Samsung WF80F5 series User Manual page 183

Hide thumbs Also See for WF80F5 series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
KUJDES: KUJDESI në lidhje me instalimin
Kjo pajisje duhet vendosur në një mënyrë të tillë që të jetë e arritshme nga spina e korrentit.
Në rast të kundërt mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr për shkak të rrjedhjes elektrike.
Instaloni pajisjen në një dysheme të sheshtë dhe të fortë që mund të mbajë peshën e saj.
Mosndjekja e kësaj mund të shkaktojnë dridhje anormale, lëvizje, zhurmë ose probleme me produktin.
PARALAJMËRIM: PARALAJMËRIME të rëndësishme të përdorimit
Nëse pajisja përmbytet, çaktivizoni menjëherë furnizimin me ujë dhe energji elektrike dhe kontaktoni qendrën më të afërt të
shërbimit.
Mos e prekni spinën e korrentit me duar të lagura.
Në rast të kundërt mund të sjellë goditje elektrike.
Nëse pajisja bën zhurmë të çuditshme, lëshon erë djegieje ose tym, hiqni menjëherë spinën e korrentit dhe kontaktoni
qendrën më të afërt të shërbimit.
Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Në rast rrjedhjeje gazi (si gaz propan, gaz LP etj.), ventiloni menjëherë pa e prekur spinën e korrentit. Mos e prekni pajisjen ose
kordonin elektrik.
Mos përdorni ventilator.
Shkëndijat mund të shkaktojnë shpërthim ose zjarr.
Mos i lini fëmijët që të luajnë brenda ose mbi makinën larëse. Përveç kësaj, kur ta hidhni pajisjen, hiqni levën e derës së
makinës larëse.
Fëmijët mund të mbyten për shkak të asfiksimit nëse bllokohen brenda produktit.
Sigurohuni të hiqni paketimin (sfungjerin, polistirolin) që është vendosur në fund të makinës larëse para se ta përdorni atë.
Mos lani artikuj që janë të ndotur me benzinë, vajguri, gazolinë, hollues boje, alkool ose substanca të tjera të djegshme ose
shpërthyese.
Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr ose shpërthim.
Mos e hapni me forcë derën e makinës larëse kur është në punë (larje me temperaturë të lartë/tharje/centrifugim).
Uji që del nga makina larëse mund të shkaktojë djegie ose mund ta bëjë dyshemenë të rrëshqitshme. Kjo mund të
shkaktojë lëndim.
Hapja e derës me forcë mund të shkaktojë dëmtim ndaj produktit ose lëndim.
Mos i futni duart poshtë makinës larëse kur po punon.
Kjo mund të shkaktojë lëndim.
Mos e prekni spinën e korrentit me duar të lagura.
Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike.
Mos e fikni pajisjen duke hequr spinën elektrike ndërsa një proces është në punë.
Futja e spinës së korrentit përsëri në prizën në mur mund të shkaktojë shkëndijë dhe të çojë në goditje elektrike ose zjarr.
Mos i lejoni fëmijët ose personat e pafuqishëm ta përdorin makinën larëse pa mbikëqyrjen e duhur. Mos i lini fëmijët që të
ngjiten në pajisje.
Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, djegie ose lëndim.
Mos e fusni dorën ose një objekt metalik poshtë makinës larëse kur është duke punuar.
Kjo mund të shkaktojë lëndim.
Mos e hiqni pajisjen nga priza duke e tërhequr nga kordoni elektrik. Kapeni fort spinën gjithmonë dhe tërhiqeni drejt nga
priza.
Dëmtimi te kordoni elektrik mund të shkaktojë qark të shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike.
Untitled-4 7
Shqip - 7
2015-04-06
11:59:28

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents