Makita DA330D Instruction Manual page 13

Cordless angle drill
Hide thumbs Also See for DA330D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe
kutia e baterisë të jetë hequr përpara se ta
rregulloni apo t'i kontrolloni funksionet e veglës.
Instalimi ose heqja e kutisë së baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë veglën përpara se të instaloni
ose hiqni kutinë e baterisë.
Mbajeni fort veglën dhe kutinë e baterisë kur
vendosni
ose
Mosmbajtja fort e veglës dhe kutisë së baterisë
mund të bëjë që ato t'ju rrëshqasin nga duart dhe
të sjellë dëmtimin e veglës dhe të kutisë së
baterisë, si dhe lëndimin e personit.
Fig.1
Për të hequr baterinë, tërhiqeni atë nga vegla ndërkohë
që shtypni butonat nga të dyja krahët e folesë së
baterisë.
Për të montuar kutinë e baterisë mbajeni në mënyrë të
tillë që pjesa e përparme e kutisë së baterisë të hyjë në
vrimën e mbajtëses së baterisë dhe të rrëshqasë në
vend. Futeni deri në fund, derisa të kërcasë dhe të
bllokohet në vend.
KUJDES:
Futeni gjithmonë deri në fund kutinë e baterisë
derisa të bllokohet në vend. Në të kundërt, ajo
mund të bjerë aksidentalisht nga vegla duke ju
lënduar ju ose personat pranë jush.
Mos e vendosni me forcë kutinë e baterisë. Nëse
kutia nuk rrëshqet me lehtësi brenda, ajo nuk
është futur siç duhet.
Sistemi i mbrojtjes së baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem për mbrojtjen e
baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht energjinë në
motor për të zgjatur jetëgjatësinë e baterisë.
Vegla do të ndalojë automatikisht gjatë punës nëse
vegla dhe/ose bateria janë vendosur sipas një prej
kushteve të mëposhtme:
I mbingarkuar:
Vegla përdoret në një mënyrë që e bën atë
të marrë rrymë të lartë anormale.
Nëse ndodh kjo, lëshoni këmbëzën e çelësit
në vegël dhe ndaloni përdorimin që shkaktoi
mbingarkesën e veglës. Pastaj tërhiqni
përsëri këmbëzën e çelësit për ta rindezur.
Tension i ulët i baterisë:
Kapaciteti i mbetur i baterisë është shumë i
ulët dhe vegla nuk punon. Nëse tërhiqni
këmbëzën e çelësit, motori ndizet sërish, por
fiket shpejt. Në këtë situatë, hiqni dhe
ngarkoni baterinë.
hiqni
kutinë
e
baterisë.
Veprimi i ndërrimit
Fig.2
KUJDES:
Përpara se ta vendosni kutinë e baterisë në vegël,
kontrolloni gjithmonë për të parë nëse çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Shpejtësia
e veglës rritet duke rritur presionin në çelës. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
KUJDES:
Sigurohuni që të mbani veglën fort përpara se
vegla të fiket.
Ndezja e llambës së përparme
Për modelin DA330D
Fig.3
Për modelin DA331D
Fig.4
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose burimin e dritës.
Tërhiqni çelësin për të ndezur llambën. Llamba vazhdon
të ndriçojë gjatë tërheqjes së çelësit.
Llamba fiket menjëherë pasi lëshohet këmbëza e çelësit.
SHËNIM:
Përdorni një leckë të thatë për të fshirë papastërtitë
nga lentet e llambës. Bëni kujdes të mos gërvishtni
lentet e llambës, ose ajo do të ulë ndriçimin.
Çelësi i ndryshimit të veprimit
Fig.5
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Shtypni levën e çelësit të ndryshimit nga
ana A për rrotullimin në drejtimin orar ose nga ana B për
rrotullimin në drejtimin kundërorar.
Kur leva e çelësit të ndryshimit është në pozicionin
neutral, çelësi nuk mund të tërhiqet.
KUJDES:
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e rrotullimit përpara
përdorimit.
Përdorni çelësin e ndryshimit vetëm pasi vegla të
ndalojë plotësisht. Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit
përpara se të ndalojë vegla mund të dëmtojë
veglën.
Kur nuk e përdorni veglën, vendoseni gjithmonë
levën e çelësit të ndryshimit në pozicionin neutral.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe
kutia e baterisë të jetë hequr përpara se të kryeni
ndonjë punë në vegël.
13

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Da331d

Table of Contents