MONTIMI
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur
dhe kutia e baterisë të jetë hequr përpara se të
kryeni ndonjë punë në vegël.
Vendosja ose heqja e hundëzës së
gjatë
► Fig.6: 1. Grepi 2. Butoni 3. Hundëza e gjatë
Për të vendosur hundëzën e gjatë, shtyjeni deri në fund
të daljes së fryrëses së veglës.
► Fig.7: 1. Butoni
Për ta hequr hundëzën e gjatë, shtypni dy butonat e saj
dhe, ndërkohë që butonat janë të shtypur, tërhiqeni për
ta nxjerrë.
Vendosja e rripit të krahut
► Fig.8: 1. Varësja
Tërhiqni varësen nga vegla.
Kapeni rripin e krahut te varësja e veglës.
Përpara përdorimit, rregulloni gjatësinë e rripit, në
mënyrë që të punoni më lehtë.
PËRDORIMI
Fryrja
► Fig.9
Mbajeni fryrësen fort me një dorë dhe kryejeni fryrjen
duke e lëvizur ngadalë përreth.
Kur kryeni fryrje rreth një ndërtese, një guri të madh ose
një automjeti, mos e drejtoni hundëzën drejt tyre.
Kur kryeni një punë në cep, nisni nga cepi dhe pastaj
vazhdoni në zonën e gjerë.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë fikur dhe
të jetë hequr nga bateria përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Pastrimi
► Fig.10
Herë pas here fshini pjesën e jashtme të veglës me një
leckë të lagur me ujë me sapun.
Zëvendësimi i karbonçinave
► Fig.11: 1. Shenja kufizuese
Hiqini dhe kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në shenjën
kufi. Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë
lirisht në mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat duhen
zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
► Fig.12: 1. Kaçavida 2. Kapaku i mbajtëses së
karboncinave
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të
rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të tyre.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
•
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen
për përdorim me veglën Makita të përcaktuar
në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve apo
shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund të
përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
•
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM:
•
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato
mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
18 ALBANIAN