Samsung NZ64M3NM1BB/OL User Manual page 58

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
udhëzime për hedhjen
HEDHJA E MATERIALIT TË PAKETIMIT
PARALA-
JMËRIM
Të gjitha materialet e përdorura në paketim janë plotësisht të
riciklueshme. Fletët dhe pjesët prej stiropoli janë shënuar si duhet.
Ju lutem hidhini materialet e paketimit dhe pajisjet e vjetra duke
treguar konsideratë për sigurinë dhe mjedisin.
HEDHJA E PAJISJES SË VJETËR NË MËNYRËN
E DUHUR
PARALA-
JMËRIM
PARALAJMËRIM: Para se ta hidhni pajisjen tuaj të vjetër, bëjeni të
papërdorshme në mënyrë që të mos jetë burim rreziku.
Për të bërë këtë, kërkojini një tekniku të kualifikuar që ta shkëputë
pajisjen nga energjia elektrike dhe të heqë fijet e korrentit.
Pajisja nuk duhet të hidhet bashkë me mbeturinat e zakonshme.
Informacione rreth datave të grumbullimit dhe pikave për hedhjen
e mbetjeve publike mund t'i gjeni te departamenti ose këshilli i
mbetjeve lokale.
HEDHJA E KËTIJ PRODUKTI NË MËNYRËN E DUHUR
(MBETJET E PAJISJEVE ELEKTRIKE DHE ELEKTRONIKE)
(Zbatohet në vende me sisteme të veçanta për grumbullimin)
Shënimi në këtë produkt, në aksesorët ose literaturën e tij tregojnë se
ky produkt dhe aksesorët e tij elektronikë (p.sh. karikues, kufje, kabëll
USB) nuk duhet të hidhen bashkë me mbeturinat e tjera shtëpiake në
fund të jetës së tij. Për të parandaluar dëmtimin e mundshëm në mjedis
ose në shëndetin e njeriut nga hedhja e pakontrolluar e mbetjeve, ju
lutem ndajini këto gjëra nga llojet e tjera të mbetjeve dhe riciklojini në
mënyrë të përgjegjshme që të ndihmoni në ripërdorimin e burimeve
materiale.
Përdoruesit familjarë duhet të kontaktojnë qoftë shitësin ku kanë blerë
këtë produkt, ose zyrën qeveritare lokale, për hollësi se ku dhe si mund
t'i çojnë këto gjëra për riciklim mjedisor të sigurt.
Përdoruesit e biznesit duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre dhe të
shohin rregullat e kushtet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe
aksesorët elektronikë të tij nuk duhet të përzihen me mbetje të tjera
komerciale për t'i hedhur.
14_ udhëzime sigurie

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents