Makita DSP600 Instruction Manual page 40

Cordless plunge cut saw
Hide thumbs Also See for DSP600:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
KUJDES:
Disku i rregullimit të shpejtësisë
nuk shërben për të përdorur fletë sharre me
shpejtësi të ulët, por për të arritur një shpejtësi
që është e përshtatshme për lëndën e materialit
të punës. Përdorni vetëm fletë sharre të cilat janë
parashikuar për të paktën shpejtësinë maksimale
pa ngarkesë te SPECIFIKIMET.
VINI RE:
Disku i rregullimit të shpejtësisë mund
të kthehet deri në 5 dhe sërish në 1. Mos ushtroni
forcë pas 5 ose 1, ose funksioni i rregullimit të
shpejtësisë mund të mos funksionojë më.
Funksioni elektronik
Veglat të cilat janë të pajisura me funksionin elektronik
përdoren lehtë për shkak të karakteristikave të
mëposhtme.
Mbrojtësi i mbingarkesës
Kur vegla është e mbingarkuar dhe rryma qarkullon mbi
një nivel të caktuar, vegla ndalon automatikisht për të
mbrojtur motorin.
Kontrolli i shpejtësisë konstante
Kontrolli elektronik i shpejtësisë për të përftuar
një shpejtësi konstante. Është e mundur marrja e
rezultateve të mira, sepse shpejtësia e rrotullimit
mbahet konstante, madje edhe në kushte kur vegla
është e ngarkuar.
Veçoria e ndezjes së ngadaltë
Ndezje e ngadaltë për shkak të tronditjes së mbytur të
ndezjes.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Ruajtja e çelësit hekzagonal
Kur nuk e keni në përdorim, çelësin hekzagonal ruajeni
siç tregohet në figurë që të mos ju humbë.
► Fig.21: 1. Çelësi hekzagonal
Heqja ose instalimi i fletës së
sharrës rrethore
KUJDES:
Sigurohuni që fleta e sharrës
rrethore të jetë instaluar me dhëmbët e drejtuara
nga ana e përparme e veglës.
KUJDES:
Përdorni vetëm çelësa Makita për
instalimin apo heqjen e fletës së sharrës rrethore.
Për të hequr fletën e sharrës së rrumbullakët:
1.
Shtypni butonin e zhbllokimit dhe uleni dorezën
pak. Rrotullojeni levën e bllokimit dhe uleni dorezën
derisa kunji i bllokimit të futet në vrimë.
► Fig.22: 1. Butoni i zhbllokimit 2. Leva e bllokimit
3. Kunji i bllokimit 4. Vrima për kunjin e
bllokimit
2.
Shtypni plotësisht bllokuesin e boshtit në mënyrë
që fleta të mos rrotullohet dhe përdorni çelësin
hekzagonal për të liruar bulonin hekzagonal.
► Fig.23: 1. Bllokuesi i boshtit 2. Çelësi hekzagonal
3. Shtrëngimi 4. Lirimi
3.
Hiqni bulonin hekzagonal, flanxhën e jashtme dhe
fletën e sharrës së rrumbullakët.
► Fig.24: 1. Buloni hekzagonal 2. Flanxha e jashtme
3. Flanxha e brendshme 4. Fleta e sharrës
së rrumbullakët
PARALAJMËRIM:
hiqet, sigurohuni që ta montoni në bosht. Gjatë
instalimit, zgjidhni anën e saktë nga e cila dalja
përputhet saktësisht me vrimën e fletës së
sharrës. Montimi i fletës në anën e gabuar mund të
shkaktojë dridhje të rrezikshme.
Për të instaluar fletën e sharrës së rrumbullakët, ndiqni
procedurën e anasjelltë të heqjes. Shtypni butonin e
zhbllokimit për të liruar kunjin e bllokimit nga vrima.
PARALAJMËRIM:
SHTRËNGONI BULONIN HEKZAGONAL NË
MËNYRË TË SIGURT. Gjithashtu kini kujdes të
mos e shtrëngoni bulonin me forcë. Nëse ju
rrëshqet dora nga çelësi hekzagonal mund të
shkaktoni lëndime personale.
Pastrimi i mbrojtëses së diskut
Kur ndërroni fletën e sharrës së rrumbullakët,
sigurohuni gjithashtu që të pastroni tallashin e
grumbulluar në mbrojtësen e fletës, siç diskutohet në
seksionin Mirëmbajtja. Këto veprime nuk shmangin
nevojën për të kontrolluar funksionimin e mbrojtëses
përpara çdo përdorimi.
Lidhja me një fshesë me korrent
Aksesorë opsionalë
Kur dëshironi të kryeni prerje të pastra, lidhni një
fshesë me korrent Makita me veglën tuaj. Lidhni tubin
e fshesës me korrent me hundëzën e pluhurit duke
përdorur unazat e përparme 24.
► Fig.25: 1. Tubi i fshesës me korrent 2. Unazat e
përparme 24 3. Hundëza e pluhurit
PËRDORIMI
KUJDES:
Sigurohuni ta lëvizni veglën përpara
lehtë dhe në vijë të drejtë. Shtyrja e veglës me
forcë, ose mbajtja jo në vijë të drejtë do të çojnë në
mbinxehje të motorit dhe zmbrapsje të rrezikshme,
duke shkaktuar ndoshta dhe lëndime serioze.
KUJDES:
Kurrë mos afroni pjesë të trupit nën
bazën e veglës kur bëni prerje tërthore, sidomos
në fillim. Ky veprim mund të shkaktojë lëndime
të rënda personale. Fleta është e ekspozuar nën
bazën e veglës.
40 ALBANIAN
Nëse flanxha e brendshme
SIGUROHUNI QË TA

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dsp601Dsp600zDsp601zju

Table of Contents