Makita 9561CR Instruction Manual page 27

Hide thumbs Also See for 9561CR:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Disku i rregullimit të shpejtësisë
Për 9561CVR, 9562CVR, 9564CVR, 9565CVR
Fig.5
Shpejtësia e rrotullimit mund të ndryshohet duke e
kthyer çelësin e rregullimit të shpejtësisë në një numër
të caktuar nga 1 deri në 5.
Shpejtësia më e lartë përftohet kur çelësi kthehet në
drejtim të numrit 5. Shpejtësia më e ulët përftohet kur ai
kthehet në drejtim të numrit 1.
Referojuni tabelës për lidhjen ndërmjet vendosjes së
numrave në çelës dhe shpejtësisë së përafërt të
rrotullimit.
Numri
1
2
3
4
5
010478
KUJDES:
Nëse pajisja përdoret vazhdimisht në shpejtësi të
ulët për një kohë të gjatë, motori do të
mbingarkohet dhe do të nxehet.
Disku i rregullimit të shpejtësisë mund të kthehet
deri në 5 dhe sërish në 1. Mos ushtroni forcë pas
5 dhe 1, ose funksioni i rregullimit të shpejtësisë
nuk do të funksionojë.
Veglat të cilat janë të pajisura me funksionin elektronik
përdoren lehtë për shkak të karakteristikave të mëposhtme.
Kontrolli elektronik i shpejtësisë konstante
E mundur për të marrë rezultate të mira, sepse
shpejtësia e rrotullimit mbahet konstante, madje
edhe në kushte kur vegla është e ngarkuar.
Tipari i ndezjes së ngadaltë
Ndezje e ngadaltë për shkak të tronditjes së
mbytur të ndezjes.
Mbrojtësi nga mbingarkesa
Kur ngarkesa në vegël i tejkalon nivelet e
pranueshme, ulet fuqia që i shkon motorit për ta
mbrojtur motorin nga mbinxehja. Kur ngarkesa
kthehet në nivele të pranueshme, pajisja do të
funksionojë si normalisht.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe hequr
nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë mbi të.
Instalimi i mbajtëses (dorezës) anësore
Fig.6
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që mbajtësja anësore është
instaluar siç duhet përpara përdorimit.
Vidhoseni mirë mbajtësen anësore në pozicionin e
veglës siç tregohet në figurë.
-1
min
(RPM)
2800
4000
6500
9000
12 000
27
Instalimi ose heqja e mbrojtëses së diskut
(për disk të shtypur në qendër, multidisk /
disk smerilues prerës, disk diamanti)
Për vegla me mbrojtëse disku të llojit me vidë
bllokuese
Fig.7
PARALAJMËRIM:
Mbrojtësja e diskut duhet të përshtatet me veglën
në mënyrë të tillë që pjesa e mbyllur e mbrojtëses
të jetë gjithmonë e drejtuar nga përdoruesi.
Kur përdorni disk smerilues prerës / disk diamanti,
sigurohuni të përdorni vetëm mbrojtësen e posaçme
të diskut të projektuar për përdorim me disqe
prerëse. (Në disa shtete evropiane kur përdoret
disku i diamantit mund të përdoret dhe mbrojtëse e
zakonshme. Ndiqni rregullat e shtetit ku ndodheni.)
Montojeni mbrojtësen e diskut me të dalën në shiritin e
mbrojtëses së diskut të rreshtuar në një vijë me
dhëmbin e kutisë mbajtëse. Në vijim, rrotullojeni
mbrojtësen e diskut në drejtim kundërorar me 180°.
Sigurohuni ta shtrëngoni mirë vidën.
Për ta hequr mbrojtësen e diskut, ndiqni procedurën e
anasjellë të instalimit.
Për vegël me mbrojtëse disku të llojit me levë
mbërthyese
Fig.8
Fig.9
Tërhiqeni levën në drejtimin e shigjetës pas lirimit të vidës.
Montojeni mbrojtësen e diskut me të dalën e rripit të
mbrojtëses të rreshtuar në një vijë me dhëmbëzën e kutisë
mbajtëse. Në vijim rrotullojeni mbrojtësen e diskut rreth
180°. Shtrëngojeni me vidë pas tërheqjes së levës në
drejtimin e shigjetës për qëllim pune. Këndi i qëndrimit të
mbrojtëses së diskut mund të rregullohet nëpërmjet levës.
Për ta hequr mbrojtësen e diskut, ndiqni procedurën e
anasjellë të instalimit.
Instalimi ose heqja e diskut lëmues me
qendër të shtypur/multidiskut (aksesor)
Fig.10
Montoni flanxhën e brendshme në bosht. Futni diskun në
flanxhën e brendshme dhe vidhosni dadon bllokuese te boshti.
Për ta shtrënguar dadon bllokuese, shtypni bllokimin e
boshtit aq fort sa boshti të mos rrotullohet më, pastaj
përdorni çelësin e dados së bllokimit dhe shtrëngojeni
mirë në drejtim orar.
Fig.11
Për ta hequr diskun, ndiqni procedurën e anasjellë të
instalimit.
Flanxha e sipërme
Modelet me shkronjën F janë pajisur si standard me një
super flanxhë. Krahasuar me llojin tradicional, nevojitet
vetëm 1/3 e forcës për të kthyer mbrapsht dadon e
kyçjes.

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

9561cvr9562cr9564cvr9562cvr9565cr9565cvr ... Show all

Table of Contents