Udhëzues I Shpejtë - Samsung MS23H3125 Series Owner's Instructions & Cooking Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 211
Samsung do të faturojë tarifën e riparimit për zëvendësimin e një aksesori ose për riparimin
e një defekti kozmetik nëse dëmi në njësi dhe/ose dëmtimi ose humbja e aksesorit është
shkaktuar nga klienti. Artikujt që mbulon ky kusht përfshijnë:
(a) derën, dorezën, panelin e jashtëm ose panelin e kontrollit të shtypur, gërvishtur ose të
thyer.
(b) Tavën, rrotulluesin drejtues, bashkuesin ose skarën e thyer ose të humbur.
• Përdoreni këtë pajisje vetëm për qëllimin për të cilin është parashikuar, ashtu siç
përshkruhet në këtë manual udhëzues. Paralajmërimet dhe udhëzimet e rëndësishme
mbi sigurinë në këtë manual nuk mbulojnë të gjitha kushtet dhe situatat e mundshme
që mund të shfaqen. Është përgjegjësia juaj të veproni praktikisht, me kujdes dhe me
vëmendje kur instaloni, mirëmbani dhe vini në përdorim pajisjen.
• Duke qenë se këto udhëzime përdorimi mbulojnë modele të ndryshme, karakteristikat
e furrës tuaj me mikrovalë mund të ndryshojnë pak nga ato që përshkruhen në këtë
manual dhe jo të gjitha shenjat paralajmëruese mund të jenë të zbatueshme. Nëse
keni ndonjë pyetje ose shqetësim, kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit ose
kërkoni ndihmë dhe informacione në internet në www.samsung.com.
• Furra me mikrovalë është menduar të përdoret për nxehjen e ushqimit. Ajo është
parashikuar vetëm për përdorim në shtëpi. Mos nxehni materiale tekstile ose jastëkë
të mbushur me drithëra, të cilat mund të shkaktojnë djegie dhe zjarr. Prodhuesi nuk
mund të mbajë përgjegjësi për dëmtimet e shkaktuara nga mospërdorimi në mënyrën
e duhur të pajisjes.
• Mosmbajtja e furrës në kushte të pastra mund të prishë sipërfaqen, gjë që mund të
ndikojë për keq në jetëgjatësinë e pajisjes si dhe mund të shkaktojë një situatë të
rrezikshme.
ELIMINIMI I DUHUR I KËTIJ PRODUKTI (PAJISJE
ELEKTRIKE DHE ELEKTRONIKE PËR T'U FLAKUR)
(Zbatohet për shtetet me sisteme grumbullimi të veçuar)
Kjo shenjë që shfaqet në produkt, pajisjet shtesë ose literaturë, tregon se produkti
dhe pajisjet e tij elektronike shtesë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB) nuk
duhet të hidhen së bashku me mbeturinat e tjera shtëpiake në fund të jetës së tyre
të punës. Për të parandaluar një dëm të mundshëm ndaj mjedisit ose shëndetit
njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ju lutemi ndajini këto pajisje
nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini ato në mënyrë të përgjegjshme për të
promovuar ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.
Përdoruesit në shtëpi duhet të kontaktojnë ose shitësin me pakicë ku e blenë
këtë produkt ose zyrën e pushtetit vendor të tyre për hollësi se ku dhe si mund t'i
dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor.
Përdoruesit e biznesit duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre dhe të kontrollojnë
kushtet dhe afatet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe pajisjet e tij shtesë
elektronike nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare për eliminim.
MS23H3125AK_OL_DE68-04241E-00_SQ.indd 11
udhëzues i shpejtë
Nëse dëshironi të gatuani disa ushqime.
1. Vendoseni ushqimin në furrë.
Shtypni butonin Microwave (Furra me mikrovalë) për të
filluar gatimin.
2. Rrotulloni dorezën e çelësit në pozicionin e dëshiruar
derisa të shfaqet niveli i duhur i fuqisë. Në këtë moment
shtypni dorezën e çelësit për të caktuar nivelin e fuqisë.
3. Caktoni kohën e gatimit duke rrotulluar dorezën e çelësit.
4. Shtypni butonin START/+30s (FILLO/+30s).
Rezultati: Gatimi fillon. Sinjali i furrës bie 4 herë kur
Nëse dëshironi të shkrini automatikisht ushqimin në mënyrë të fuqishme.
1. Vendoseni ushqimin e ngrirë në furrë. Shtypni butonin
Power Defrost (Shkrirje e fuqishme).
2. Caktoni kategorinë e gatimit duke rrotulluar dorezën
e çelësit. Shtypni dorezën e çelësit për të caktuar
kategorinë e dëshiruar.
3. Zgjidhni peshën duke rrotulluar dorezën e çelësit siç
kërkohet.
4. Shtypni butonin START/+30s (FILLO/+30s).
Nëse doni të shtoni 30 sekonda të tjera.
Lëreni ushqimin në furrë.
Shtypni START/+30s (FILLO/+30s) një herë ose më shumë për
çdo 30 sekonda të tjera që dëshironi të shtoni.
Shqip - 11
përfundon gatimi.
2014-01-15
11:25:56

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents