë të fortë, vihet në
funksionim mbrojtja nga mbingarkesa dhe vegla ndalon.
Në një situatë të tillë, nëse fleta e sipërme e gërshërës
hapet shumë dhe këmbëza e çelësit tërhiqet plotësisht,
fleta e sipërme mbyllet paksa kur shtypni çelësin I/O në
pozicionin "I" (ndezur) për të rinisur veglën.
Krasitja
► Fig.21
Pritini degët një nga një. Trashësia maksimale e degëve
që mund të presin këto gërshërë është rreth 33mm. Mbani
pozicionimin e këmbës dhe ekuilibrin në çdo moment.
Pas përdorimit
Mbyllni fletët e gërshërës, shtypni çelësin I/O në
pozicionin "O" (fikur) dhe shkëputni kordonin e lidhjes
nga gërshërët dhe kutia e çelësave dhe hiqni bateritë
nga mbajtësja e baterive.
Ruani gërshërët në një vend të thatë ose të mbyllur, ku
nuk arrihen nga fëmijët.
VINI RE:
Hiqeni baterinë kur nuk i përdorni
gërshërët. Ndryshe, kapaciteti i baterisë reduktohet
me kalimin e kohës.
Kapësi
Aksesor opsional
Kapësi është i dobishëm kur mblidhni lule. Ai mban
përkohësisht lulet e mbledhura pas prerjes.
Nëse boshllëku mes kapësit dhe fletës së poshtme nuk
është i përshtatshëm për përdorimin tuaj, rregulloni
hapësirën duke liruar vidat.
► Fig.22: 1. Kapësi 2. Vida
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
KUJDES:
Gjithmonë mbani doreza kur punoni
me fletën. Ndryshe, mund të rezultojë në lëndime
personale.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Mirëmbajtja e fletës
VINI RE:
Moskryerja e mirëmbajtjes së fletës mund
të shkaktojë fërkim të tepërt të fletës dhe shkurton
kohën e funksionimit për çdo ngarkim baterie.
Përpara dhe pas përdorimit, kontrolloni me kujdes fletët
e gërshërës.
Pas përdorimit, pastroni fletët me një furçë të fortë.
Më pas fshijini fletët me një pëlhurë. Dhe aplikoni vaj
origjinal makinerie Makita në majat e fletëve dhe në
pjesët e lëvizshme.
► Fig.23
Mprehja e fletëve
Fleta e sipërme e gërshërës
1.
Aplikoni sipërfaqen e sheshtë të fletës diamant në
majën e fletës.
Shtyjeni fletën diamant drejt majës së fletës për ta
mprehur përgjatë të gjithë majës së fletës.
Mbani të njëjtin kontakt të sheshtë me fletën në të gjithë
majën e fletës.
► Fig.24: 1. Fleta e diamantit
2.
Aplikoni sipërfaqen e sheshtë të fletës diamant
lehtë në anën e kundërt të fletës.
Lëvizeni fletën diamant lehtë drejt majës së fletës për të
hequr ciflat.
► Fig.25
VINI RE:
Mos e mprihni shumë këtë anë. Kaloni
fletën lehtë vetëm për heqjen e ciflave. Ndryshe,
hapësira mes fletëve mund të bëhet tepër e madhe
dhe kështu shkurtohet jetëgjatësia e fletës.
32 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dup362Dup362zDup361znDup361z

Table of Contents