Makita DTW700 Instruction Manual page 27

Hide thumbs Also See for DTW700:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Regjimi i shpejtësisë së plotë
► Fig.9: 1. Butoni
2. Llamba
Kur aktivizohet regjimi i shpejtësisë së plotë, shpejtësia
e veglës kalon te më e shpejta edhe nëse nuk e tërhiqni
këmbëzën e çelësit plotësisht. Kur regjimi i shpejtësisë
së plotë është i çaktivizuar, shpejtësia e veglës rritet
ndërsa rrisni presionin në këmbëzën e çelësit.
Për të aktivizuar regjimin e shpejtësisë së plotë, shtypni
dhe mbani shtypur butonin
regjimin e shpejtësisë së plotë, shtypni dhe mbani
shtypur butonin
përsëri.
Llamba do të ndizet kur regjimi i shpejtësisë së plotë
është i aktivizuar.
SHËNIM: Regjimi i shpejtësisë së plotë vazhdon
edhe pasi e ndryshoni regjimin e forcës e goditjes/
regjimin e ndalimit automatik.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Zgjedhja e çelësit të duhur të
goditjes
Përdorni gjithmonë çelësa goditjeje të përmasave të
duhura për bulonat dhe dadot. Çelësat e goditjeve të
përmasave të gabuara do të rezultojnë në shtrëngim
të gabuar dhe jo të rregullt dhe/ose dëmtimin e bulonit
ose dados.
Instalimi ose heqja e çelësit të
goditjes
Aksesorë opsionalë
KUJDES:
Sigurohuni që çelësi i goditjes dhe
pjesa e montimit të mos jenë dëmtuar përpara
instalimit të çelësit të goditjes.
KUJDES:
Pas futjes së çelësit të goditjes,
sigurohuni që është siguruar fort. Nëse del, mos e
përdorni për së dyti.
SHËNIM: Mënyra e instalimit të çelësit të goditjes
ndryshon në varësi të llojit të puntos katrore në vegël.
Vegël me sustën unazë
Modeli DTW700
Për çelësa goditjeje pa unazë
hermetizuese dhe kunj
► Fig.10: 1. Çelësi i goditjes 2. Punto katrore 3. Susta
unazë
Shtyjeni çelësin e goditjes në punton katrore të veglës
derisa të bllokohet në vend.
Për të hequr çelësin e goditjes, thjesht tërhiqeni.
. Për të çaktivizuar
Për çelësa goditjeje me unazë
hermetizuese dhe kunj
► Fig.11: 1. Çelësi i goditjes 2. Unaza hermetike
3. Kunji
Nxirrni unazën hermetizuese nga vrima e çelësit të
goditjes dhe hiqni kunjin nga çelësi i goditjes. Futeni
çelësin e goditjes në punton katrore në mënyrë që
vrima e çelësit të goditjes të drejtohet me vrimën e
puntos katrore.
Futeni kunjin përmes vrimës në çelësin e goditjes
dhe puntos katrore. Pastaj rivendoseni unazën
hermetizuese në pozicionin fillestar të çelësit të goditjes
për ta mbajtur kunjin.
Për ta hequr çelësin e goditjes, ndiqni procedurën e
kundërt të instalimit.
Vegël me kunjin bllokues
Modeli DTW701
Për veglën me kunjin bllokues me
puthitje të lehtë
► Fig.12: 1. Çelësi i goditjes 2. Vrima 3. Punto katrore
4. Kunji bllokues
Për të instaluar çelësin, bashkërenditeni vrimën anash
çelësit me kunjin bllokues në punton katrore dhe më
pas shtyjeni në punton katrore derisa të fiksohet.
Trokiteni lehtë nëse është e nevojshme.
Për të hequr çelësin, thjesht tërhiqeni.
Për veglën me kunjin bllokues me
puthitje të fortë
Aksesorë opsionalë
► Fig.13: 1. Çelësi i goditjes 2. Vrima 3. Punto katrore
4. Kunji bllokues
Për të instaluar çelësin, bashkërenditeni vrimën anash
çelësit me kunjin bllokues në punton katrore dhe më
pas shtyjeni në punton katrore derisa të fiksohet.
Goditeni lehtë nëse është e nevojshme.
Për të hequr çelësin, shtypeni kunjin bllokues përmes
vrimës në çelës dhe tërhiqeni çelësin nga puntoja
katrore.
SHËNIM: Kunji bllokues me puthitje të fortë mund të
jetë futur shumë fort dhe çelësi nuk mund të hiqet.
Në këtë rast, shtypeni plotësisht kunjin bllokues me
puthitje të fortë dhe tërhiqeni çelësin nga puntoja
katrore.
Vendosja e grepit
KUJDES:
Kur instaloni grepin, gjithmonë
sigurojeni atë fort me vidën. Ndryshe, grepi mund
të bjerë nga vegla dhe mund të rezultojë në lëndime
personale.
► Fig.14: 1. Ulluku 2. Grepi 3. Vida
Grepi shërben për ta varur veglën përkohësisht. Grepi
mund të montohet në cilëndo anë të veglës. Për të
instaluar grepin, futeni në një kanal në folenë e veglës
në njërën anë dhe më pas sigurojeni atë me dy vida.
Për ta hequr, lirojini vidat dhe më pas nxirreni.
27 SHQIP

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dtw701

Table of Contents