Makita VC2211M Instruction Manual page 24

Hide thumbs Also See for VC2211M:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Vendosja dhe heqja e qeses filtër
PARALAJMËRIM:
Përdorni gjithmonë një respirator P2.
Kur përdorni qesen filtër, përdorni edhe filtrin e ajrit
që ishte vendosur paraprakisht në vegël. Nëse
nuk e përdorni bashkë me filtrin e ajrit, mund të
shkaktohet zhurmë e pazakontë dhe nxehtësi, e
cila mund të rezultojë në zjarr.
KUJDES:
Mos thithni ujë, lëngje të tjera ose pluhura të
njomë kur përdorni qesen filtër. Thithja e sendeve
të tilla mund të shkaktojë çarjen e qeses filtër.
Fig.11
1.
Zgjerimi i qeses filtër.
Fig.12
2.
Bashkërenditni vrimën e qeses filtër me vrimën e
thithjes së pluhurit në fshesë.
3.
Fusni kartonin e qeses filtër brenda në vegël në
mënyrë që të jetë e pozicionuar në fund, përtej
pjesës së dalë të dhëmbëzuar.
Kur ta hiqni qesen filtër, tërhiqni skajin në folenë e
qeses filtër në mënyrë që foleja të mbyllet me një letër.
Instalimi i qeses së polietilenit
Fshesa mund të përdoret edhe pa qesen e polietilenit.
Megjithatë, përdorimi i qeses së polietilenit e bën më të
lehtë zbrazjen e depozitës pa bërë pis duart.
Fig.13
Përhapni qesen e polietilenit në depozitë. Vendoseni
ndërmjet pllakës së mbajtëses dhe depozitës dhe
tërhiqeni në vrimën e tubit.
Fig.14
Hapeni qesen rreth pjesës së sipërme të depozitës.
Kapni në kanxhë në anën tjetër të qeses rreth pjesës së
sipërme të depozitës në mënyrë të tillë që të kapet fort
në kanxhën e parafiltrit.
SHËNIM:
Mund të përdoret një qese polietileni që gjendet në
treg. Rekomandohet qese 0,04 mm ose më e trashë.
Pluhuri i tepërt mund ta grisë qesen, ndaj mos thithni
më shumë pluhur se sa gjysma e kapacitetit të qeses.
Hedhja e qeses së polietilenit
PARALAJMËRIM:
Sigurohuni gjithmonë që fshesa të jetë e fikur dhe e
hequr nga priza përpara se të zbrazni qesen e
polietilenit. Moskryerja e këtij veprimi mund të shkaktojë
goditje elektrike dhe lëndim të rëndë personal.
KUJDES:
Mos ushtroni forcë të madhe mbi filtrin e ajrit dhe
mbi depozitë. Ushtrimi i një force të madhe mund
të shkaktojë deformim ose dëmtim të filtrit të ajrit
dhe të depozitës.
Zbrazni depozitën të paktën një herë në ditë, edhe
pse kjo varet nga vëllimi i pluhurit të mbledhur në
depozitë.
Përndryshe,
dobësohet dhe motori mund të prishet.
Kur zbrazni depozitën mos e kapni atë nga kanxha.
Po kapët kanxhën ajo mund të thyhet.
Fig.15
Lëshojeni kapakun e depozitës nga kanxha dhe ngrijeni
lart.
Fig.16
Nxirrni qesen e polietilenit nga depozita.
SHËNIM:
Nxirreni qesen e polietilenit me kujdes nga
depozita në mënyrë që ajo mos të ngecë dhe të
griset nga pjesa e dalë në depozitë gjatë zbrazjes
së saj.
Zbrazeni qesen e polietilenit përpara se të
mbushet. Pluhuri i tepërt në depozitë mund të
grisë qesen e polietilenit.
Lidhja e tubit
KUJDES:
Mos e përkulni ose shtypni tubin me forcë. Mos e
lëvizni fshesën duke e tërhequr nga tubi. Përkulja,
shtypja dhe tërheqja e tubit mund të shkaktojë
dëmtimin ose deformimin e tubit.
Kur thithni mbeturina të mëdha si tallash, pluhura
betoni ose mbeturina të tjera të ngjashme me
përmasa jo të vogla, përdorni tubin me diametër të
brendshëm prej 38 mm (aksesor opsional).
Përdorimi i tubit me diametër të brendshëm prej
28 mm mund të shkaktojë bllokimin dhe dëmtimin
e tubit.
Vini gjithmonë kapakun në portën e montimit sa
herë të hiqni tubin nga vegla.
Fig.17
Hiqni kapakun nga porta e montimit. Mund ta vendosni
kapakun në mbajtësen e shumëfishtë ndërkohë që tubi
është i lidhur me veglën.
Fig.18
Fusni tubin në portën e montimit të depozitës dhe
rrotullojeni në drejtim orar derisa të zërë vend.
PËRDORIMI
PARALAJMËRIM:
Përdorni gjithmonë një respirator P2.
KUJDES:
Nëse nga pajisja del shkumë ose lëng, fikeni atë
menjëherë. Vazhdimi i përdorimit në këto kushte
mund të shkaktojë goditje elektrike dhe prishje të
fshesës.
24
forca
thithëse
do

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Vc3211m

Table of Contents