Samsung MS23H3125 Series Owner's Instructions & Cooking Manual page 129

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 211
Mos e instaloni këtë pajisje; pranë ngrohësve, materialeve
të ndezshme; në vende me lagështirë, me vaj ose me
pluhur, në një vend të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj rrezeve
të diellit dhe ujit ose aty ku ka rrjedhje të gazit; në tokë.
Kjo pajisje duhet të tokëzohet siç duhet në përputhje me
kodet vendase dhe kombëtare.
Hiqni vazhdimisht të gjitha substancat e huaja, si pluhurin
ose ujin nga terminalet e prizës elektrike dhe nga pikat e
kontaktit me anë të një cope të thatë.
Mos e tërhiqni ose e mos përkulni në mënyrë ekstreme
kabllon e energjisë ose mos vendosni objekte të rënda
mbi të.
Në rast të rrjedhjes së gazit (siç është gazi propan, gazi LP,
etj.), ajroseni menjëherë pa e prekur spinën elektrike.
Mos e prekni spinën elektrike me duar të njoma.
Mos e fikni pajisjen duke hequr prizën, ndërkohë që është
duke punuar.
Mos furni gishtat ose substanca të huaja. Nëse substanca
të tilla si uji, hyjnë në pajisje, hiqeni spinën elektrike dhe
kontaktoni qendrën tuaj më të afërt të shërbimit.
Mos ushtroni shumë presion ose ngjeshje te pajisja.
Mos e vendosni furrën në një objekt delikat siç është
lavamani ose një objekt prej qelqi.
Mos përdorni benzen, hollues, alkool, pastrues me avull
ose pastrues me presion të lartë për të pastruar pajisjen.
Sigurohuni që voltazhi, frekuenca dhe rryma e energjisë të
përputhen me ato të specifikimeve të produktit.
Vendoseni spinën e korrentit në prizën në mur në
mënyrë të shtrënguar. Mos përdorni përshtatës spine të
shumëfishtë, kabllo zgjatuese ose transformator elektrik.
MS23H3125AK_OL_DE68-04241E-00_SQ.indd 9
Mos e varni kabllon elektrike në një objekt metalik, mos
e futni kabllon elektrike ndërmjet objekteve ose mbrapa
furrës.
Mos përdorni spinë elektrike, kordon elektrik të dëmtuar
ose prizë në mur të lirshme. Kur spina elektrike ose
kablloja elektrike është dëmtuar, kontaktoni qendrën më të
afërt të shërbimit.
Mos hidhni ose të spërkatni drejtpërdrejt ujë në furrë.
Mos vendosni objekte në furrë, brenda ose te dera e
furrës.
Mos spërkatni substanca të avullueshme, siç janë
insekticidet, mbi sipërfaqen e furrës.
Mos vendosni materiale të ndezshme mbi furrë. Tregoni
kujdes sidomos kur të nxehni gatime ose pije që
përmbajnë alkool, pasi avujt e alkoolit mund të bien në
kontakt me një pjesë të nxehtë të furrës.
Mbajini fëmijët larg derës, gjatë hapjes ose mbylljes, pasi
mund të përplasen me derën ose mund të kapin gishtat.
PARALAJMËRIM: Nxehja me mikrovalë e pijeve mund
të rezultojë në vlim të vonuar shpërthyes, prandaj duhet
treguar kujdes gjatë mbajtjes së enës; Për të parandaluar
këtë situatë, lini GJITHMONË një kohë qëndrimi prej të
paktën 20 sekondash pas fikjes së furrës, në mënyrë që
temperatura të barazohet. Trazojini gjatë nxehjes, nëse
është e nevojshme dhe trazojini GJITHMONË pas nxehjes.
Në rast djegie, ndiqni udhëzimet për NDIHMËN E PARË:
• Zhyteni vendin e djegur me ujë të ftohtë për të
paktën 10 minuta.
• Mbulojeni me një rrobë të pastër dhe të thatë.
• Mos e lyeni me krem, vaj ose me locione.
Mos e vendosni tabakanë ose skarën në ujë pak kohë pas
gatimit, pasi kjo mund të shkaktojë thyerjen ose dëmtimin
e tabakasë ose të skarës.
Shqip - 9
2014-01-15
11:25:54

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents