Makita DUB361 Instruction Manual page 15

Cordless blower
Hide thumbs Also See for DUB361:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PARALAJMËRIME SIGURIE PËR
FRYRËSEN ME BATERI
Trajnim
1.
Lexojini udhëzimet me kujdes. Njihuni me
komandat dhe përdorimin e saktë të fryrëses.
2.
Mos i lejoni asnjëherë fëmijët, personat me aftësi
të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose me
mungesë përvoje dhe njohurish, apo njerëzit që
nuk i njohin këto udhëzime, të përdorin fryrësen.
Rregullat vendore mund të kufizojnë moshën e
përdoruesit.
3.
Mund të shkaktohet goditje elektrike nëse përdoret
në sipërfaqe të lagura. Mos e ekspozoni në kohë
me shi. Ruajeni në ambiente të brendshme.
4.
Kini parasysh se përdoruesi është përgjegjës
për aksidentet ose rreziqet që mund t'u ndodhin
personave të tjerë ose pronës së tyre.
Përgatitja
5.
Përdorni mbrojtje për veshët dhe syze mbrojtëse
për sytë. Mbajini ato veshur në çdo kohë gjatë
përdorimit të fryrëses.
6.
Gjithmonë vishni këpucë të përshtatshme dhe
pantallona të gjata gjatë përdorimit të fryrëses.
7.
Mos vishni rroba të gjera apo bizhuteri që mund
të futen në vrimën e hyrjes së ajrit. Mbajini flokët e
gjatë larg vrimave të hyrjes së ajrit.
8.
Për të parandaluar irritimin nga pluhuri,
rekomandohet të mbahet maskë mbrojtëse për
fytyrën.
Përdorimi
9.
Përdoreni fryrësen në një pozicion të
rekomanduar dhe vetëm në sipërfaqe të fortë dhe
të niveluar.
10. Kur përdorni fryrësen, mos ia drejtoni kurrë
hundëzën personave që ndodhen pranë.
11.
Mos e bllokoni kurrë tubin e thithjes dhe/ose
daljen e fryrëses.
Mos e bllokoni tubin e thithjes ose daljen
e fryrëses për të pastruar në zona me
pluhur.
Mos e përdorni fryrësen me hundëz të
modifikuar, më të vogël se origjinalja,
si p.sh. një hundëz të re të përftuar nga
ngjitja e një tubi shtesë me diametër
shumë të reduktuar ose një tubi më të
vogël në skajin e sipërm të hundëzës.
Mos e përdorni fryrësen për të fryrë topa,
barka gome ose artikuj të ngjashëm.
Rrotullimet e rritura të motorit mund të shkaktojnë
thyerje të rrezikshme të ventilatorit dhe të
shkaktojnë lëndim personi. Motori i nxehtë dhe
qarku i kontrollit mund të shkaktojnë zjarr.
12. Mos u zgjatni më shumë se ç'është e mundur
dhe gjithmonë ruani ekuilibrin dhe mbështetjen e
këmbëve. Gjithmonë sigurohuni që të mbështesni
këmbët në pjerrësi dhe të ecni, asnjëherë mos
vraponi.
13. Mos e përdorni fryrësen në sipërfaqe të shtruar
ose me zhavorr ku materialet që shkëputen mund
të shkaktojnë lëndime.
14. Mos e përdorni kurrë fryrësen nëse ka njerëz
pranë, sidomos fëmijë apo kafshë shtëpiake.
15. Mos e përdorni fryrësen pranë dritareve të hapura
etj.
16. Rekomandohet përdorimi i fryrëses vetëm në
orar të arsyeshëm, jo herët në mëngjes ose
vonë natën që të mos shqetësoni njerëzit.
17. Rekomandohet përdorimi i krehrave dhe
fshesave për të liruar pastërtinë përpara
fryrjes.
18. Rekomandohet që t'i lagni pak sipërfaqet në
kushte me pluhur ose të përdorni shtesën
spërkatëse që disponohet në treg.
19. Rekomandohet që të përdorni hundëzën e
gjatë në mënyrë që rryma e ajrit të punojë afër
me tokën.
20. Nëse fryrësja godet objekte të huaja ose nëse
fillon të nxjerrë zhurma ose dridhje të pazakonta,
fikeni menjëherë fryrësen për ta ndaluar. Hiqeni
kutinë e baterisë nga fryrësja dhe ndërmerrni
hapat e mëposhtëm përpara se të nisni sërish dhe
ta përdorni fryrësen:
inspektoni për dëmtim,
kur fryrësja dëmtohet, ajo duhet të riparohet
nga qendrat e autorizuara të shërbimit të
Makita.
21. Fikeni fryrësen dhe hiqni kutinë e baterisë dhe
sigurohuni që të gjitha pjesët lëvizëse të kenë
ndaluar plotësisht
sa herë që largoheni nga fryrësja,
përpara se të pastroni bllokimet apo të
zhbllokoni marmitën,
përpara se të kontrolloni, pastroni apo të
kryeni punë në fryrëse,
nëse fryrësja fillon të dridhet në mënyrë të
pazakontë, kontrollojeni menjëherë, ose
pasi keni goditur një objekt të huaj,
kontrolloni fryrësen për dëmtime.
22. Mos fusni gishta ose objekte të tjera në folenë e
thithjes ose daljen e fryrëses.
23. Parandaloni ndezjen e paqëllimshme. Sigurohuni
që çelësi të jetë në pozicionin e fikjes përpara
se të fusni paketën e baterisë, ta ngrini ose ta
transportoni fryrësen. Mbajtja e fryrëses me
gishtin mbi çelës ose furnizimi me energji i
fryrëses që e ka çelësin e ndezur bëhen shkak për
aksidente.
Mirëmbajtja dhe ruajtja
24. Kur fryrësja është ndaluar për shërbim, inspektim
apo magazinim, ose për të ndërruar një aksesor,
fikni burimin e energjisë, hiqni paketën e baterisë
nga fryrësja dhe sigurohuni që të gjitha pjesët
lëvizëse të ndalojnë plotësisht. Lëreni fryrësen të
ftohet përpara se të kryeni inspektime, rregullime,
etj. Mirëmbajeni fryrësen me kujdes dhe mbajeni
të pastër.
25. Ruajeni fryrësen në një vend të thatë larg
fëmijëve.
26. Gjithmonë lëreni fryrësen të ftohet përpara se ta
magazinoni.
27. Mbajini të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të
shtrënguara për t'u siguruar që fryrësja është në
kushte të sigurta pune.
15 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents