4.4.6 Zgjidhni problemin e instalimit
Vlefshmëria: VAZ RCW
Kushtet: Pajisjet e ajrimit të banesës nuk
komunikojnë mes njëra-tjetrës
OSE: Pajisja e ajrimit të banesës nuk mund të
instalohet si NJËSI QENDRORE apo NJËSI
DYTËSORE
▶
Vendosni sërish rregullimet e fabrikës
në pajisjen e ajrimit të banesës.
(→ Faqe 150)
▶
Caktojini sërish kodin pajisjes së ajrimit
të banesës. (→ Faqe 149)
4.4.7 Rivendosni LED
▶
Për të rivendosur dritat LED pas
pastrimit, fikeni NJËSINË QENDRORE
dhe ndizeni atë sërish.
◁
Prisni derisa drita LED të ndryshojë
nga e kuqe në të kuqe/të bardhë.
▶
Shtypni butonat e mëposhtëm brenda
10 sekondave.
– Shtypni dy herë butonat për nivelin
më të ulët të lagështisë së ajrit.
– Shtypni dy herë butonat për nivelin
mesatar të lagështisë së ajrit.
– Shtypni dy herë butonat për nivelin
maksimal të lagështisë së ajrit.
5 Zgjidhja e defektit
Kushtet: Pajisjet e ajrimit të banesës nuk
funksionojnë
▶
Fikeni produktin.
▶
Sigurohuni që njësia e ventilatorit të jetë
montuar saktë në kornizën fiksuese të
murit dhe kontakti me lidhjen e spinës
të jetë vendosur.
Kushtet: Produktet, të cilat janë lidhur në sistem pas
një NJËSIE QENDRORE, gjatë vënies në punë nuk
konfigurohen si NJËSI DYTËSORE, por si NJËSI
QENDRORE
▶
Fikini gjithë produktet në sistem.
▶
Sigurohuni që njësia e ventilatorit të jetë
montuar saktë në kornizën fiksuese të
0020236700_05 Manuali i përdorimit
Zgjidhja e defektit 5
murit dhe kontakti me lidhjen e spinës
të jetë vendosur.
▶
Vëreni produktin sërish në punë (→ Kap.
Vënia në punë).
Kushtet: Pajisja telekomanduese dhe NJËSIA
QENDRORE nuk komunikojnë njëra me tjetrën
▶
Shkurtojeni rrugën e transmetimit në më
pak se 15 m.
Kushtet: Pajisjet e ajrimit të banesës punojnë vetëm
në modalitetin e natës
▶
Sigurohuni që NJËSIA QENDRORE të
mos jetë e mbuluar.
6 Kujdesi dhe mirëmbajtja
6.1 Mirëmbajtja
Mirëmbajtja periodike e produktit nuk
është e nevojshme.
6.2 Zëvendësoni baterinë
1. Zëvendësoni baterinë, nëse NJËSIA
QENDRORE nuk reagon më në
pajisjen telekomanduese.
A
2. Shtypeni levën në anë të mbajtëses
së baterive dhe nxirreni këtë të fundit
jashtë.
3. Hiqini të gjitha bateritë.
4. Hidhini të gjitha bateritë. (→ Faqe 152)
B
151