Download Print this page

Stihl RMA 253 Instruction Manual page 374

Hide thumbs Also See for RMA 253:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 23
Shqip
■ Bateria nuk është e mbrojtur ndaj të gjitha
ndikimeve të mjedisit rrethues. Nëse bateria
ekspozohet ndaj kushteve të caktuara
mjedisore, mund të marrë flakë apo të
shpërthejë. Personat mund të lëndohen rëndë
dhe të ndodhin dëmtime të pronës.
► Mbrojeni baterinë nga nxehtësia dhe
zjarri.
► Mos i hidhni bateritë në zjarr.
► Baterinë përdoreni dhe ruajeni në
temperatura midis ‑ 10 °C dhe
+ 50 °C.
► Mos e zhysni baterinë në lëngje.
► Mbajeni baterinë larg sendeve metalike.
► Mos e ekspozoni baterinë ndaj trysnive të
larta.
► Mos e ekspozoni baterinë ndaj mikrovalëve.
► Mbrojeni baterinë nga kimikatet dhe
kripërat.
4.6
Gjendja e rregullt e sigurisë
4.6.1
Korrësja e barit
Korrësja e barit është në gjendje të sigurt nëse
përmbushen kushtet e mëposhtme:
– Korrësja e barit është e padëmtuar.
– Korrësja e barit të jetë e pastër dhe e thatë.
– Komandat funksionojnë dhe janë të
pandryshuara.
– Thika është e montuar siç duhet.
– Janë montuar aksesorë origjinalë të STIHL për
këtë korrëse bari.
– Aksesorët janë të instaluar siç duhet.
PARALAJMËRIM
■ Në gjendje jo të sigurt, komponentët mund të
mos funksionojnë më siç duhet dhe pajisjet e
sigurisë mund të anashkalohen. Personat
mund të lëndohen rëndë apo të vdesin.
► Punoni me korrëse të padëmtuar bari.
► Nëse kositësja e barit është e papastër apo
e lagur: Pastrojeni dhe lëreni të thahet.
► Mos e modifikoni kositësen e barit.
► Nëse komandat nuk funksionojnë: Mos e
përdorni korrësen e barit.
► Instaloni vetëm aksesorë origjinalë STIHL
për këtë korrëse bari.
► Instaloni thikën sipas përshkrimit në këtë
manual.
► Instaloni aksesorët sipas përshkrimit në
këto udhëzime përdorimi ose në udhëzimet
e përdorimit të aksesorëve.
374
► Mos vini sende në vrimat e korrëses së
barit.
► Mos lidhni apo krijoni qark të shkurtër mes
kontakteve të mbajtëses së çelësave dhe
sendeve metalike.
► Ndërrojeni në rast konsumi apo shenjash
dëmtimi.
► Nëse keni dyshime: Konsultohuni me
shitësin e STIHL.
4.6.2
Thika
Thika është në gjende të sigurt nëse
përmbushen kushtet e mëposhtme:
– Thika dhe aksesorët janë të padëmtuar.
– Thika nuk është e deformuar.
– Thika është e montuar siç duhet.
– Thika është e mprehur siç duhet.
– Thika nuk ka pjesë të ngrëna.
– Thika është e drejtpeshuar.
– Nuk tejkalohen trashësia minimale dhe
gjerësia minimale e thikës,
– Ruhet këndi i mprehjes,
PARALAJMËRIM
■ Në gjendje jo të sigurt pjesë të thikës mund të
lirohen dhe të flaken përreth. Mund të
lëndohen njerëzit.
► Punoni me thikë dhe aksesorë të
padëmtuar.
► Vendosini thikat saktë.
► Mprehini thikat saktë.
► Nëse arrihet trashësia minimale dhe
gjerësia minimale: Ndërrojeni thikën.
► Kryejeni balancimin e thikës te shitësi i
STIHL.
► Nëse keni dyshime: Konsultohuni me
shitësin e STIHL.
4.6.3
Bateria
Bateria është në gjendje sigurie nëse
përmbushen kushtet e mëposhtme:
– Bateria nuk është e dëmtuar.
– Bateria është e pastër dhe e thatë.
– Bateria funksionin dhe është e pamodifikuar.
PARALAJMËRIM
■ Në gjendje të pasigurt bateria nuk mund të
funksionojë siç duhet. Mund të lëndohen
njerëzit.
► Punoni me bateri të padëmtuar dhe
funksionale.
► Mos e karikoni baterinë e dëmtuar apo me
probleme.
► Nëse bateria është e papastër apo e lagur:
Pastrojeni baterinë dhe lëreni të thahet.
► Mos e karikoni baterinë.
4 Udhëzime sigurie
20.2.
20.2.
0478-131-9862-C

Advertisement

loading