Montimi I Televizorit Te Mbajtësja - Samsung 4 Series User Manual

Hide thumbs Also See for 4 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Montimi i televizorit te mbajtësja
Sigurohuni t'i keni të gjithë aksesorët e treguar dhe ta montoni mbajtësen duke ndjekur udhëzimet e dhëna për montimin.
Masa paraprake të sigurisë: Sigurimi i televizorit në mur
PARALAJMËRIM: Mos e vendosni kurrë televizorin në një vend të paqëndrueshëm. Televizori mund të bjerë,
duke shkaktuar lëndim të rëndë personal ose vdekje. Shumë lëndime, veçanërisht ndaj fëmijëve, mund të
shmangen duke marrë masa të thjeshta paraprake si
Përdorimi i mobilieve ose mbështetëseve të rekomanduara nga prodhuesi i televizorit.
Përdorimi vetëm i mobilieve që mund ta mbështesin televizorin në mënyrë të sigurt.
Sigurimi që televizori nuk i tejkalon anët e mobilies mbështetëse.
Mosvendosja e televizorit mbi pjesë pajisjesh të gjata (për shembull, bufe ose rafte librash) pa e fiksuar, si
mobilien ashtu dhe televizorin në një mbështetëse të përshtatshme.
Mosvendosja e televizorit mbi rroba ose materiale të tjera që mund të gjenden midis televizorit dhe
mobilies mbështetëse.
Edukimi i fëmijëve për rreziqet që vijnë nga hipja mbi mobilie për të arritur televizorin ose kontrollet e tij.
Nëse po ruani dhe zhvendosni televizorin tuaj ekzistues, duhet të zbatohen të njëjtat masa si më sipër.
- Nëse ju duhet të lëvizni ose të ngrini televizorin për zëvendësim ose pastrim, sigurohuni të mos nxirrni bazamentin.
Parandalimi i rrëzimit të televizorit
1. Vendosni vidat në një grup kapësesh dhe më pas shtrëngojini mirë në
mur. Sigurohuni që vidat të jenë montuar mirë në mur.
- Në varësi të llojit të murit, mund të keni nevojë për materiale shtesë,
si p.sh. mbërthyese.
2. Vendosni vidat në grupin e dytë të kapëseve dhe më pas shtrëngojini në
televizor.
- Vidat mund të mos jepen me këtë produkt. Në rast të tillë duhet t'i
blini veçmas sipas specifikimeve të mëposhtme.
3. Lidhini kapëset e fiksuara në televizor dhe kapëset e fiksuara në mur me
një kavo rezistente e të fortë dhe më pas shtrëngojeni mirë.
- Instalojeni televizorin pranë murit në mënyrë që të mos bjerë
mbrapsht.
- Lidheni kavon në mënyrë të atillë që kapëset e fiksuara në mur të jenë
në të njëjtën lartësi ose më poshtë se kapëset e fiksuara në televizor.
UK5100B_XH_BN68-07346X-03_L09.indb 19
Kujdes: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi televizor mund të bëjë që televizori të
rrëzohet. Në veçanti, sigurohuni që fëmijët të mos varen apo të mos ta destabilizojnë
televizorin. Ky veprim mund të shkaktojë rrëzimin e televizorit, duke shkaktuar
lëndime të rënda ose vdekje. Ndiqni të gjitha masat e sigurisë të përmendura në
broshurën e sigurisë që vjen me televizorin. Për të rritur stabilitetin dhe sigurinë,
mund të blini dhe të instaloni pajisjen kundër rënies, siç përshkruhet më poshtë.
Shqip - 19
2016-07-11 오후 1:22:44

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents