Makita GA5080 Instruction Manual page 26

Hide thumbs Also See for GA5080:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë:
1.
Kur të përdorni disqe lëmuese me qendër të
shtypur, sigurohuni të përdorni vetëm disqe të
përforcuara me fibër qelqi.
2.
KURRË MOS PËRDORNI disqe të llojit Stone Cup
me këtë lëmues. Ky lëmues nuk është projektuar
për këto lloje disqesh dhe përdorimi i këtij produkti
mund të shkaktojë dëmtime personale.
3.
Kini kujdes të mos dëmtoni mbajtësen e
X-LOCK. Dëmtimi i këtyre pjesëve mund të
shkaktojë thyerjen e diskut.
4.
Sigurohuni që disku nuk e prek materialin e
punës përpara se të ndizet çelësi.
5.
Përpara se të përdorni veglën mbi një material
aktual, lëreni të punojë për ca kohë. Tregoni kujdes
për dridhjet ose lëkundjet që dëshmojnë për një
instalim të gabuar ose një disk jo në ekuilibër.
Përdorni sipërfaqen e specifikuar të diskut për
6.
të kryer lëmimin.
7.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
8.
Mos e prekni materialin e punës menjëherë
pas punës; mund të jetë shumë i nxehtë dhe
mund t'ju djegë lëkurën.
9.
Mos i prekni aksesorët menjëherë pas punës;
mund të jenë shumë të nxehtë dhe mund t'ju
djegin lëkurën.
10. Shihni udhëzimet e prodhuesit për montimin
dhe përdorimin e saktë të disqeve. Trajtojini
dhe ruajini disqet me kujdes.
11.
Mos përdorni unaza zvogëluese ose reduktorë për
të përshtatur disqet abrazive me vrimë të madhe.
12. Kontrolloni që materiali i punës është
mbështetur siç duhet.
13. Tregoni kujdes, sepse disku vazhdon
rrotullimin edhe pasi të jetë fikur vegla.
14. Nëse ambienti i punës është shumë i nxehtë
dhe me lagështirë ose i ndotur shumë me
pluhur të përçueshëm, përdorni një ndërprerës
qarku (30 mA) për të siguruar përdoruesin.
15. Mos e përdorni veglën mbi materiale që
përmbajnë asbest.
16. Kur përdorni disk prerës, gjithmonë punoni me
mbrojtësen e diskut që mbledh pluhurin siç
kërkohet nga rregullat vendase.
17. Mbi disqet prerës nuk duhet të ushtrohet forcë anësore.
18. Mos përdorni doreza pune prej lecke gjatë
punës. Fibrat e dorezave prej lecke mund të futen
te vegla, gjë e cila shkakton prishjen e veglës.
19. Përpara përdorimit, sigurohuni që në
materialin e punës nuk ka objekte të futura, si
p.sh. tuba elektrikë, tuba uji ose gazi. Ndryshe,
mund të shkaktojë goditje elektrike, rrjedhje
elektrike ose rrjedhje gazi.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
familjarizimi me produktin (të fituara nga përdorimi
i shpeshtë) të zëvendësojnë zbatimin me përpikëri
të rregullave të sigurisë për produktin në fjalë.
KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e rregullave të
sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi mund
të shkaktojnë dëmtime të rënda personale.
MOS lejoni që njohja ose
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
është fikur dhe hequr nga korrenti përpara se ta
rregulloni apo t'i kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse çelësi i rrëshqitjes aktivizohet
saktë dhe nëse kthehet në pozicionin "FIKUR" kur
shtypet pjesa e pasme fundore e çelësit të rrëshqitjes.
KUJDES:
Çelësi mund të bllokohet në pozicionin
"NDEZUR" për lehtësi të përdoruesit gjatë përdorimit
të zgjatur. Bëni kujdes kur bllokoni veglën në
pozicionin "NDEZUR" dhe shtrëngojeni mirë veglën.
Për të ndezur veglën, shtypni fundin e pasmë të çelësit
rrëshqitës e më pas rrëshqiteni drejt pozicionit "I (ndezur)".
Për punë të vazhdueshme, shtypni pjesën e përparme
fundore të çelësit rrëshqitës për ta bllokuar.
► Fig.1: 1. Çelësi me rrëshqitje
Për ta ndaluar veglën, shtypni pjesën e pasme fundore
të çelësit rrëshqitës, në mënyrë që të kthehet në
pozicionin "O (fikur)".
► Fig.2: 1. Çelësi me rrëshqitje
Llamba e treguesit
Vetëm për modelin GA5080R
► Fig.3: 1. Llamba e treguesit
Llamba e treguesit ndizet me ngjyrë të gjelbër kur pajisja vihet
në prizë. Nëse llamba e treguesit nuk ndizet, kablloja kryesore
ose kontrolluesi mund të ketë defekt. Kur llamba e treguesit
është ndezur, por vetë pajisja nuk niset edhe pse ajo është
ndezur, karbonçinat mund të jenë konsumuar ose kontrolluesi,
motori ose çelësi i ndezjes/fikjes mund të ketë defekt.
Funksioni parandalues për rindezjen
e paqëllimshme
Vetëm për modelin GA5080R
Vegla nuk ndizet kur çelësi është në bllokim, edhe kur
ajo është në prizë.
Këtë herë llamba treguese pulson me ngjyrë të kuqe
dhe kjo tregon se funksioni parandalues i rindezjes
aksidentale është në gjendje pune.
Për ta anuluar funksionin parandalues ndaj rindezjes
aksidentale, ktheni çelësin rrëshqitës drejt pozicionit "O
(FIKUR)" dhe më pas lëshojeni.
Funksioni elektronik
Kontrolli i shpejtësisë konstante
E mundur për të marrë rezultate të mira, sepse
shpejtësia e rrotullimit mbahet konstante, madje edhe
në kushte kur vegla është e ngarkuar.
Veçoria e ndezjes së ngadaltë
Veçoria e ndezjes së ngadaltë redukton reagimin gjatë ndezjes.
26 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ga5080r

Table of Contents