Samsung MS23H3125 Series Owner's Instructions & Cooking Manual page 130

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 211
Mos e përdorni furrën me mikrovalë për skuqje me shumë
yndyrë, pasi temperatura e vajit nuk mund të kontrollohet.
Kjo mund të shkaktojë derdhje të papritur të lëngut të
nxehtë.
KUJDES
Përdorni vetëm enë kuzhine që janë të përshtatshme
për t'u përdorur për furrë me mikrovalë; MOS përdorni
enë metalike, servis pjatash me zbukurime prej ari dhe
argjendi, shish, pirunë, etj.
Hiqni lidhëset metalike nga çantat plastike ose prej letre.
Arsyeja: Mund të shkaktohet qark elektrik ose shkëndija të
cilat mund të dëmtojnë furrën.
Mos e përdorni furrën me mikrovalë për të tharë letra ose
rroba.
Përdorni kohë më të shkurtër për sasi më të vogla ushqimi,
për të shmangur mbinxehjen dhe djegien e ushqimit.
Mos e zhytni kabllon e energjisë ose spinën elektrike në
ujë dhe mbajeni kabllon e energjisë larg nga nxehtësia.
Vezët e paqëruara dhe vezët e ziera shumë nuk duhet të
nxehen në furrë me mikrovalë pasi mund të shpërthejnë,
edhe pasi të ketë ndaluar nxehja e mikrovalës; gjithashtu,
mos i nxehni shishet hermetike ose shishet e vulosura,
vazot, enët, arrat e paqëruara, domatet, etj.
Mos i mbuloni vrimat e ajrimit me cohë ose me letër. Ato
mund të marrin flakë pasi nga furra del ajër i nxehtë. Furra
gjithashtu mund të nxehet dhe mund të fiket automatikisht
dhe do të mbetet e tillë derisa të ftohet mjaftueshëm.
Përdorni gjithmonë doreza kuzhine kur të nxirrni një pjatë
nga furra, për të shmangur djegiet padashur.
Trazojini lëngjet në mes të nxehjes ose pasi të ketë
mbaruar nxehja dhe lëreni lëngun të qëndrojë për 20
sekonda pas nxehjes, për të shmangur vlimin shpërthyes.
MS23H3125AK_OL_DE68-04241E-00_SQ.indd 10
Qëndroni larg nga furra sa gjatësia e krahut kur të hapni
derën, për të shmangur djegien nga ajri ose avulli i nxehtë
që del jashtë.
Mos e vini në punë furrën me mikrovalë kur është bosh.
Furra me mikrovalë do të fiket automatikisht për 30 minuta
për qëllime sigurie. Rekomandojmë që të vendosni
një gotë me ujë brenda në furë gjatë gjithë kohës, për
të thithur energjinë e mikrovalëve në rast se furra me
mikrovalë ndizet aksidentalisht.
Instalojeni furrën në përputhje me hapësirat që
përshkruhen në këtë manual. (Shihni "Instalimi i furrës me
mikrovalë".)
Kujdes kur të lidhni pajisjet e tjera elektrike te prizat që
ndodhen pranë furrës.
MASA PARAPRAKE PËR TË SHMANGUR EKSPOZIMIN E
MUNDSHËM NDAJ ENERGJISË SË TEPËRT TË MIKROVALËVE
(VETËM PËR FUNKSIONIN E MIKROVALËVE).
Moszbatimi i masave paraprake mbi sigurinë mund të rezultojë në ekspozim të
dëmshëm ndaj energjisë së mikrovalëve.
(a) Në asnjë rrethanë nuk duhet të provoni të vini furrën në punë me derën hapur
ose të ngacmoni çelësat e bllokimit të sigurisë (shulet e derës) ose të futni
objekte në vrimat e bllokimit të sigurisë.
(b) MOS vendosni objekte ndërmjet derës së furrës dhe pjesës ballore dhe
mos lejoni akumulimin e mbetjeve nga pastrimi në sipërfaqet bllokuese.
Sigurohuni që dera dhe sipërfaqet bllokuese të derës të jenë të pastra duke
i pastruar ato pas përdorimit, fillimisht me një cohë të njomë dhe më pas me
një cohë të butë e të thatë.
(c) MOS e vini furrën në punë nëse është e dëmtuar, derisa të riparohet nga një
teknik shërbimi i kualifikuar për mikrovalë, i cili është trajnuar nga prodhuesi.
Është e rëndësishme sidomos që dera e furrës të mbyllet siç duhet dhe që të
mos dëmtohen:
(1) dera (të deformohet)
(2) menteshat e derës (të thyhen ose të lirohen)
(3) Gominat e derës dhe sipërfaqet bllokuese
(d) Furra nuk duhet të rregullohet ose të riparohet nga një person që nuk është
teknik shërbimi i kualifikuar për mikrovalë dhe i trajnuar nga prodhuesi.
Shqip - 10
2014-01-15
11:25:55

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents