Makita 9561CR Instruction Manual page 25

Hide thumbs Also See for 9561CR:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
c) Mos e poziciononi trupin tuaj në zonën ku vegla
elektrike do të lëvizë nëse ndodh kundërveprimi.
Kundërveprimi do ta dërgojë veglën në drejtimin e
kundërt të lëvizjes së diskut në pikën e ngecjes.
d) Tregoni kujdes të veçantë kur të punoni në
cepa, anë të mprehta etj. Shmangni kërcimet
dhe ngecjen e aksesorit. Cepat, anët e mprehta
ose kërcimet kanë një tendencë për të shkaktuar
ngecjen e aksesorit rrotullues që shkakton
humbjen e kontrollit ose kundërveprimin.
e) Mos vendosni një fletë sharre me zinxhir për
drutë ose një fletë sharre të dhëmbëzuar. Fletët
e tilla krijojnë kundërveprime të shpeshta dhe
humbje kontrolli.
Paralajmërimet
për
sigurinë
specifike
gjatë
veprimeve të lëmimit dhe prerjes abrazive:
a) Përdorni vetëm llojet e disqeve që janë të
rekomanduara për veglën tuaj elektrike dhe
mbrojtësen specifike të projektuar për diskun e
zgjedhur. Disqet të cilët nuk janë projektuar për veglën
elektrike nuk mund të mbrohen dhe nuk janë të sigurta.
b) Sipërfaqja smeriluese e disqeve të shtypur
qendrorë duhet të montohet poshtë rrafshit të
buzëve mbrojtëse. Një disk që është montuar
keq dhe që del nga rrafshi i buzëve mbrojtëse, nuk
mund të mbrohet siç duhet.
c) Mbrojtësja duhet të lidhet në mënyrë të
sigurt me pajisjen elektrike dhe të pozicionohet
për siguri maksimale, në mënyrë që një pjesë
shumë e vogël e diskut të jetë e zbuluar nga
ana e përdoruesit. Mbrojtësja ndihmon në
ruajtjen e përdoruesit nga copëzat e thyera të
diskut,
kontakti
aksidental
me
diskun
dhe
shkëndijat që mund të ndezin rrobat.
d) Disqet duhet të përdoren vetëm për aplikacionet e
rekomanduara. Për shembull: mos smeriloni me
anën e diskut prerës. Disqet abrazive prerëse janë
synuar për smerilim anësor, forcat anësore të ushtruara
mbi këto disqe mund të shkaktojnë thyerjen e tyre.
e)
Gjithmonë
përdorni
flanxha
disqesh
padëmtuara të madhësisë dhe formës së diskut të
zgjedhur. Flanxhat e përshtatshme të disqeve
mbështesin diskun duke reduktuar mundësinë e
thyerjes së tij. Flanxhat për disqet e prerjes mund të
jenë ndryshe nga flanxhat e disqeve të smerilimit.
f) Mos përdorni disqe të konsumuara nga
pajisje më të mëdha elektrike. Disku i synuar për
pajisje më të mëdha elektrike nuk është i
përshtatshëm për shpejtësinë e madhe të pajisjes
së vogël dhe mund të plasë.
Paralajmërimet
për
sigurinë
specifike
gjatë
veprimeve të prerjes abrazive:
a) Mos e “bllokoni” diskun prerës ose mos
ushtroni presion të tepërt mbi të. Mos tentoni të
kryeni një prerje të thellë. Ushtrimi i forcës mbi
disk
rrit
ngarkesën
dhe
ndjeshmërinë
ndaj
përdredhjeve ose kapjes së diskut gjatë prerjes dhe
mundësinë e kundërveprimit ose thyerjes së diskut.
b) Mos e poziciononi trupin tuaj në linjë dhe
mbrapa diskut prerës. Kur disku, në pikën e
veprimit, po largohet nga trupi juaj, kundërveprimi i
mundshëm mund ta dërgojë diskun prerës dhe
veglën elektrike në drejtimin tuaj.
c) Kur disku kapet ose kur ndërprisni prerjen për
çdo lloj arsyeje, fikeni veglën elektrike dhe
mbajeni pa lëvizur derisa disku të ndalojë
plotësisht. Mos tentoni kurrë ta tërhiqni diskun
nga vendi i prerjes ndërsa disku është duke lëvizur,
përndryshe mund të ndodhë kundërveprimi. Hetoni
dhe ndërmerrni veprime korrigjuese për të eliminuar
shkaqet e kapjes së diskut.
d) Mos e rifilloni procesin e prerjes sipër
materialit të punës. Lejoni diskun të arrijë
shpejtësinë maksimale dhe më pas hyni
përsëri te vendi i prerjes. Disku mund të kapet
shumë, të shkojë lart ose të kundërveprojë nëse
vegla elektrike rindizet mbi materialin e punës.
e) Mbështetni panelet ose çdo material pune të
madh për të minimizuar rrezikun e bllokimit
dhe të kundërveprimit të diskut. Materialet e
mëdha kanë tendencë të përkulen nga pesha e
tyre. Mbështetëset duhet të vendosen nën
materialin e punës pranë vijës prerëse dhe buzës
së materialit të punës nga të dy anët e diskut.
f) Tregoni kujdes të veçantë kur të bëni një
“prerje në xhep” mbi muret ekzistuese ose në
zona të tjera me shikim të kufizuar. Disku i dalë
mund të presë tuba gazi ose uji, tela elektrikë ose
objekte që shkaktojnë kundërveprim.
Paralajmërimet
për
sigurinë
specifike
gjatë
veprimeve të smerilimit:
a) Mos përdorni një letër të madhe disku për
smerilim. Ndiqni rekomandimet e prodhuesve kur të
zgjidhni letrën smerile. Letra smerile më e madhe se
mbështetësja e rrotës krijon rrezik dëmtimi dhe mund të
shkaktojë ngecjen, thyerjen ose kundërveprimin e diskut.
Paralajmërimet
për
sigurinë
specifike
gjatë
veprimeve të fshirjes me tela:
a) Mbani parasysh që qimet e forta të telit
shkëputen nga furça edhe gjatë funksioneve të
zakonshme. Mos i sforconi telat duke ushtruar
forcë mbi furçën. Qimet e forta të telit mund të
depërtojnë në rrobat e holla dhe/ose në lëkurë.
b) Nëse rekomandohet përdorimi i mbrojtëses
për fshirjen me tela, mos lejoni ndërhyrjen e
diskut ose furçës së telit te mbrojtësja. Disku
ose furça e telit mund të zgjerohet në diametër
nga ngarkesa e punës dhe forcat centrifugale.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë:
17. Kur të përdorni disqe lëmuese me qendër të
shtypur, sigurohuni të përdorni vetëm disqe të
përforcuara me fibër qelqi.
18. KURRË MOS PËRDORNI disqe të llojit Stone
Cup me këtë lëmues. Ky lëmues nuk është
projektuar për këto lloje disqesh dhe përdorimi i këtij
produkti mund të shkaktojë dëmtime personale.
Page 25

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

9561cvr9562cr9564cvr9562cvr9565cr9565cvr ... Show all

Table of Contents