Makita DTW700 Instruction Manual page 24

Hide thumbs Also See for DTW700:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive
Vetëm për kuti baterie me llambë
► Fig.2: 1. Llambat treguese 2. Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
Llambat treguese
Ndezur
Fikur
SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
Veprimi i ndërrimit
► Fig.3: 1. Çelësi
KUJDES:
Përpara se ta vendosni kutinë e
baterisë në vegël, kontrolloni gjithmonë nëse
çelësi është në pozicionin e duhur dhe nëse
kthehet në pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni këmbëzën e
çelësit. Shpejtësia e veglës rritet me rritjen e trysnisë
në këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për
ta fikur.
SHËNIM: Vegla ndalon automatikisht kur vazhdoni të
tërhiqni këmbëzën e çelësit për rreth 6 minuta.
SHËNIM: Kur aktivizohet regjimi i shpejtësisë së
plotë, shpejtësia e rrotullimit kalon te më e shpejta
edhe nëse nuk e tërhiqni këmbëzën e çelësit
plotësisht.
Për informacion të detajuar, referojuni pjesës së
regjimit të shpejtësisë së plotë.
Kapaciteti i
mbetur
Duke pulsuar
75% deri
100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ngarkojeni
baterinë.
Llambushka
mund të ketë
keqfunksionuar.
Ndezja e llambës së përparme
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose
burimin e dritës.
► Fig.4: 1. Llamba
► Fig.5: 1. Butoni
Për të ndezur gjendjen e llambës, shtypni
butonin
për një sekondë. Për të fikur gjendjen e
llambës, shtypni sërish butonin
Me gjendjen e llambës të NDEZUR, tërhiqni këmbëzën
e çelësit për ta ndezur llambën. Për ta fikur, lëshojeni.
Llamba fiket afërsisht pas 10 sekondash pas lëshimit të
këmbëzës së çelësit.
Me gjendjen e llambës të FIKUR, llamba nuk ndizet
edhe nëse tërhiqni këmbëzën.
SHËNIM: Për të konfirmuar gjendjen e llambës,
tërhiqni këmbëzën. Kur llamba ndriçohet nga tërheqja
e këmbëzës së çelësit, gjendja e llambës është
NDEZUR. Kur llamba nuk ndizet, gjendja e llambës
është FIKUR.
SHËNIM: Kur vegla mbinxehet, drita pulson për një
minutë dhe ekrani LED fiket. Në këtë rast, ftoheni
veglën para se ta përdorni përsëri.
SHËNIM: Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të mos
gërvishtni lentet e llambës, në të kundërt ajo do të ulë
ndriçimin.
SHËNIM: Ndërsa tërhiqni këmbëzën e çelësit,
gjendja e llambës nuk mund të ndryshohet.
SHËNIM: Pas afërsisht 10 sekondash nga lëshimi
i këmbëzës së çelësit, gjendja e llambës mund të
ndryshohet.
Çelësi i ndryshimit të veprimit
► Fig.6: 1. Leva e ndryshimit të veprimit
KUJDES:
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e
rrotullimit përpara përdorimit.
KUJDES:
Përdorni çelësin e ndryshimit
vetëm pasi vegla të ndalojë plotësisht. Ndryshimi
i drejtimit të rrotullimit përpara se të ndalojë vegla
mund të dëmtojë veglën.
KUJDES:
Kur nuk e përdorni veglën,
vendoseni gjithmonë levën e çelësit të ndryshimit
në pozicionin neutral.
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Shtypni levën e çelësit të ndryshimit nga
ana A për rrotullimin në drejtimin orar ose nga ana B për
rrotullimin në drejtimin kundërorar.
Kur leva e çelësit të ndryshimit është në pozicionin
neutral, çelësi nuk mund të tërhiqet.
24 SHQIP
për një sekondë.

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dtw701

Table of Contents