Makita DJV141 Instruction Manual page 24

Hide thumbs Also See for DJV141:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Materiali që do të pritet
Dru
Çelik i butë
Çelik i pandryshkshëm
Alumin
Plastik
KUJDES:
Disku i rregullimit të shpejtësisë mund të
kthehet deri në 6 dhe sërish në 1. Mos ushtroni
forcë pas 6 dhe 1, ose funksioni i rregullimit të
shpejtësisë nuk do të funksionojë.
Funksioni elektronik
Vegla është e pajisur me funksione elektronike për
përdorim të lehtë.
Nisja e butë
Funksioni i nisjes së butë minimizon tronditjen
gjatë nisjes dhe bën që vegla të niset pa
probleme.
Rrotullim i butë pa ngarkesë
Për të reduktuar dridhjen dhe për të
bashkërenditur fletën e sharrës për punime në
forma me vijën e prerjes lehtësisht, vegla redukton
automatikisht shpejtësinë e rrotullimit derisa
vegla të nisë prerjen e materialit të punës kur
disku i rregullimit të shpejtësisë është vendosur
në pozicionin 3 ose më shumë. Pasi vegla të nisë
prerjen e materialit të punës, shpejtësia e veglës
arrin në shpejtësinë e paracaktuar dhe e ruan
shpejtësinë derisa vegla të ndalojë.
SHËNIM: Kur temperatura është e ulët, ky funksion
mund të mos jetë i disponueshëm.
Çaktivizimi i funksionit të rrotullimit
të butë pa ngarkesë
Sipas shtetit
Për të çaktivizuar funksionin e rrotullimit të butë pa
ngarkesë, ndiqni hapat e mëposhtëm.
1.
Sigurohuni që vegla të jetë e fikur.
2.
Vendoseni diskun e rregullimit të shpejtësisë në
"1".
3.
Shtypni butonin e bllokimit/zhbllokimit për të
ndezur veglën.
4.
Vendosni diskun e rregullimit të shpejtësisë në "6"
duke e rrotulluar atë dhe më pas vendoseni në "1" duke
e kthyer prapa.
Llamba pulson dy herë për të treguar se është
çaktivizuar funksioni i rrotullimit pa ngarkesë. Për
ta aktivizuar sërish këtë funksion, kryeni të njëjtën
procedurë sërish.
SHËNIM: Nëse funksioni i rrotullimit të butë pa
ngarkesë çaktivizohet, llamba pulson dy herë kur
vegla fiket.
SHËNIM: Gjithashtu mund ta aktivizoni ose
çaktivizoni funksionin e rrotullimit pa ngarkesë duke
ndryshuar diskun e rregullimit të shpejtësisë nga "6"
në "1" dhe duke e ndryshuar nga "1" në "6".
Numri mbi diskun e rregullimit
4 - 6
3 - 6
3 - 4
3 - 6
1 - 4
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur
dhe kutia e baterisë të jetë hequr përpara se të
kryeni ndonjë punë në vegël.
Vendosja ose heqja e diskut të
sharrës
KUJDES:
Gjithmonë pastroni të gjitha ashklat ose mbetjet
e huaja që futen në disk dhe ose në mbajtësen
e fletës. Moskryerja e këtij veprimi mund të
rezultojë në shtrëngimin e pamjaftueshëm të
fletës duke çuar në lëndim të rëndë trupor.
Mos e prekni fletën ose materialin e punës
menjëherë pas punës; mund të jenë shumë të
nxehta dhe mund t'ju djegin lëkurën.
Shtrëngoni fort fletën e sharrës. Moskryerja
e këtij veprimi mund të shkaktojë dëmtime
serioze.
Kur hiqni fletën e sharrës, kini kujdes të mos
lëndoni gishtat me majën e fletës ose majën e
materialit të punës.
► Fig.7: 1. Pozicion i fiksuar 2. Pozicioni i lëshuar
Përpara instalimit të fletës, sigurohuni që mbajtësja e
fletës të jetë në pozicionin e liruar.
Për ta instaluar fletën, futeni fletën (me dhëmbët
përpara) në mbajtësen e fletës derisa të fiksohet.
Mbajtësja e fletës lëviz vetë në pozicionin e fiksuar
dhe fleta bllokohet. Tërhiqeni fletën lehtësisht për t'u
siguruar që ajo të mos bjerë gjatë përdorimit.
KUJDES:
Mos e hapni hapësen e veglës më tepër nga sa
duhet përndryshe mund të dëmtohet vegla.
► Fig.8: 1. Fleta e sharrës për punime në forma
Për ta hequr fletën, shtyni përpara hapësen e veglës
deri në maksimum. Kjo bën të mundur lirimin e fletës.
SHËNIM:
Lubrifikoni cilindrin herë pas here.
Ruajtja e çelësit hekzagonal
► Fig.9: 1. Bazamenti 2. Çelësi heksagonal
Kur nuk e keni në përdorim, çelësin hekzagonal ruajeni
siç tregohet në figurë që mos t'ju humbë.
Pllaka e mbulimit
► Fig.10: 1. Pllaka e mbulimit 2. Bazamenti
Përdorni pllakën e mbulimit kur prisni rimeso
dekorative, plastikë etj. Kjo mbron sipërfaqet e
ndjeshme ose delikate nga dëmtimi. Përshtateni atë në
pjesën e pasme të bazës së veglës.
24 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Djv181z

Table of Contents