Samsung MS23H3125 Series Owner's Instructions & Cooking Manual page 123

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 211
UDHËZIME TË RËNDËSISHME MBI
SIGURINË
LEXOJINI ME KUJDES DHE RUAJINI
PËR T'IU REFERUAR NË TË ARDHMEN.
Sigurohuni që këto udhëzime mbi sigurinë të
zbatohen gjatë gjithë kohës.
Përpara se të përdorni furrën, verifikoni
që të jenë zbatuar udhëzimet e
mëposhtme.
PARALAJMËRIM
(Vetëm për funksionin e mikrovalëve)
PARALAJMËRIM: Nëse dera apo gominat
e derës janë të dëmtuara, furra nuk duhet
të vihet në punë derisa të riparohet nga një
person kompetent.
PARALAJMËRIM: Është e rrezikshme që një
person, i cili nuk është kompetent, të kryejë
riparime ose shërbime që kanë të bëjnë me
heqjen e kapakut i cili mbron nga ekspozimi
ndaj energjisë së mikrovalëve.
Kjo pajisje është parashikuar vetëm për
përdorim në shtëpi.
MS23H3125AK_OL_DE68-04241E-00_SQ.indd 3
PARALAJMËRIM: Lërini fëmijët të përdorin
furrën të pambikëqyrur vetëm kur janë
dhënë udhëzimet e duhura, në mënyrë që
fëmija të jetë në gjendje ta përdorë furrën në
mënyrë të sigurt dhe të kuptojë rreziqet nga
mospërdorimi në mënyrën e duhur.
PARALAJMËRIM: Kjo pajisje mund të
përdoret nga fëmijët mbi 8 vjeç dhe nga
personat me aftësi të kufizuara fizike,
ndjesore ose mendore ose me mangësi në
përvojë dhe njohuri nëse janë të mbikëqyrur
ose nëse u jepen udhëzime lidhur me
përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt
dhe nëse i kuptojnë rreziqet që u kanosen.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk
duhet të bëhen nga fëmijët me përjashtim
të rasteve kur ata janë 8 vjeç e sipër dhe të
mbikëqyrur.
Përdorni vetëm enët që janë të përshtatshme
për përdorim në furrën me mikrovalë.
Kur nxehni ushqim në enë prej plastike ose
letre, hidhini një sy furrës, pasi ekziston
mundësia e marrjes flakë.
Shqip - 3
2014-01-15
11:25:50

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents