Përdorimi I Përzgjedhësit Të Ciklit - Samsung WF80F5 series User Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Përdorimi i Përzgjedhësit të ciklit
Cikli
COTTON (Pambuk)
SYNTHETICS (Sintetike)
15' QUICK WASH (Larje e
shpejtë 15')
BABY CARE (Kujdesi për
foshnjën)
DAILY WASH (Larje e
përditshme)
STAIN AWAY (Heqje
njollash)
SUPER ECO WASH (Larje
super ekonomike)
OUTDOOR CARE (Larje
rrobash sportive)
WOOL (Të leshta)
DELICATES (Delikate)
SPIN (Centrifugim)
RINSE+SPIN
(Shpëlarje+Centrifugim)
WF70F5E_WF60F4E_03445E_SQ.indd 24
Për rroba prej pambuku me ndotje mesatare ose të paktë, çarçafë, mbulesa tryeze, të
brendshme, peshqirë, këmisha etj.
Për mbulesa ose kuverta, shpejtësia e rekomanduar e ciklit të centrifugimit është 800 rpm
(për një ngarkesë prej 2,0 kg ose më pak).
Modelet me 6 kg nuk e kanë funksionin e larjes së mbulesave.
Për bluza, këmisha etj. pak ose mesatarisht të ndotura, prej poliestre (diolen, trevira),
poliamidi (perlon, najlon) ose përzierje të ngjashme.
Për veshjet e ndotura pak dhe rrobat më pak se 2.0 kg që ju duhen shpejt. Kjo kërkon
minimumi rreth 15 minuta, por mund të ndryshojë nga vlerat e treguara në varësi të
presionit të ujit, fortësisë së ujit, temperaturës së ujit në hyrje, temperaturës së dhomës,
llojit dhe sasisë së larjes dhe shkallës së ndotjes, ngarkesën e paekuilibruar të detergjentit të
përdorur, luhatjeve në furnizimin me energji dhe opsioneve shtesë të zgjedhura.
KUJDES: Duhet të ketë më pak se 20 g detergjent (për ngarkesë 2,0 kg) ose
detergjenti mund të mbetet në rroba.
Larja me temperaturë të lartë dhe ciklet shtesë të shpëlarjes garantojnë që të mos mbetet
më detergjent që irriton lëkurën e bebeve.
Për rrobat e përditshme, si p.sh. të brendshme dhe këmisha.
Për rroba me njolla. Cikli STAIN AWAY (Heqje njollash) ofron performancë të
jashtëzakonshme në heqjen e njollave me kujdes maksimal, duke eliminuar nevojën e
trajtimit paraprak të njollave. Për të arritur performancën më të mirë për heqjen e njollave,
rekomandojmë përdorimin e opsionit të temperaturës së lartë në këtë cikël, ku temperatura
e larjes rritet duke përdorur ngrohësin e brendshëm për pastrim të plotë të shumë njollave.
Ky cikël përfshin njomjen për t'i hequr njollat nga rrobat në mënyrë efikase. Gjatë njomjes,
kazani ndalon së rrotulluari për pak kohë dhe ky ndalim nuk është keqfunksionim.
Cikli SUPER ECO WASH (Larje super ekonomike) në temperaturë të ulët garanton arritjen e
rezultateve perfekte në larje, duke mundësuar dhe kursim efikas të energjisë.
Për rroba të padepërtueshme nga uji, si veshjet për mal, për ski dhe sport.
Copat përfshijnë rafinime funksionale të teknologjisë dhe fibra si material zgjerues, zgjatës
dhe mikrofibër.
Vetëm për të leshtat që mund të lahen me makinë. Ngarkesa duhet të jetë më pak se 2,0 kg
(model i kategorisë 6 kg: 1,5 kg)
Cikli WOOL (Të leshta) i lan rrobat duke përdorur tundje delikate. Gjatë larjes, tundja delikate
dhe njomja vazhdohen për të mbrojtur fibrat e leshit nga tkurrja/shtrembërimi dhe për
të dhënë një pastrim super delikat. Ky funksionim me ndalim/nisje i makinës larëse gjatë
veprimit të njomjes nuk është defekt.
Për ciklin e rrobave të leshta rekomandohet detergjent neutral, për rezultate larjeje të
përmirësuara dhe për kujdes të përmirësuar të fibrave të leshit.
Për materiale të holla, sutjena, të brendshme (të mëndafshta) dhe materiale të tjera që
lahen vetëm me dorë. Për performancë më të mirë përdorni detergjent të lëngshëm.
Kryen një cikël shtesë centrifugimi për të hequr më shumë ujë.
Për ngarkesa që kanë nevojë vetëm për shpëlarje ose për të shtuar zbutësin e materialit te
rrobat.
Shqip - 24
Përdorimi
2014-04-23
6:45:39

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Wf70f5 seriesWf60f4 seriesWf80f5e seriesWf72f5 seriesWf7af5 seriesWf61f4 series ... Show all

Table of Contents