Samsung PS43F4500AW User Manual page 140

Hide thumbs Also See for PS43F4500AW:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Pajisja për montimin në mur (e shitur veçmas) ju lejon që të vendosni TV-në në mur. Për informacion të hollësishëm në lidhje me instalimin
e montuesit në mur, shihni udhëzimet që jepen me montuesin në mur. Kontaktoni një teknik për ndihmë kur të instaloni mbërthyesen e
montuesit në mur. Nuk këshillojmë ta bëni vetë.
Samsung Electronics nuk është përgjegjës për ndonjë dëmtim të produktit ose lëndimin tuaj apo të të tjerëve nëse zgjidhni që ta instaloni
TV-në vetë.
Specifikimet e pajisjes për montim në mur (VESA)
Pajisja për montimin në mur nuk disponohet por shitet veçmas.
Instaloni montuesin në mur, në një mur të fortë vertikal me dyshemenë. Kur e vendosni në materiale të tjera ndërtimi, ju lutemi
kontaktoni shitësin tuaj më të afërt. Nëse instalohet në një tavan ose në një mur të pjerrët, mund të bjerë dhe të shkaktojë dëmtime
të rënda personale.
SHËNIM
• Përmasat standarde për pajisjet e montimit në mur tregohen në tabelën më poshtë.
• Kur blini pajisjen tonë të montimit në mur, ju jepet një manual i hollësishëm i instalimit dhe të gjitha pjesët e nevojshme për
vendosjen.
• Mos përdorni vida që nuk janë në përputhje me specifikimet e vidës standarde VESA.
• Mos përdorni vida më të gjata sesa përmasat standarde, pasi ato mund të shkaktojnë dëmtim në pjesën e brendshme të TV-së.
• Për mbështetjet në mur që nuk janë në përputhje me specifikimet e vidës standarde VESA, gjatësia e vidave mund të ndryshojë
në varësi të specifikimeve të tyre.
• Mos i shtrëngoni vidat shumë, pasi kjo mund të dëmtojë produktin ose të shkaktojë që produkti të bjerë, duke shkaktuar lëndim
tek ju. Samsung nuk është përgjegjës për këto lloj aksidentesh.
• Samsung nuk është përgjegjës për dëmtimin e produktit ose lëndimin personal kur përdoret një montues në mur i paspecifikuar
nga VESA ose nëse konsumatori nuk arrin të ndjekë udhëzimet e instalimit të produktit.
• Mos kapërceni këndin prej 15 gradë kur vendosni këtë TV në mur.
Specifikimet VESA
inç
43~51
400 X 400
60~64
600 X 400
Mos instaloni pajisjen e montimit në mur ndërkohë që TV-ja është i ndezur. Mund të rezultojë në lëndimin tuaj për shkak të
goditjes elektrike.
Kyçi Kensington kundër vjedhjes nuk jepet nga Samsung. Kyçi është pajisje që përdoret për të fiksuar fizikisht sistemin kur ky përdoret në
vende publike. Në varësi të prodhuesit paraqitja dhe mënyra e kyçjes mund të ndryshojnë nga ilustrimi. Referojuni manualit të dhënë me
kyçin Kensington për informacion të mëtejshëm mbi përdorimin e duhur.
Shikoni për ikonën "K" në pjesën e pasme të televizorit. Një fole Kensington gjendet në krah të ikonës "K".
Pozicioni dhe ngjyra mund të ndryshojnë në varësi të modelit.
Për të kyçur produktin, ndiqni këto hapa:
1.
Silleni kabllon e kyçit Kensington rreth një objekti të madh fiks, si tryezë apo karrige.
2.
Fundin e kabllos me kyç bashkangjitur rrëshqiteni në skajin me lak të kabllos së
kyçit Kensington.
3.
Futeni pajisjen e kyçjes në folenë Kensington mbi produkt.
4.
Mbylleni kyçin.
Këto janë udhëzime të përgjithshme. Për udhëzime të sakta, shikoni manualin e
përdoruesit që jepet së bashku me pajisjen për kyçje.
Pajisja e kyçit duhet të blihet veçmas.
Instalimi i montuesit në mur
Vidë standarde
(A * B)
M8
Përdorimi i kyçit Kensington kundër vjedhjes
Shqip- 14
Sasia
4
<Fakultative>

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents