Zgjidhja E Problemeve - Samsung 4 Series User Manual

Hide thumbs Also See for 4 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Zgjidhja e problemeve dhe mirëmbajtja

Zgjidhja e problemeve

Nëse televizori shfaq ndonjë problem, provoni fillimisht këtë listë problemesh dhe zgjidhjesh të mundshme. Nëse asnjëra
nga këshillat e sugjeruara nuk e zgjidh problemin, vizitoni "www.samsung.com" dhe shtypni "Mbështetja" ose telefononi
qendrën e shërbimit për klientin të Samsung-ut.
Cilësia e figurës
Fillimisht kryeni Testi i figurës dhe konfirmoni që televizori e shfaq siç duhet figurën e testit. (shkoni te MENU - Mbështet
- Vetë-diagnostikim - Testi i figurës). Nëse figura e testit shfaqet siç duhet, figura e dobët mund të jetë shkaktuar nga
burimi ose sinjali.
Figura e televizorit nuk duket aq mirë sa dukej në dyqan.
Nëse keni marrës kabllor/dekodues analog, merrni një dekodues dixhital. Përdorni kabllo "HDMI" ose "Component" për të
nxjerrë cilësi figure "HD" (rezolucion i lartë).
Pajtimtarë në kabllor/satelitor: Provoni kanalet dixhitale nga renditja e kanaleve.
Lidhja me antenë: Provoni kanalet HD pasi të kryeni sintonizimin automatik.
Shumë kanale HD janë të përshkallëzuara nga materiale SD (rezolucion standard).
Rregulloni rezolucionin e daljes së figurës së kabllorit/dekoduesit në 1080i ose 720p.
Sigurohuni që po shikoni televizor në largësinë minimale të rekomanduar sipas madhësisë dhe rezolucionit të sinjalit.
Figura del e shformuar: gabim makroblloku, kuadrate të vogla, njolla, gabim pikëzimi.
Ngjeshja e materialeve video mund të shkaktojë shformime të figurës, sidomos të figurave që lëvizin shpejt, si sportet
dhe filmat aksion.
Sinjali i dobët ose cilësia e dobët mund të shkaktojë shformim të figurës. Ky nuk është problem i televizorit.
Celularët që përdoren pranë televizorit (deri brenda 1 m) mund të shkaktojnë zhurmë të figurës në kanalet analoge dhe
dixhitale të televizorit.
Ngjyra është e gabuar ose mungon.
Nëse përdorni lidhje Component, sigurohuni që kabllot Component janë lidhur në foletë e duhura. Lidhjet e pasakta ose
të lirshme mund të shkaktojnë probleme me ngjyrat ose ekran pa figurë.
Ngjyra ose ndriçimi është i dobët.
Rregulloni opsionet Figurë në menynë e televizorit. (shkoni te Regjim figure / Ngjyra / Ndriçimi / Mprehtësia)
Rregulloni opsionin Kursim energjie në menynë e televizorit. (shkoni te MENU - Sistemi - Zgjidhja eko - Kursim energjie)
Provoni të rivendosni figurën për të shfaqur cilësimet bazë të figurës. (shkoni te MENU - Figurë - Rivendos figurën)
UK5100B_XH_BN68-07346X-03_L09.indb 12
Shqip - 12
2016-07-11 오후 1:22:41

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents