Makita JV103D Instruction Manual page 27

Hide thumbs Also See for JV103D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Prerja e metaleve
Përdorni gjithmonë një ftohës të përshtatshëm (vaj
prerjeje) kur prisni metal. Moskryerja e këtij veprimi do
ta konsumojë shumë tehun e sharrës për punime në
forma. Pjesa e poshtme e materialit të punës mund të
lyhet me graso në vend të ftohësit.
Heqja e pluhurave
Aksesor opsional
Punë të pastra prerjeje mund të bëhen duke e lidhur
veglën me një fshesë me korrent Makita.
Instalimi ose heqja e kapakut për
pluhurin
Instaloni kapakun për pluhurin siç tregohet në figurë.
► Fig.18: 1. Kapaku për pluhurin
Për të hequr kapakun për pluhurin, shtypni njërën anë
të kapakut, dhe më pas hiqeni siç tregohet në figurë.
► Fig.19: 1. Kapaku për pluhurin
Instalimi ose heqja e hundëzës së
pluhurit
Futeni hundëzën e pluhurit deri në fund në vegël.
► Fig.20: 1. Hundëza e pluhurit
Për të hequr hundëzën e pluhurit, tërhiqeni jashtë
hundëzën e pluhurit ndërsa shtypni butonin në
hundëzën e pluhurit.
► Fig.21: 1. Butoni 2. Hundëza e pluhurit
Lidhja e veglës me fshesën me
korrent
Lidhni tubin e fshesës me korrent me hundëzën e
pluhurit.
► Fig.22
Riga drejtuese
Aksesorë opsionalë
KUJDES:
Përpara instalimit ose heqjes së
aksesorëve, sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë
e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr.
Prerjet e drejta
Kur prisni vazhdimisht gjerësi prej 160 mm ose më pak,
përdorimi i planit lëvizës siguron prerje të shpejta, të
pastra dhe të drejta.
► Fig.23: 1. Kufizues (vizore udhëzuese)
Për të instaluar planin lëvizës futeni në vrimën
drejtkëndore në anë të bazës së veglës me udhëzuesin
e planit të drejtuar poshtë. Rrëshqitni planin lëvizës në
pozicionin e dëshiruar për gjerësinë e prerjes, më pas
shtrëngoni bulonin për ta siguruar.
► Fig.24: 1. Çelësi hekzagonal 2. Buloni 3. Udhëzuesi
i planit 4. Kufizues (vizore udhëzuese)
Prerjet rrethore
Kur bëni prerje në formë qarkore ose harku me rreze 170
mm ose më pak, instaloni planin lëvizës si më poshtë.
► Fig.25: 1. Kufizues (vizore udhëzuese)
1.
Fusni planin lëvizës në vrimën drejtkëndore në
anë të bazës së veglës me udhëzuesin e planit të
drejtuar lart.
2.
Fusni kunjin e rrumbullakët udhëzues në një nga
dy vrimat në udhëzuesin e planit. Vidhosni çelësin me
vije në kunj për të siguruar kunjin.
► Fig.26: 1. Çelësi i filetuar 2. Udhëzuesi i planit
3. Kufizues (vizore udhëzuese) 4. Kunji
3.
Rrëshqitni planin lëvizës në rrezen e dëshiruar të
prerjes dhe shtrëngoni bulonin për ta siguruar. Më pas
shtyjeni bazën përpara deri në fund.
SHËNIM: Përdorni gjithmonë tehe sharre për punim
në forma nr. B-17, B-18, B-26 ose B-27 kur bëni
prerje në formë rrethi ose harku.
Pajisja kundër ciflave
Aksesor opsional
KUJDES:
Pajisja kundër ciflave nuk mund të
përdoret kur kryeni prerje me kënd.
► Fig.27: 1. Baza 2. Pajisja kundër ciflave
Për prerje pa cifla mund të përdoret pajisja kundër
ciflave. Për të instaluar pajisjen kundër ciflave shtyjeni
bazën përpara deri në fund dhe përshtateni në anën e
pasme të bazës së veglës.
Kur përdorni pllakën e mbulimit, instalojeni pajisjen
kundër ciflave në pllakën e mbulimit.
Pllaka e mbulimit
Aksesor opsional
► Fig.28: 1. Pllaka e mbulimit 2. Baza
Përdorni pllakën e mbulimit kur prisni rimeso
dekorative, plastikë, etj. Ajo mbron sipërfaqet delikate
nga dëmtimi. Përshtateni atë në pjesën e pasme të
bazës së veglës.
Grupi i përshtatësit të shinës udhëzuese
Aksesor opsional
Kur bëni prerje paralele dhe me gjerësi uniforme ose prerje
të drejta, përdorni shinën udhëzuese dhe përshtatësi i
shinës udhëzuese do të sigurojë prerje të shpejta dhe të
pastra. Për të instaluar përshtatësin e shinës udhëzuese,
fusni shufrën e rregullimit në vrimën katrore të bazës deri në
fund. Siguroni bulonin fort me çelësin hekzagonal.
► Fig.29: 1. Çelësi hekzagonal 2. Shufra e rregullimit
Fusni shufrën e rregullimit në vrimën katrore të
përshtatësit të shinës udhëzuese dhe sigurojeni vidën
mirë. Vendosni përshtatësin e shinës udhëzuese në
shinën udhëzuese.
► Fig.30: 1. Përshtatësi i shinës udhëzuese 2. Shina
udhëzuese 3. Vida
VINI RE:
Përdorni gjithmonë fletët Nr. B-8, B-13,
B-16, B-17 ose 58 kur përdorni shinën udhëzuese
dhe përshtatësin e shinës udhëzuese.
27 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents