Montimi I Televizorit Te Mbajtësja - Samsung series 5 User Manual

Hide thumbs Also See for series 5:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Montimi i televizorit te mbajtësja
Sigurohuni t'i keni të gjithë aksesorët e treguar dhe ta montoni mbajtësen duke ndjekur udhëzimet e dhëna për montimin.
Masa paraprake të sigurisë: Sigurimi i televizorit në mur
Parandalimi i rrëzimit të televizorit
Këto janë udhëzimet e përgjithshme. Kapëset, vidat dhe kavoja nuk ofrohen nga Samsung. Duhet t'i blini veçmas. Sugjerojmë
konsultimin me një shërbim ose ekspert instalimi televizorësh për instalimin e pjesëve specifike dhe të atyre kundër rënies.
1. Vendosni vidat në kapëse dhe shtrëngojini fort në mur. Sigurohuni që vidat të
jenë instaluar fort në mur.
- Në varësi të llojit të murit, mund të keni nevojë për materiale shtesë, si p.sh.
mbërthyese.
2. Hiqni vidat nga pjesa e pasme qendrore e televizorit, vendosini në kapëse dhe
shtrëngojini mbi televizor.
- Vidat mund të mos jepen me këtë produkt. Në rast të tillë duhet t'i blini
veçmas sipas specifikimeve të mëposhtme.
3. Lidhini kapëset e fiksuara në televizor dhe kapëset e fiksuara në mur me një kavo
rezistente, të fortë dhe më pas shtrëngojeni mirë.
- Instalojeni televizorin pranë murit në mënyrë që të mos bjerë mbrapsht.
- Lidheni kavon në mënyrë të atillë që kapëset e fiksuara në mur të jenë në të
njëjtën lartësi ose më poshtë se kapëset e fiksuara në televizor.
- Zgjidheni kavon përpara se ta lëvizni televizorin.
4. Sigurohuni që të gjitha lidhjet të jenë siguruar siç duhet. Kontrolloni herë pas
here lidhjet për shenja problemesh ose dëmtimesh. Nëse keni ndonjë dyshim për
sigurinë e lidhjeve, kontaktoni një ekspertin e instalimit.
Kujdes: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi televizor mund të bëjë që televizori të
rrëzohet. Në veçanti, sigurohuni që fëmijët të mos varen apo të mos ta destabilizojnë
televizorin. Ky veprim mund të shkaktojë rrëzimin e televizorit, duke shkaktuar lëndime
të rënda ose vdekje. Ndiqni të gjitha masat e sigurisë të përmendura në broshurën e
sigurisë që vjen me televizorin. Për të rritur stabilitetin dhe sigurinë, mund të blini dhe
të instaloni pajisjen kundër rënies, siç përshkruhet më poshtë.
Shqip - 12

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents