Vivax ACP-12CH35AEHI+ R32 User Manual page 141

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 205
AL
Instalimi i njësisë së jashtme/ Outdoor
Unit Installation
Instaloni njësinë duke i ndjekur kodet
lokale si dhe rregulloret, mund të ketë
dallime të lehta në mes të regjioneve të
ndryshme.
Instruksionet e Instalimit –
Njësia e jashtme
Hapi 1: Zgjedhni lokacionin e
instalimit
Para instalimit të njësisë së jashtme,
duhet të zgjidhni një vend të
përshtatshëm. Më poshtë janë
standardet që do t'ju ndihmojnë të
zgjedhni një vend të përshtatshëm për
njësinë.
Vendndodhjet e duhura të instalimit
plotësojnë standardet e mëposhtme:
 Plotëson të gjitha kërkesat
hapësinore të treguara në Kërkesat
e mësipërme të Hapësirës së
Instalimit.
 Qarkullim i mirë i ajrit dhe i ventilimit.
 I fortë dhe i ngurtë - lokacioni mund
ta mbështesë njësinë dhe nuk do të
vibrojë
 Zhurma nga njësia nuk do t'i pengojë
të tjerët
 I mbrojtur nga periudha të
prolonguara të rrezeve direkte të
diellit dhe shiut.
Aty ku pritet reshje bore, merrni
masat e duhura për të parandaluar
akullnajat dhe dëmtimet e spirales.
MOS E instaloni njësinë në
lokacionet e mëposhtme:
 Pranë ndonjë pengese që do të
bllokonte hyrësit dhe dalësit e ajrit.
 Pranë një rruge publike, zona të
stërmbushura me turma, apo ku
zhurma nga njësia do t'i pengonte të
tjerët. Pranë kafshëve apo bimëve që
do të dëmtohen nga lirimi i ajrit të
nxehtë
 Pranë çdo burimi të gazit të djegshëm
 Në hapësira apo lokacione të
ekspozuara ndaj sasive të mëdha të
pluhurit.
Në hapësira apo lokacione të
ekspozuara ndaj sasive të mëdha të
ajrit të kripur.
KONSIDERATA TË VEQANTA
PËR MOTE EKSTREME
Nëse njësia është e ekspozuar ndaj erës
së fortë: Instaloni njësinë në mënyrë që
ventilatori i daljes së ajrit të jetë në një
kënd prej 90 ° në drejtim të erës. Nëse
është e nevojshme, ndërtoni një
pengesë para njësisë për ta mbrojtur atë
nga erërat jashtëzakonisht të rënda.
Shih figurat më poshtë.
Erë e fortë/ Strong wind
Erë e fortë/ Strong wind
Në rast se njësia është ekspozuar
vazhdimisht ndaj reshjeve të mëdha të
shiut dhe borës:
Ndërtoni një strehë mbi njësinë për ta
mbrojtur atë nga shiu apo bora. Kini kujdes
që të mos pengoni ajrin rreth njësisë.
Nëse njësia shpesh ekspozohet ndaj ajrit të
kripur (bregdet):
Përdorni njësinë e jashtme të krijuar
posaçërisht për t'i rezistuar korrozionit.
VIVAX
Erë e ngatërruar
Erë e fortë

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents