Përdorimi I Përzgjedhësit Të Ciklit - Samsung WF80F5 series User Manual

Hide thumbs Also See for WF80F5 series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Përdorimi i Përzgjedhësit të ciklit
Cikli
Cotton (Pambuk)
Synthetics (Sintetike)
Denim (Xhinse)
Stain Away (Heqje
njollash)
Dark Garment (Rroba të
errëta)
Daily Wash (Larje e
përditshme)
Eco Drum Clean (Pastrimi
ekologjik i kazanit)
Super Eco Wash (Larje
super ekonomike)
Outdoor Care (Larje
rrobash sportive)
Baby Care (Kujdesi për
foshnjën)
Wool (Të leshta)
Hand Wash (Larje me
dorë)
Spin (Centrifugim)
Rinse+Spin
(Shpëlarje+Centrifugim)
Untitled-4 24
Për rroba prej pambuku me ndotje mesatare ose të paktë, çarçafë, mbulesa tryeze, të
brendshme, peshqirë, këmisha etj.
Për mbulesa ose kuverta, shpejtësia e rekomanduar e ciklit të centrifugimit është 800 rpm
(për një ngarkesë prej 2,0 kg ose më pak).
Modelet me 6kg nuk e kanë funksionin e larjes së mbulesave.
Për bluza, këmisha etj. pak ose mesatarisht të ndotura, prej poliestre (diolen, trevira),
poliamidi (perlon, najlon) ose përzierje të ngjashme.
Cikël larjeje me nivel më të lartë uji dhe cikël shpëlarjeje shtesë për të siguruar që të mos
mbeten njolla detergjenti në rroba.
Për rroba me njolla. Cikli Stain Away (Heqje njollash) ofron performancë të jashtëzakonshme
në heqjen e njollave me kujdes maksimal, duke eliminuar nevojën e trajtimit paraprak
të njollave. Për të arritur performancën më të mirë për heqjen e njollave, rekomandojmë
përdorimin e opsionit të temperaturës së lartë në këtë cikël, ku temperatura e larjes rritet
duke përdorur ngrohësin e brendshëm për pastrim të plotë të shumë njollave.
Ky cikël përfshin njomjen për t'i hequr njollat nga rrobat në mënyrë efikase. Gjatë njomjes,
kazani ndalon së rrotulluari për pak kohë dhe ky ndalim nuk është keqfunksionim.
Ciklet shtesë të shpëlarjes dhe reduktimi i shpejtësisë së ciklit të centrifugimit garanton që
rrobat e errëta të preferuara të lahen butësisht dhe të shpëlahen plotësisht.
Për rrobat e përditshme, si p.sh. të brendshme dhe këmisha.
Për pastrimin e kazanit. Pastron papastërtitë dhe bakteret e kazanit. Rekomandohet
përdorim i rregullt (pas çdo 40 larjesh). Nuk nevojitet detergjent ose zbardhues.
Cikli Super Eco Wash (Larje super ekonomike) në temperaturë të ulët garanton arritjen e
rezultateve perfekte në larje, duke mundësuar dhe kursim efikas të energjisë.
Për rroba të padepërtueshme nga uji, si veshjet për mal, për ski dhe sport.
Copat përfshijnë rafinime funksionale të teknologjisë dhe fibra si material zgjerues, zgjatës
dhe mikrofibër.
Larja me temperaturë të lartë dhe ciklet shtesë të shpëlarjes garantojnë që të mos mbetet
më detergjent që irriton lëkurën e bebeve.
Vetëm për të leshtat që mund të lahen me makinë. Ngarkesa duhet të jetë më pak se 2,0 kg
(model i kategorisë 6kg: 1,5kg)
Cikli Wool (Të leshta) i lan rrobat duke përdorur tundje delikate. Gjatë larjes, tundja delikate
dhe njomja vazhdohen për të mbrojtur fibrat e leshit nga tkurrja/shtrembërimi dhe për
të dhënë një pastrim super delikat. Ky funksionim me ndalim/nisje i makinës larëse gjatë
veprimit të njomjes nuk është defekt.
Për ciklin e rrobave të leshta rekomandohet detergjent neutral, për rezultate larjeje të
përmirësuara dhe për kujdes të përmirësuar të fibrave të leshit.
Një cikël shumë i lehtë larjeje, i butë sa edhe larja me dorë.
Kryen një cikël shtesë centrifugimi për të hequr më shumë ujë.
Për ngarkesa që kanë nevojë vetëm për shpëlarje ose për të shtuar zbutësin e materialit te
rrobat.
Shqip - 24
Përdorimi
2015-04-06
11:59:33

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents