Makita 2107F Instruction Manual page 16

Portable band saw
Hide thumbs Also See for 2107F:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Ndizeni dhe fikeni veglën dy ose tre herë për t'u
siguruar që shiriti rrotullohet siç duhet mbi disqe.
KUJDES:
Ndërkohë që siguroheni që shiriti rrotullohet siç
duhet mbi disqe, mbajeni trupin larg zonës së
diskut.
Për ta hequr shiritin, ndiqni procedurën e kundërt të
instalimit.
KUJDES:
Kur rrotulloni levën e shtrëngimit të shiritit në
drejtim orar për të lëshuar pak tensioni ndaj diskut,
drejtojeni veglën nga poshtë, sepse disku mund të
hiqet papritur.
Rregullimi i pjesës së dalë të pllakës
ndaluese
Fig.7
Gjatë punës së zakonshme, zgjateni plotësisht përpara
pllakën ndaluese në anën A.
Kur pllaka ndaluese përplaset me pengesat si mur ose
në mënyrë të ngjashme në mbarim të një prerjeje, lironi
dy vidat dhe rrëshqiteni në anën B si në figurë.
Pasi të rrëshqisni pllakën ndaluese, sigurojeni mirë
duke shtrënguar fort dy vidat.
PËRDORIMI
Është e rëndësishme që të mbani të paktën dy dhëmbë
në prerje. Përzgjidhni pozicionin e duhur për prerjen e
materialit duke iu referuar figurës.
Fig.8
Mbajeni veglën me të dyja duart siç tregohet në figurë
ku pllaka ndaluese është në kontakt me materialin e
punës dhe disku nuk e ka prekur materialin.
Fig.9
Ndizni veglën dhe prisni derisa disku të marrë shpejtësinë
e plotë. Uleni me ngadalë diskun për prerje. Vetë pesha e
veglës ose shtyrja e lehtë e saj do të sigurojnë presionin e
përshtatshëm për prerjen. Mos ushtroni forcë te vegla.
Teksa arrini në fund të një prerje, lëshoni presionin dhe
pa e ngritur shumë veglën, lëvizeni pak që të mos bjerë
sipër materialit.
KUJDES:
Ushtrimi i një presioni të tepërt mbi vegël ose
përdredhja e diskut mund të shkaktojë prerje me
kënd ose dëmtim të diskut.
Kur vegla nuk është përdorur për një kohë të gjatë,
hiqeni diskun nga vegla.
Fig.10
Kur prisni metale, përdorni dyllë Makita për prerje si
lubrifikues për prerje. Për të aplikuar dyllin për prerje në
dhëmbët e diskut, ndizni veglën dhe vëreni të presë
dyllin për prerje siç tregohet në figurë pasi të keni hequr
mbështjellësen e dyllit për prerje.
KUJDES:
Mos përdorni kurrë vaj për prerje ose të aplikoni
më tepër se sa duhet dyllë në disk. Kjo mund të
bëjë që disku të rrëshqasë ose të hiqet papritur.
Kur prisni gizë, mos përdorni dyllë për prerje.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe të jetë
hequr
nga
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Pastrimi
Pas përdorimit hiqni dyllin ashklat dhe pluhurin nga
vegla, gomat e disqeve dhe disku.
KUJDES:
Mos përdorni kurrë tretësira të tilla si terpentinë,
benzinë, vernik etj. për të pastruar pjesët plastike.
Dylli dhe ashklat në goma mund të bëjnë që shiriti
të rrëshqasë ose të hiqet papritur. Përdorni një
copë të thatë për të hequr dyllin dhe ashklat nga
gomat.
Zëvendësimi i gomave mbi disqe
Fig.11
Kur shiriti rrëshqet ose nuk rri drejt për shkak të gomave
shumë të konsumuara, ose kur buza e gomës në anën
e motorit dëmtohet, gomat duhet të zëvendësohen.
Zëvendësimi i tubit fosforeshent
Fig.12
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe e
hequr nga priza përpara se të zëvendësoni tubin
fosforeshent.
Mos ushtroni forcë, mos e shtyni dhe mos e
gërvishtni tubin fosforeshent, sepse kjo mund të
shkaktojë thyerjen e xhamit të tubit fosforeshent
dhe mund t'ju lëndojë juve ose personat afër jush.
Lëreni tubin fosforeshent për pak kohë pas një
përdorimi të tij dhe pastaj zëvendësojeni. Nëse
nuk e zëvendësoni, mund të digjeni.
Hiqni vidat të cilat sigurojnë kutinë e llambës për dritën.
Nxirrni jashtë mbajtësen e kutisë së llambës duke
shtyrë lehtë pozicionin e saj të sipërm siç ilustrohet në
të majtë.
Nxirrni tubin fosforeshent dhe më pas zëvendësojeni
me një tub të ri origjinal Makita.
Zëvendësimi i karbonçinave
Fig.13
Hiqini
dhe
kontrollojini
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në shenjën kufi.
16
korrenti
përpara
se
rregullisht
kryeni
karbonçinat.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents