Makita HS003G Instruction Manual page 44

Hide thumbs Also See for HS003G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Lidhja me kordon (rrip lidhës)
Paralajmërimet e sigurisë specifike për
përdorimin në lartësi
Lexoni të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet
për sigurinë. Mosndjekja e paralajmërimeve dhe e
udhëzimeve mund të rezultojë në lëndime serioze.
1.
Gjithmonë mbajeni veglën të lidhur kur punoni
"në lartësi". Gjatësia maksimale e kordonit
është 2 m (6,5 ft).
Lartësia maksimale e lejueshme e rënies së
kordonit (rripit lidhës) nuk duhet të jetë mbi 2
m (6,5 ft).
2.
Përdoreni vetëm me kordon të përshtatshëm
për këtë lloj vegle dhe të miratuar për të paktën
7 kg (15,4 lbs).
Mos e ankoroni kordonin e veglës në ndonjë
3.
gjë në trupin tuaj ose në komponentë të
lëvizshëm. Ankorojeni kordonin e veglës në
një strukturë të fortë që mund t'u bëjë ballë
forcave të një vegle që bie.
Sigurohuni që kordoni të jetë siguruar mirë në
4.
secilën anë përpara përdorimit.
5.
Inspektojeni veglën dhe kordonin përpara çdo
përdorimi për dëmtime dhe për funksionimin
e rregullt (duke përfshirë copën dhe fijet e
qepjes). Mos e përdorni nëse është i dëmtuar
ose nuk funksionon në rregull.
Mos i mbështillni kordonët rrotull cepave të
6.
mprehtë ose të ashpër, ose mos i lejoni të bien
në kontakt me to.
7.
Shtrëngojeni anën tjetër të kordonit jashtë
zonës së punës në mënyrë që vegla të mbahet
në mënyrë të sigurt nëse bie.
Lidheni kordonin në mënyrë të tillë që vegla
8.
të lëvizë larg nga operatori nëse bie. Veglat
që bien do të luhaten në kordon, gjë që mund të
shkaktojë lëndim ose humbje të ekuilibrit.
9.
Mos e përdorni pranë pjesëve që lëvizin ose
makinerive që janë në punë. Në të kundërt,
mund të shkaktohet rrezik shtypjeje ose ngecjeje.
10. Mos e transportoni veglën nga pajisja e
bashkuar ose nga kordoni.
11.
Transferojeni veglën nga njëra dorë në tjetrën
vetëm kur keni ekuilibrin e duhur.
12. Mos i bashkoni kordonët me veglën në mënyrë
të tillë që pengon funksionimin e mbrojtëseve,
çelësave ose zhbllokuesve.
13. Shmangni ngecjen nëpër kordon.
14. Mbajeni kordonin larg zonës së prerjes së
veglës.
15. Përdorni kllapa me shumë funksione dhe të
llojit me vidhosje. Mos përdorni kllapa me një
funksion dhe me kapëse.
16. Në rast se vegla rrëzohet, ajo duhet të
etiketohet dhe të hiqet nga shërbimi dhe duhet
të inspektohet nga një fabrikë ose qendër e
autorizuar shërbimi Makita.
► Fig.31: 1. Vrima për kordonin (rripi lidhës)
FUNKSIONI I AKTIVIZIMIT
TË LIDHJES ME VALË
Çfarë mund të bëni me funksionin e
aktivizimit të lidhjes me valë
Funksioni i aktivizimit të lidhjes me valë mundëson
përdorim të pastër dhe të rehatshëm. Duke lidhur një
fshesë të mbështetur me korrent me veglën, mund ta
përdorni fshesën automatikisht bashkë me mekanizmin
e funksionimit të veglës.
► Fig.32
Për përdorimin e funksionit të aktivizimit të lidhjes me
valë, përgatitni sa më poshtë:
Një njësi me valë (aksesor opsional)
Një fshesë me korrent që mbështet funksionin e
aktivizimit të lidhjes me valë
Pamja e përgjithshme e cilësimit të funksionit të
aktivizimit të lidhjes me valë është si në vijim. Referojuni
seksioneve përkatëse për procedurat e detajuara.
1.
Instalimi i njësisë me valë
2.
Regjistrimi i veglës për fshesën me korrent
3.
Nisja e funksionit të aktivizimit të lidhjes me valë
Instalimi i njësisë me valë
Aksesorë opsionalë
KUJDES:
Kur instaloni njësinë me valë,
vendoseni veglën në një sipërfaqe të sheshtë dhe
të qëndrueshme.
VINI RE:
Përpara se të instaloni njësinë me valë,
pastroni pluhurin dhe papastërtitë në vegël. Pluhuri
ose papastërtitë mund të shkaktojnë keqfunksionim
nëse hyjnë në folenë e njësisë me valë.
VINI RE:
Për të parandaluar keqfunksionimin që
shkaktohet nga elektriciteti statik, përpara se të ngrini
njësinë me valë, prekni një material që shkarkon
elektricitetin statik, si p.sh. një pjesë metalike të veglës.
VINI RE:
Kur instaloni njësinë me valë,
sigurohuni gjithmonë që njësia me valë të jetë e
vendosur në drejtimin e duhur dhe kapaku të jetë i
mbyllur plotësisht.
1.
Hapni kapakun në vegël siç tregohet në figurë.
► Fig.33: 1. Kapaku
2.
Vendosni njësinë me valë në fole dhe më pas
mbyllni kapakun.
Kur vendosni njësinë me valë, bashkërenditni pjesët e
dala me pjesët e futura në fole.
► Fig.34: 1. Njësia me valë 2. Pjesa e dalë 3. Kapaku
4. Pjesa e futur
Kur hiqni njësinë me valë, hapni ngadalë kapakun.
Grepat në pjesën e pasme të kapakut do ta ngrenë
njësinë me valë ndërsa ju tërhiqni lart kapakun.
► Fig.35: 1. Njësia me valë 2. Grepi 3. Kapaku
Pasi ta hiqni njësinë me valë, vendoseni në kasën e
dhënë ose në një enë pa elektricitet statik.
44 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents