Carrier 42QSS009DS Installation Manual page 323

Duct type air conditioner
Hide thumbs Also See for 42QSS009DS:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
8. SHËRBIMI I INFORMIMIT
8.12 KABLLOT
Kontrolloni që kabllot të mos i nënshtrohen konsumit, gërryerjes, trysnisë të tepërt, dridhjeve, skajeve të
mprehta apo ndikimeve të tjera negative mjedisore. Kontrolli duhet të marrë gjithashtu parasysh pasojat e
vjetrimit ose të dridhjeve të vazhdueshme nga burime si kompresorët apo ventilatorët.
8.13 DIKTIMI I AGJENTËVE TË NDEZSHËM FTOHËS
Në asnjë rast burimet e mundshme të ndezjes nuk duhen përdorur për kërkimin apo diktimin e rrjedhjeve të
agjentit ftohës. Nuk duhet përdorur elektrik halogjen (apo detektor tjetër me flakë të hapura).
8.14 MËNYRAT E DIKTIMIT TË RRJEDHJEVE
Mënyrat e mëposhtme për diktimin e rrjedhjeve gjykohen si të pranueshme për sistemet që përmbajnë
agjentë të ndezshëm ftohës. Duhen përdorur detektorë elektronikë rrjedhjeje për diktimin e agjentëve të
ndezshëm ftohës, por ndjeshmëria mund të mos jetë e përshtatshme ose mund të nevojitet rikalibrim.
(Pajisjet e diktimit duhen kalibruar në zona pa agjentë ftohës.) Sigurohuni që detektori të mos jetë burim i
mundshëm ndezjeje dhe të jetë i përshtatshëm për agjentin ftohës. Pajisjet e diktimit të rrjedhjeve duhen
caktuar në përqindjen e LFL-së së agjentit ftohës, duhen kalibruar sipas agjentit ftohës të përdorur dhe
duhet konfirmuar përqindja e duhur e gazit (maksimumi 25%). Lëngjet për diktimin e rrjedhjeve janë të
përshtatshme për përdorim me shumicën e agjentëve ftohës, por përdorimi i detergjenteve me përmbajtje
klori duhet evituar, pasi klori mund të veprojë me agjentin ftohës dhe të gërryejë tubacionin prej bakri. Nëse
dyshohet për rrjedhje, të gjitha flakët e hapura duhen hequr ose fikur. Nëse vërehet rrjedhje e agjentit ftohës
që kërkon saldim, i gjithë agjenti ftohës duhet nxjerrë nga sistemi ose duhet izoluar (nëpërmjet valvulave
mbyllëse) në një pjesë të sistemit larg nga rrjedhja. Azoti pa oksigjen (OFN) duhet spastruar në vijim nga
sistemi edhe përpara edhe pas procesit të saldimit.
8.15 HEQJA DHE NXJERRJA
Në raste ndërhyrjeje në qarkun e agjentit ftohës për riparime ose qëllime të tjera duhen përdorur procedura
konvencionale. Por është e rëndësishme që të ndiqen praktikat e mira pasi duhet marrë parasysh
ndezshmëria. Duhet ndjekur procedura e mëposhtme:
hiqni agjentin ftohës;
spastroni qarkun me gaz inert;
nxirrni gazin;
rispastroni me gaz inert;
hapeni qarkun me prerje ose saldim.
Mbushja me agjent ftohtës duhet të rikuperohet në cilindrat e duhur të rikuperimit. Sistemi duhet të shpëlahet
me azot pa oksigjen për të garantuar sigurinë e njësisë. Mund të nevojitet që ky proces të përsëritet disa herë.
Nuk duhet përdorur ajër i komprimuar apo oksigjen për këtë punë.
Shpëlarja duhet të kryhet duke hequr vakuumin nga sistemi me anë të azotit pa oksigjen dhe duke vijuar me
mbushjen derisa të arrihet presioni i punës, në vijim duke e çajrosur atmosferën dhe duke e zbrazur së fundi
deri në vakuum. Ky proces duhet të përsëritet derisa të mos mbesë më agjent ftohës në sistem.
Kur të përdoret mbushja e fundit me azot pa oksigjen, sistemi duhet të çajroset deri në presionin atmosferik
që mundëson kryerjen e punës. Ky veprim është i rëndësisë kritike nëse në tubacion do të kryhen punime
saldimi. Sigurohuni që dalja e pompës së vakuumit të mos mbyllet në burime ndezjeje dhe që të ketë ajrosje.
SQ-25

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

42qss012ds42qss018ds42qss024ds42qss024r8s42qss030ds42qss036ds ... Show all

Table of Contents