Sony STR-DN840 Reference Manual page 69

Multi channel av receiver
Hide thumbs Also See for STR-DN840:
Table of Contents

Advertisement

MARRËVESHJA E LICENCËS SË PËRDORUESIT PËR SOFTUERIN SONY
Ju duhet të lexoni me kujdes marrëveshjen e mëposhtme përpara se të përdorni SOFTUERIN SONY
(i përkufizuar më poshtë). Përdorimi i SOFTUERIT SONY tregon se ju pranoni marrëveshjen.
Nëse nuk jeni dakord me të, nuk autorizoheni të përdorni SOFTUERIN SONY.
E RËNDËSISHME – LEXONI ME KUJDES: Kjo Marrëveshje Licence për Përdoruesin ("EULA")
është një marrëveshje ligjore mes jush dhe Sony Corporation ("SONY"), prodhuesit të pajisjes suaj
të harduerit Sony ("PRODUKTI") dhe licencuesit të SOFTUERIT SONY. Të gjithë softuerët Sony
dhe softuerët e palëve të treta (përveç softuerëve që janë subjekte të licencës së tyre të veçantë)
të përfshirë me PRODUKTIN tuaj dhe çdo përmirësim dhe përditësim i tyre do të referohen këtu
si "SOFTUERI SONY". Ju mund të përdorni SOFTUERIN SONY vetëm me PRODUKTIN.
Duke përdorur SOFTUERIN SONY, ju bini dakord të zbatoni kushtet e kësaj EULA. Nëse nuk bini
dakord me kushtet e kësaj EULA, SONY nuk do t'jua licencojë SOFTUERIN SONY. Në rast të tillë,
ju nuk duhet të përdorni SOFTUERIN SONY.
LICENCA E SOFTUERIT SONY
SOFTUERI SONY mbrohet nga ligjet e të drejtave të autorit dhe marrëveshjet ndërkombëtare të
të drejtave të autorit, si edhe ligje dhe marrëveshje të tjera të pronës intelektuale. SOFTUERI SONY
licencohet, nuk shitet.
DHËNIA E LICENCËS
Të gjithë titujt, të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të SOFTUERIT SONY dhe në të, zotërohen
nga SONY ose licencuesit e tij. Kjo EULA ju jep juve të drejtën të përdorni SOFTUERIN SONY vetëm
për përdorim personal.
PËRSHKRIMI I KËRKESAVE, PENGESAVE, TË DREJTAVE DHE KUFIZIMEVE
Kufizimet. Ju nuk mund të kopjoni, modifikoni, zbërtheni për qëllim dublikimi, zbërtheni ose çmontoni
SOFTUERIN SONY plotësisht ose pjesërisht.
Ndarja e komponentëve. SOFTUERI SONY licencohet si një produkt i vetëm. Pjesët e tij nuk mund
të ndahen.
Përdorimi në një PRODUKT të vetëm. SOFTUERI SONY mund të përdoret vetëm në një PRODUKT
të vetëm.
Dhënia me qira. Ju nuk mund të jepni me qira apo me rentë SOFTUERIN SONY.
Transferimi i Softuerit. Ju mund t'i transferoni në mënyrë të përhershme të gjitha të drejtat tuaja sipas
kësaj EULA vetëm kur SOFTUERI SONY transferohet së bashku me PRODUKTIN dhe si pjesë e tij,
me kusht që ju të mos ruani asnjë kopje, të transferoni të gjithë SOFTUERIN SONY (duke përfshirë,
por pa u kufizuar me, të gjitha kopjet, pjesët e komponentëve, mjetet ruajtëse, manualët e përdorimit,
manualët e udhëzimeve, materialet e tjera të printuara, dokumentet elektronike, disqet e rikuperimit
dhe këtë EULA) dhe marrësi të bjerë dakord me kushtet e kësaj EULA.
Përfundimi. Pa paragjykuar të drejtat e tjera, SONY mund të përfundojë këtë EULA nëse nuk zbatoni
kushtet e kësaj EULA. Në këtë rast, kur kërkohet nga SONY, ju duhet të dërgoni PRODUKTIN te një
adresë e përcaktuar nga SONY, dhe SONY do t'jua dërgojë PRODUKTIN sërish sa më shpejt të jetë
praktikisht e mundur pasi nga PRODUKTI të jetë fshirë SOFTUERI SONY.
Konfidencialiteti. Ju bini dakord se do ta ruani konfidencial informacionin që ndodhet në SOFTUERIN
SONY i cili nuk njihet publikisht dhe se nuk do ta zbuloni këtë informacion te të tjerët pa miratimin
paraprak me shkrim të SONY.
9
AL

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents