Makita DSP600 Instruction Manual page 35

Cordless plunge cut saw
Hide thumbs Also See for DSP600:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
6.
Thellësia e fletës dhe levat bllokuese të
rregullimit të buzëve duhet të shtrëngohen dhe
sigurohen përpara se të kryhet prerja. Nëse
rregullimi i fletës ndryshon gjatë prerjes, ajo mund
të shkaktojë ngecje dhe zmbrapsje.
7.
Bëni kujdes të veçantë kur sharroni në mure
ekzistues ose në breza të tjerë të shtruar.
Fleta e dalë mund të presë objekte që mund të
shkaktojnë kundërveprim.
8.
GJITHMONË mbajeni veglën fort me të dyja
duart. KURRË mos e vendosni dorën, këmbën
ose ndonjë pjesë të trupit nën bazën e veglës
ose pas sharrës, sidomos kur kryeni prerje
tërthore. Nëse ka zmbrapsje, sharra mund të
kërcejë mbrapa me lehtësi mbi dorën tuaj, duke
çuar në lëndime të rënda personale.
► Fig.4
9.
Asnjëherë mos ushtroni forcë mbi sharrën.
Shtyjeni sharrën përpara me një shpejtësi të
tillë që fleta të presë pa u ngadalësuar. Ushtrimi
i forcës mbi sharrën mund të shkaktojë prerje jo të
njëtrajtshme, humbje të saktësisë dhe zmbrapsje
të mundshme.
Funksioni i mbrojtëses
Kontrolloni mbrojtësen për mbyllje të saktë
1.
përpara çdo përdorimi. Mos e përdorni sharrën
nëse mbrojtësja nuk lëviz lirshëm dhe mbylleni
menjëherë fletën. Asnjëherë mos e shtrëngoni
ose lidhni mbrojtësen në mënyrë të tillë që
të ekspozojë fletën. Nëse sharra rrëzohet
aksidentalisht, mbrojtësja mund të përthyhet.
Kontrolloni për t'u siguruar se mbrojtësja lëviz
lirisht dhe nuk prek fletën apo ndonjë pjesë tjetër,
në të gjitha këndet dhe thellësitë e prerjes.
Kontrolloni funksionimin dhe gjendjen
2.
e sustës së kthimit të mbrojtëses. Nëse
mbrojtësja dhe susta nuk funksionojnë siç
duhet, ato duhet të rregullohen përpara
përdorimit. Mbrojtësja mund të funksionojë
ngadalë për shkak të pjesëve të dëmtuara,
depozitimeve ngjitëse ose mbeturinave të
grumbulluara.
3.
Sigurohuni që pllaka e bazës së sharrës të
mos zhvendoset gjatë kryerjes së një "prerjeje
me anim". Zhvendosja e fletës anash do të
shkaktojë përthyerje dhe zmbrapsje të mundshme.
4.
Kontrolloni gjithmonë nëse mbrojtësja e ka
mbuluar fletën përpara se ta vendosni sharrën
në karrige apo dysheme. Fleta e pambrojtur
dhe në lëvizje të lirë shkakton lëvizjen prapa të
sharrës, e cila do të presë çfarëdo që gjendet
përpara saj. Llogarisni kohën që i duhet fletës për
të ndaluar pasi lëshohet çelësi.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë
1.
Bëni shumë kujdes kur jeni duke prerë dru të
lagësht, lëndë të ngjeshura druri ose dru që
përmban nyja. Lëvizeni shtruar pajisjen përpara
pa e ulur shpejtësinë e fletës në mënyrë që të
shmangni mbinxehjen e dhëmbëve të fletës
dhe nëse pritet lëndë plastike, që të shmangni
shkrirjen e lëndës plastike.
2.
Mos provoni të hiqni materialin e prerë
ndërkohë që fleta është në lëvizje. Prisni
derisa fleta të ndalojë përpara se të merrni
materialin e prerë. Fletët lëvizin pas fikjes.
3.
Shmangni prerjen e gozhdëve. Kontrolloni për
gozhdë dhe hiqini të gjitha nga materiali prej
druri përpara se të filloni prerjen.
4.
Vendoseni pjesën më të gjerë të bazës së
sharrës në atë pjesë të materialit të punës
që mbështetet fort, jo në pjesën që do të
rrëzohet kur të bëhet prerja. Nëse materiali i
punës është i shkurtër ose i vogël, fiksojeni
poshtë atë. MOS PROVONI T'I MBANI COPAT E
SHKURTRA ME DORË!
► Fig.5
5.
Përpara se ta vendosni poshtë pajisjen pasi
keni kryer prerjen, sigurohuni që mbrojtësja
të jetë mbyllur dhe fleta të ketë ndaluar
plotësisht.
Asnjëherë mos provoni të sharroni duke e
6.
mbajtur sharrën e rrumbullakët të mbajtur
përmbys në një mandrino shtrënguese. Kjo
është shumë e rrezikshme dhe mund të
shkaktojë aksidente të rënda.
► Fig.6
7.
Disa materiale përmbajnë kimikate që mund
të jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni
thithjen e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën.
Ndiqni të dhënat e sigurisë nga furnizuesi i
materialit.
8.
Mos i ndaloni fletët e sharrës duke ushtruar
forcë anësore mbi to.
9.
Mos përdorni disqe abrazive.
10. Përdorni vetëm fletë sharre me diametrin
që shënohet në vegël ose që specifikohet
në manual. Përdorimi i një flete me madhësi
jo të duhur mund të ndikojë në mbrojtjen e
përshtatshme të fletës ose në funksionimin e
mbrojtëses, gjë e cila mund të shkaktojë lëndim të
rëndë personal.
11.
Mbajini fletët të mprehta dhe të pastra. Pluhuri
i shpimit dhe palca e drurit të forcuara në fleta
ngadalësojnë sharrën dhe rrisin mundësinë e
zmbrapsjes. Mbani fletën të pastër, fillimisht duke
e hequr atë nga pajisja dhe pastaj duke e pastruar
me pastrues pluhurash dhe palce druri, ujë ose
vajgur. Asnjëherë mos përdorni benzinë.
12. Mbani maskë kundër pluhurit dhe mbrojtëse
për dëgjimin gjatë përdorimit të pajisjes.
13. Gjithmonë përdorni fletën e sharrës të
prodhuar për prerjen e materialit që do të
prisni.
14. Përdorni vetëm fletë sharre që kanë të shënuar
një shpejtësi të barasvlershme ose më të
madhe sesa shpejtësia e shënuar mbi vegël.
15. (Vetëm për vendet evropiane)
Gjithmonë përdorni fletën që është konform
me EN847-1.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
35 ALBANIAN
MOS lejoni që njohja

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dsp601Dsp600zDsp601zju

Table of Contents